Page 1 of 232 1236112651101 ... LastLast
Results 1 to 10 of 2316

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0

    Arrow Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Derbi i “Madonnines” ka nisur para kohe me deklaratat nė kampet kundėrshtare. Milani do jetė pa Kaką, por mund tė rikthehet Nesta. Inter do tė ketė Adriano.

    Sigurisht pa brazilianin Kaką, por ndoshta Milani mund tė ketė Nesta, mes lojtarėve tė disponueshėm pėr ndeshjen nė “San Siro” ndaj Interit. Milani po pėrballet kėtė javė me pėrpjekjet e stafit mjekėsor pėr tė rikuperuar mbrojtėsin qė ėshtė ndalur qė nga fillimi i sezonit.
    Ancelotti do tė duhet tė zgjedhė modulin nė sulm dhe braziliani Pato si dhe Clarence Seedorf duket se janė tė sigurt nė formacion. Dyshimi ėshtė mes Ronaldinho dhe Inzaghi (4-3-2-1 ose moduli 4-3-1-2).
    Nė kampin tjetėr, Interi duket se po shijon mė sė miri distancėn me ndjekėsit Juventus dhe Milan. Armata e Mourinho mund t’i lejojė vetes edhe njė humbje, por kjo do tė ishte poshtėruese duke parė edhe disfatėn nė fazėn e parė ndaj kushėrinjve. Ndėrkohė Adriano ka pėrfunduar pezullimin dhe pritet tė jetė nė formacion me Ibrahimovic.
    Tekniku nga Setubal vazhdon tė besojė tek 4-3-3 por Cruz dhe Crespo do tė jenė nė pankinė. Ndoshta mund tė ketė pak minuta edhe pėr Mancini.

  2. #2
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0

    Re: Lajme nga Sporti!Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Chelsea shkarkon trajnerin brazilian, Luis Felipe Scolari

    Dėshtimet e fundit nė Premier League i kanė “prerė kokėn” teknikut brazilian, qė ėshtė larguar nga presidenti rus, Abramovich .
    Trajneri brazilian Luis Felipe Scolari ka mbyllur para kohe aventurėn e tij tek skuadra londineze e Chelsea.
    Ekipi i Londrės veriore ka shkarkuar teknikun e njohur pas rezultateve zhgėnjyese nė javėt e fundit tė Premier League, tė kurorėzuara me barazimin nė “Stamford Bridge” ndaj Hull City.
    Pas njė mbledhjeje tė shpejtė tė bordit drejtues dhe presidentit rus, Roman Abramovich, ėshtė vendosur qė skuadra t’i besohet zėvendėstrajnerit Ray Wilkins, deri nė gjetjen e njė trajneri tė ri pėr skuadrėn.
    Zyrtarizimi i shkarkimit tė Luis Felipe Scolari ėshtė bėrė edhe nė sitin e Chelsea nė internet. Trajneri u fėrshėllye gjatė gjithė ndeshjes sė fundit tė Chelsea dhe disa tifozė mbajtėn parulla pėr largimin e tij, dhe emėrimin e italianit Zola nė stol.

  3. #3
    Senior Member
    Join Date
    20-06-2008
    Posts
    214
    Uploads
    1

    Re: Lajme nga Sporti!Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Forca Inter

  4. #4
    Senior Member
    Join Date
    29-12-2006
    Posts
    109
    Uploads
    2

    Re: Lajme nga Sporti!Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Forca i n t e r
    Attached Images Attached Images

  5. #5
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Triumfon Argjentina, Gjermania humb ndaj Norvegjisė!

    Miqėsoret e luajtura nė kontinentin e vjetėr kanė dhuruar spektakėl, ku janė shijuar fitoret e Argjentinės, dhe ajo befasuese e Norvegjisė.

    Argjentina nė udhėheqjen e Maradonės ka shijuar fitoren e radhės, kėtė herė ndaj finalistes sė botėrorit tė kaluar francės. Ndeshja nė stadiumin Velodrome tė Marsejės u mbyll 0-2 mė “Seleccion” qė nuk u rrezikua nga skuadra vendase.

    Nė minutėn e 40 ishte Gutierrez qė shėnoi golin e parė me njė tė djathtė tė saktė nė portėn e Mandanda duke merituar duartrokitjet e publikut.

    Pas disa tentativave tė vakėta tė Henry dhe Anelka, Franca nuk evitoi edhe golin e dytė, njė kryevepėr e Lionel Messi. Argjentinasi shėnoi me tė majtėn nė hyrje tė zonės pasi kishte rrotulluar disa herė kundėrshtarėt dhe ndeshja u mbyll 0-2.

    Ndėrkohė Gjermania humbi 0-1 pėrballė publikut tė saj me nordikėt e Norvegjisė. Christian Grindheim shėnoi pėr miqtė dhe pavarėsisht sulmeve tė gjermanėve, nuk u evitua humbja.

    Derbi ballkanik mes Rumanisė dhe Kroacisė u mbyll me fitoren e kėtyre tė fundit 1-2. Belgjika mundi 2-0 Slloveninė, Austria humbi 0-2 me Suedinė,Greqia barazoi 1-1 me Danimarkėn,Zvicra barazoi me Bullgarine 1-1,Hollanda barazoi me Tunizine 1-1 gjithashtu dhe Turqia barazoi me Bregun e Fildishte 1-1.

  6. #6
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Hiddink part-time te Chelsea, zyrtarisht nė Stamford Bridge.

    Pronari rus Abramovich do tė mbulojė me ar, teknikun holandez gjatė 4 muajve tė qėndrimit tek skuadra londineze Njė dashuri part-time si ajo mes Chelsea dhe trajnerit holandez Guus Hiddink ėshtė konkretizuar orėt e fundit.

    Kėtė gjė e kishte bėrė edhe nė kohėn kur ishte tek PSV ndėrsa drejtonte edhe kombėtaren ruse, dhe tani ka konfirmuar se do ta bėjė sėrish.

    Miqėsia e vyer e trajnerit me pronarin rus Abramovich ka qenė shkaku qė do tė sjellė javėn tjetėr nė Londėr holandezin Hiddink. Ai do tė pėrfitojė mė shumė se 2.8 milionė Euro gjatė qėndrimit tė tij dhe do tė ketė njė bonus shtesė prej 500 mijė Eurosh pėr fitin e kampionatit, Champions League apo kupės.

    “Abramovich ka bėrė shumė pėr futbollin rus, prandaj edhe unė dėshiroj tė bėj diēka pėr tė. Do tė shkoj nė Londėr dhe do tė pranoj detyrėn” tha Hiddink. Ai nuk e ka pėrjashtuar mundėsinė e qėndrimit tek Chelsea nėse gjėrat do tė shkojnė si duhet. Kalimi i tij ėshtė konfirmuar edhe nga skuadra nė sitin e saj nė internet.

  7. #7
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Milani e gjen nė shtėpi zėvendėsuesin e Ancelottit

    Leonardo ėshtė kandidatura e dalė nė orėt e fundit pėr zėvendėsimin e Ancelottit nėse ky i fundit do tė largohet pėr ndonjė ekip tjetėr.

    Milan nuk lodhet shumė pėr tė gjetur njė pauses tė denjė pėr pankinėn dhe kėtė e gjen po nė tė njėjtin vend ku ndodhet Ancelotti. Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, mund tė largohet nga San Siro nė fund tė sezonit, ndėrsa vendin e tij pritet ta zėrė, mesfushori i dikurshėm i kuqezinjve, braziliani Leonardo.

    Ancelotti mund tė marrė drejtimin e Chelsea pas aventurės part time tė Hiddink, ndėrsa drejtuesit e Milanit janė duke u pėrgatitur qė nė stolin e kuqezinjve tė angazhojnė ish- mesfushorin brazilian Leonardo.

    Leonardo ėshtė duke marrė leksione trajnimi dhe ai u ka rrėfyer miqve: “Jam duke u pėrgatitur pėr tė qenė trajner i Milanit”. Pronari i Chelsea, Roman Abramovich, ėshtė duke pėrgatitur njė mega-ofertė pėr ta joshur Ancelottin drejt Stamford Bridge nė fund tė sezonit. Takimi mes palėve ka ndodhur nė verė. Pritet intensifikim kontaktesh.

  8. #8
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Galliani ndez derbin: Interi nuk mund tė na bėjė ballė

    Drejtuesi i skuadrės kuqezi, ka provokuar zikaltėrit duke thėnė se nė ndeshjen e sė dielės do tė ketė vetėm njė fitues dhe ai do tė jetė Milan.

    Zėvendėspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka folur pėr derbin e fundjavės ndėrmjet Interit dhe Milanit, duke thėnė se skuadra e Mourinho nuk ka asnjė shans pėrballė kuqezinjve, nėse kėta tė fundit janė nė formė.

    “Aktualisht jemi shumė tė qetė, edhe pse nuk jemi tė kėnaqur me humbjen e pikėve kundėr skuadrave tė vogla, siē ėshtė Reggina. Duhet tė kuptojmė se titulli fitohet duke i mposhtur edhe skuadrat e vogla”.

    “Ne kemi arritur t’i marrim vetėm 12 pikė nga shtatė ndeshje pėrballė skuadrave tė fundit nė tabelė, ndėrsa Interi i ka fituar 19 pikė”.

    “Fatmirėsisht e kemi mundėsinė tė pėrballemi me Interin kėtė fundjavė, dhe jam sigurt se do tė luajmė mirė. Nė vitin 2008 i fituam tė dyja derbit, shpresoj qė ta pėrsėrisim kėtė edhe sivjet”. “Nėse luajmė ashtu si dimė mė mirė, ėshtė shumė vėshtirė qė tė na ndalė ndonjė skuadėr”, ka pėrfunduar Galliani.

  9. #9
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    FIFA revolucionarizon futbollin, rregulla tė reja!

    Blatter kėrkon zėvendėsime shtesė dhe pėrjashtime me minuta dhe jo tė gjithė lojėn. Mund tė vendosen edhe arbitra nė linjėn fundore.

    Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter ka surprizuar sėrish ambientet futbollistike anembanė globit me propozimet e tij tė reja. Po flitet kėto ditė pėr arbitra nė linjėn fatale tė portės, teknologjinė pėr tė bėrė ose jo gola tė pavlefshėm, dhe shtimin e zėvendėsimeve duke e bėrė ndeshjen me 4, njė pushim 20 minuta. Takimi qė do tė vendosė gjithēka do zhvillohet nė Irlandėn e Veriut nė 28 Shkurt.

    ZEVENDESIMET – Propozim shokues: Nėse ndeshja kalon nė kohėn shtesė, sidomos pėr ndonjė kualifikim apo finale, mund tė lejohet edhe zėvendėsimi i katėrt pėr secilin ekip. Propozim tjetėr ėshtė shtimi i pushimit tė ndeshjes nga 15 nė 20 minta. Ndoshta nga presioni i sponsorėve.

    POZICIONI JASHTE LOJE –Pėr shkak tė golit tė famshėm tė Van Nistelrooy kundėr Italisė, me Panucci jashtė fushės qė mbante nė lojė holandezin, vjen propozimi pėr sqarim: Nėse njė mrbojtės ėshtė jashtė fushės, atėherė ėshtė njėlloj sin ė vijėn fatale.

    ARBITRA SHTESE – Do tė flitet nė Irlandė, edhe pėr shtimin e dy arbitrave nė vijėn fundore pasi relacioni i UEFA-s ėshtė entuziast. Por Blattee ka nė mendje edhe vendosjen e teknologjisė pėr “gol ose jo“.

    PERJASHTIMET – Do tė flitet edhe pėr njė tjetėr porpozim revolucionar si pėrjashtimet me kohė, 5 ose 10 minuta pėr tė qetėsuar skuadrat qė ankohen pėr penalizime. Do tė kenė tė drejtė vote 4 nga FIFA dhe 4 nga federatat britanike, nė takimin e Irlandės.

  10. #10
    Senior Member
    Join Date
    20-06-2008
    Posts
    214
    Uploads
    1

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Me dogji vetem hollanda dje me nje skedin se doli barazim me tunizin.Ka kap njeri noj skedine dje?I kapa te gjitha skuadrat e medhaja

Page 1 of 232 1236112651101 ... LastLast

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 120
    Last Post: 26-01-2015, 16:16:34
  2. Old Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Old Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1000
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Old Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1065
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •