Results 1 to 6 of 6

Thread: Lajm i hidhur

  1. #1
    Senior Member
    Join Date
    03-09-2007
    Posts
    112
    Uploads
    0

    Lajm i hidhur

    vdes aksidentalisht presidenti i top medias TAR dhe DGA z.DRITAN HOXHA.ngushellime per familjen dhe te gjithe rrethin e tij.

  2. #2

    Re: Lajm i hidhur

    Vertet lajm shume i hidhur ,ngushellime per familjen e tij dhe gjithe kombin shqiptar.

    Pavarsisht edhe pse digitalbi per xhepin e shqiptareve i shtrenjet.MEGJITHATE ka shume merita qe ka bere revulucion ne hapsirat shqiptare.FUNDJA eshte digjitalbi qe shume shqiptare te diaspores i ka bere te mos harrojne qe jane shqiptare,qe edhe ne dime te transmetojme programe me te mira dhe cilsore, sesa mediat e huaja ,qe jane njeri nder mjetet moderne te asimilimit te nje kombi.

    JA DISA LAJME PER TE NDJERIN DRITAN HOXHA:

    1. http://youtube.com/watch?v=PFjvW9h0N4Q&feature=related

    2. http://youtube.com/watch?v=b-08tAsI-c4&feature=related

    3. http://www.top-channel.tv/

    4. http://www.digitalb.al
    -------------------------------------------------------------------------
    Ndahet nga jeta Dritan Hoxha, President i Top MediasArmand Mero
    23-05-2008


    Presidenti i grupit mediatik Top Media, Dritan Hoxhau nda nga jeta pas njė aksidenti tragjik nė njė nga akset kryesore tė Tiranės dhe si pėr ironi tė fatit, pak metra studiove tė televizionit ‘Top Chanel’ qė ai themeloi nė vitin 2001. Makina e drejtuar prej tij, Ferrari, ka dalė nga rruga. Pėrplasja e fortė me njė nga pemėt buzė Lanės, ka ndarė nė dysh makinėn duke provokuar mė pas edhe vdekjen e 40 vjecarit Hoxha.
    E gjitha bota e medias u pėrfshi sot nga zija. Dritan Hoxha ishte njė ndėr pėrfaqėsuesit mė tė spikatur, ideator dhe themelues i njė grupi tė fuqishėm mediatik, i cili u imponua me shpejtėsi nė tregun shqiptar, duke u bėrė ndėr zėrat mė tė rėndėsishėm. Fillimisht ai ngriti radio Top Albania e cila nė njė hark tė shkurtėr kohor u zgjerua duke u ngjitur nė krye tė listės pėr dėgjueshmėrinė e saj. Mė pas i njejti sukses do tė pasonte dhe ngritjen e televizionit Top Chanel, i cili po ashtu, me shpejtėsi u pėrhap nė tė gjithė vendin duke u bėrė ndėr televizionet mė tė fuqishme. Njė televizion i cili falė investimeve tė mėdha u vu nė pararojė tė teknologjisė audiovizive. Hoxha u bė promotor edhe i projektit tė guximshėm tė futjes nė Shqipėri tė platformės dixhitale tokėsore dhe mė asaj dixhitale satelitore, platformė e rrallė edhe nė Europė, ndėrsa vitet e fundit ai u realizoi edhe shpėrndarjen nė tregun shqiptar tė sistemit modern tė programeve televizive nė celularė.
    Autoritetet mė tė larta tė vendit, shtetėrore dhe politike, bėn sot homazhe nė mjediset e Top Chanel ku ishte vendosur edhe trupi i pajetė i Hoxhės. Presidenti Bamir Topi, nė njė mesazh ngushėllimi shprehej se me punėn e tij ambicioze Hoxha i dha njė dimension tė ri bashkėkohor teknologjisė sė medias vizive nė Shqipėri. Mesazhe ngushėllimi dėrgoi edhe kryeministri Sali Berisha. Mediat e drejtuara nga Hoxha ndėrprenė sot transmetimet normale pas lajmit tė pabesueshėm, sic shprehen ata, se babai i kompanisė nuk jeton mė. //ii


    marre nga:

    http://www.voanews.com/albanian/2008-05-23-voa08.cfm

  3. #3
    5000k SkinArt's Avatar
    Join Date
    20-11-2005
    Location
    Tirana, AL
    Posts
    1,246
    Uploads
    2

    Re: Lajm i hidhur

    Pershendetje lexuesve,
    Ngushellime fam, te afermve dhe te dashurve te tije, i qofte dheu lehte, dhe u prehte ne paqe.

    Keto fjale duhet ti thuhen cdo personi qe largohet nga kjo toke, qofte i mire apo i keq.

    Une per vete kam disa kritika per kete situate pak absurde qe po ndodh me disa media ketu qe ne momentin e pare qe u mor vesh se Drejtori i Top Media Dritan Hoxha ka pesuar nje aksident.

    Momentin e pare qe kam vene re ne Media, Top Channel krijoji ne kohe rekord nje mini dok per jeten dhe aktivitetin e Dritan Hoxhes dhe ne kohe rekord e shperndahu ne te gjitha tv lokale ne TIRANE, dhe pas ketij momenti deri diten kur shkruaj Mediat te ashtuquajtura te lira ketu jepnin te njejtin version qe ju kishte ofruar Top Channel, Perse ndodh kjo? a thua valle te gjithe mediat shqiptare jane te varuara nga TOP MEDIA? Nuk kane mediat shqiptare nje material qe e prodhojne vete? apo nuk guxohet te flitet per nje punonjes ose ish drejtor te top channel pervec kesaj medie te tyre? Ne aksident eshte perfshire dhe nje vajze 26/27 vjece qe asnje nga tv ketu nuk guxon ketu ti permendi emrin? por sikur ky personi tjeter te jete nje i afermi jone nga do ta marrim vesh ne c'ka pesuar. Kush fshihet pas kesaj fshehtesie dhe mos informimi te qytetareve, Apo mos prishet reputacioni i Dritan Hoxhes, po te gjithe shqiptaret e tiranes e dine qe TANI shetiste me ferrari dhe aty brenda kishte dhe ca nuk kishte, ketu nuk ka ndonje te fshehte e fundja po bente jeten e tije dhe askush nuk e pengonte. Por mua me ngel fiksim qe eshte bere nje terr informativ gjate ketyre dy diteve dhe askush nga tv nuk guxon te thote me shume se materiali qe ju ka dhene ne kohe rekord top media kanaleve te tjera.

    Dhe nje gje tjeter eshte per tu habit, shumica e tv prezantuesve gati sa nuk qajne dhe jane veshur me te zeza sikur eshte i tere kombi kombetare ne zi nga ndonje katastrofe e pa pare qe mund ti kete ndodhur Tiranes ose Shqiperise. Ku shkoi Personaliteti i medias shqiptare? nqs top channel ose top media i ka ne kontroll tv e tjera lokale ose eshte aksionist tek to, atehere me falni mua.

    Sot Tanit ju dha nje lamtumire madheshtore, une konkretisht nuk e di e ka apo nuk e ka merite, dikush mund te thote se ka sjell revolucion e mediave ne shqiperi, por mos harroni se dhe e ka monopolizuar se bashku me ortaket e tije te klanit vizion+ e me shoke dhe nuk lejne askend te dali siper tyre, mos kujtoni se vetem top media di te sjelli paisje ose gjera te tjera, por mos harroni se sa i bien kokes shqiptareve me ato qe ofrojne.
    Me vjen keq dhe per politikanet qe po qanin ne varrim dhe qe ngelen pa nje perkrahje nga nje njeri i madh si TANI TOPIT.

    Me falni qe jam paksa vulgar, Dritan HOXHA ka merita per gjera te ndryshme ashtu sic ka dhe pika te errta qe kerkush nuk i prek me dore... por lamtumira dhe ngushellimet i percillen dhe hasmit dhe jo nje qytetari shqiptare.

    Uroj qe kjo media jone ne tirane qe eshte nje katastrofe dhe ka nje servilizem prej budallai dhe injoranti te marri fund nje here e pergjithmone.
    Por kam frike se perderisa jane lodra e politikaneve injorant sa ke njeri e ke tjetri veshtire te kemi nje media te paster.

    Gjithsesi dhe nje here Ngushellime FAM, dhe te afermve te Dritan Hoxhes
    RIP.

  4. #4
    Contributing Member pleshina's Avatar
    Join Date
    08-11-2006
    Posts
    985
    Uploads
    13

    Re: Lajm i hidhur

    Ngushellime per familjen dhe te gjithe te afermit e tij.

  5. #5
    Senior Member
    Join Date
    03-09-2007
    Posts
    112
    Uploads
    0

    Re: Lajm i hidhur

    nuk duhet te habitesh fare per monopolizimin e medias apo per babain e mediave sic e quan tch sepse njerezit e tjere qe vdesin nuk kane vlere dhe ne rastin konkret vajza qe ka qene me te por rendesi kane bizneset e tyre,me sa kuptoj une e kane fryre aq shume sa na ben te mendojme se jeta jone varet nga top media.edhe nje here i uroj ngushellimet e mia tanit dhe familjes se tij dhe gjithashtu edhe vajzes dhe familjes se saj.

  6. #6

    Re: Lajm i hidhur

    nuk ka vdek vetem zotnija ka pas dashnoren shum njeri i moralshem i martum me 4 fmij e dashnore.ngushllime gjith atyne qe i ka fut duret ne xhep se i keni pas leket teper.urime ter aty qe si shofin hajnat me sy

Similar Threads

  1. Digitalb lajm fantastik
    By klklkl in forum Albanian / Shqip
    Replies: 43
    Last Post: 08-05-2009, 18:14:06

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •