Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 2 of 4 FirstFirst 1234 LastLast
Results 11 to 20 of 39

Thread: Nostalgjia e fundviteve'80-fillim '90

  1. #11
    Contributing Member kapia's Avatar
    Join Date
    21-01-2009
    Posts
    515
    Uploads
    1
    Likes
    2

    Re: Aksesore dhe pajisje satelitore etj..

    Quote Originally Posted by aldo224 View Post
    Dhe une aty e kam pasur fillimin e punes time duke montuar pjata sa andej ketej aq shume sa me duhej te genjeja per cdo njerin qe takoja sepse nuk arija dot ti beja te gjitha dhe nese dita e 1 prillit cilesohet si dita e genjeshtrave ku te gjithe mundoheshin te genjenin per mua ishte dite pushimi sepse genjeshtrat i kisha me shumice perdite duke i mbajtur varur njerezit per tu montuar sacet. Gjithsesi dhe une ne ate kohe i apasionuar pa mase mbas kesaj gjeje te re dhe deshira per te kapur sa me teper kanale dhe per te qene nje nga me te miret ne qytetin tim arrita deri aty sa pjaten time e kam kaluar ne vitin 1993-1994 me nje motor te krijuar vete me ane te nje motori qe perdoret ne fshireset e xhamit te makines dhe me pas i kam vene nje hark me dhembe qe perdorej tek mekanizmi i ngritjes manuale (me dore) te xhamit ne dyert e makinave. e kam akoma dhe eshte ne gjendje pune punon nga Hotbird deri te Turksat 42. Kam mall se e kam krijuar vete dhe e shof sa here se e kam lene ne fshat dhe levizjen e motorit e bejne manualisht. e kam bere me dy butona ku njeri con motorin ne nje krah dhe tjetri ndryshon xhirot e motorit dhe e kethen ne krahun tjeter ku dhe pa shkuar ne fund per te mos dale nga dhembet i kam vene ne te dy krahet nga nje buton qe ne momentin qe arin aty shtypet ai butoni dhe stakohet levizja e motorit ne ate krah. Kohe te vjetra por duke mare dhe pak vesh nga elektriciteti e kam pas bere shume te mire asaj kohe tani ky qe kam ketu eshte profesional dhe me pjate 190, por ai i fshatit me jep kenaqesi dhe ecen shume mire me pjate 100.
    interesante kjo metode!
    bravo!

  2. Advertise Here
  3. #12
    5000k SkinArt's Avatar
    Join Date
    20-11-2005
    Location
    Tirana, AL
    Posts
    1,245
    Uploads
    2
    Likes
    0

    Re: Aksesore dhe pajisje satelitore etj..

    Quote Originally Posted by fiku75 View Post
    ne 92 isha montues saçash dhe punoja si privat per nje dyqan tv dhe i kujtoj shume mire ato kohera ku dekoderi kishte vetem 55 kanale dhe montuesi me i mire ishte ai qe kapte me shume kanale duke kapur sa me shume kanale me te njejtat frekuenca. dhe vizatonim tubin duke i shpjegu shqiptareve ky pozicjon ke kto kanale ktu ke kto tjetet etj..

    un i preferoj 100her me shume ato mizat analogjike sesa kapjen e sinjalit sot me digital pa paisje.
    po te kerkoj ne kantine rrezik duhet te kem ndonje nga ato dekoderat e atehershem 55kanalsh qe e perdorja per istalime. kurse ate koken lnb e kam akoma nje te montuar ne tas. lol

    u bo puna me i bo ca foto per nostalgji.
    persh dhe flmn per experiencen tende qe e ndave me ne!

    Une isha montues amator, e beja per pasjon, do doja ta beja per leke por ne 92 nuk isha vecse 14 vjec dhe leket sishin primar, megjithate tasat e gjithe lagjes i kam rregulluar vete, Ate aparat qe permend me 55 stacion e mbaj mend edhe une kam akoma 2 lloje vektoresh me 55kanale, biles ndonje dite po pata kohe do i vej ne pune te shof cbehet a punojne apo i ka prish pluri bodrumeve.

    Edhe une e kam nje te montuar LNB aktualisht ne fakt eshte nga ato Universal LNB qe dolen ne fillim nga viti 95 a 96 dicka e tille ku kanali i pare ne HB13e me band siper 12085 a 12111 ishte ai kanali Hungarez M2 po emri sme kujtohet mbase gabohem ose DUNA, nqs ti e ke pikatur vetem nje kanal ka patur nga fillimet e Universal LNB pastaj u hapen frekuencat arabe me LBC mandej Fashion, dilnin shume ralle tv ne fillim frekuencat universale pasi ishin sic duket test, me radhe pastaj linden digitalet 97-98... (linden filluan te dalin ne drite e tu behej reklame) se mbase kane dale edhe me heret beta test.

    Une kanalet i gjeja me ane te teletekstit te Sat 1 ose nuk e mbaj mend kane qene ca kanale qe jepnin news feed per sacat frekuenca dhe grade Mbaja shenime ne fletore te dhenat qe ti kontrolloja gjate dites afer aparatit. Edhe mua me pelqen koha e analogve sepse ka qene kohe interesante por edhe me dhimbje per disa frekuenca ktej nga Astra19e ka qene nje frekuence aty qe me cante drrasat nqs e mban mend VIVA MUZIKES ose Bayern tv keto te dyja i mbaja mend edhe sot me lenin 2 ore ke tasi me i heq mizat ajo frekuence ishte shume e dobet per shqiperine, tiranen edhe pse tasin e kisha 1.20cm. Historia mizave ka te forta, kur rregullonim kanalet tull tu knoqte syni :)

    Mu me ka pas pelqy Mediaset andej nga 62east me kendin deri ne fund papa si kane pas dale grenx fare (ue keto shprehjet e vjetra, sa kohe kam pa i permend, tani jane xhom dhe spermendet me po fjala grenxe ishte e modhe ), Cinquestelle tek 62east e prisja gjithmone mos jepte ndonje gje interesante por me logo dhe nje prog ordiner fillonte ne ato kohe pasdite...

    Per mua sic e thash koha e analogeve ka qene kohe me e bukur, mbase e kam nostalgji dhe sot jam pak pertac dhe nuk e ndej sic duhet hapin e kohes se teknollogjise digitale, megjith ishin fillimet kanale skishim ne tir dhe cdo gje extra shtese qe nxirnim ishte kenaqesi, sot jam i bindur mund te nxjeresh me 100ndra tv prap besoj koha e 90;s kishte te vecanta dhe ka pas lezet tjeter. Mu te paktem keshtu me duket!

  4. #13
    5000k SkinArt's Avatar
    Join Date
    20-11-2005
    Location
    Tirana, AL
    Posts
    1,245
    Uploads
    2
    Likes
    0

    Re: Aksesore dhe pajisje satelitore etj..

    Quote Originally Posted by kapia View Post
    e di ku me ber pershtypje me shume?!ne tirane ,jam ne tirane keto dite dhe kam pare pa mase analoge dhe me vjen te qesh ah dje kam pare nje motorr te vjeter nuk e di si funksiononte ai motori po ishate pak qesharak ne krahesim me kete kohe ,se ne korce shume rralle eshte kjo e analogut ne fshatrat kryesisht ,si gjithmon qe era e re vjen me vonese ne fshat.eh cdo kohe ka lezetin e saj!
    ashtu eshte cdo person qe perjeton nje dekade dhe ja tregon po atyre njerzve qe e kane perjetuar pasi keshtu kujtohen hapat e pare te dickaje qe ke bere ne jete, cdo kush nga ne ka nostalgji per gjera te ndryshme, jeten shkollen shoqerine etj... natyrisht dhe tasat :)

    sa per tasat analog ne tirane ka shume pasi kur dolen tasat e pare me kujtohet por jo vetem ne tirane kane blere njerzit si te pa pare, se vertet ne ate kohe te pa pare ishim ose pak te pare gjate koheve te veres me privatet e italise ose leba brenen andej nga serbi :daja im e kishte idhull:, qe keshtu me daljen e tasave njerzit renden keq me ble, FIKU qe i paska montuar duhet ta dije mire sa pune ka patur :)

    une ne lagjen time kam montuar mbi 10/15 saca taracave, penxhereve edhe pemve sipas vendit brenda nje kohe te shkurter. Me kujtohet i kam vene nje here tasit tim 1.20cm motor nga ato prodhimet gjermane per antena lokale, une ja vura tasit i shkreti punoje ca kohe mire pastaj u bllokua fare nga pesha, e keqja tije ishte se levizte vetem majtas - djathtas pasi ishte per antene dhe bente nje zhurme ZZZZZZZZZZzzzZZZ aq sa me thonte xhaxhai na cmene me ate zhurmen e motorit gjith noten :) boo sa me shume ti futesh ketyre debateve smbarojne ndonje here historite!

    ne tirane ka shume tasa e lnb te tille sepse i kane lene pasdore njerzit nuk i kane cmontuar ose nderruar dhe pothuajse nje pjese nuk merren me to, thjeshte i kane lene pas dore.

  5. #14
    →→→Admin←←← Fiku75's Avatar
    Join Date
    12-02-2008
    Location
    The Land of Eagles
    Posts
    4,318
    Uploads
    40
    Likes
    17

    Re: Aksesore dhe pajisje satelitore etj..

    me kujtohet u mundoja ti bindja qe nuk duhet qesja se jane hermetike, por mazalla siu mushte menja njerzve, kishin frike se i hynte shiu lnb-ve dhe i meshtillnin me qese

  6. #15
    5000k SkinArt's Avatar
    Join Date
    20-11-2005
    Location
    Tirana, AL
    Posts
    1,245
    Uploads
    2
    Likes
    0

    Re: Aksesore dhe pajisje satelitore etj..

    haha cma kujtove historine e qeses, shume e benin per te evituar shiun harronin qe shiun e krijonin vete brenda qeses pasi ja mbyllnin mire gryken e smerrte ajer koka :)

  7. #16
    Senior Member
    Join Date
    24-03-2009
    Location
    Albania
    Posts
    113
    Uploads
    0
    Likes
    6

    Re: Aksesore dhe pajisje satelitore etj..

    Kush ka pas aparat protek??kryeveper 150 kanale ne `98.
    a ju kujtohet koha kur andej nga ora 7 a 8 tvsh dilte ne satelit.ka pas te njejten frekuenc me duna tv mos gaboj! Ca kohesh shnim tv te huaje vetem se kishin figura te bukura ahaha

  8. #17
    5000k SkinArt's Avatar
    Join Date
    20-11-2005
    Location
    Tirana, AL
    Posts
    1,245
    Uploads
    2
    Likes
    0

    Re: Aksesore dhe pajisje satelitore etj..

    shikoni kete lloj LNB

    dUKET qe mund te jete HB W2 ose e kunderta Astra W2 dhe THOR?

    ME PELQEN dhe me duket interesante per ato persona qe e duan edhe me praktike vendosjen dhe gjetjen e ketyre
    tre pozicioneve, ca nuk po nxjerin sot, megjithate ketu ne shqiperi akoma mungojne iniciativat per te sjelle disa aksesore te tille.
    Uroj ne te ardhmen te bejne me shume per publikun keto tregtare dhe teknike.

    ose eshte sistem amerikan, se se kuptoj eshte me kater fisha kur ka tre koka? ose nje dyshe mund te jete per dy aparate.

  9. #18
    5000k SkinArt's Avatar
    Join Date
    20-11-2005
    Location
    Tirana, AL
    Posts
    1,245
    Uploads
    2
    Likes
    0

    Re: Aksesore dhe pajisje satelitore etj..

    EDIT:
    Kush ka akses per editim le te heqi debatet jashte teme ne kete teme, per vete me erdhi mire qe bisedova dhe tregova e lexova per kohet e kaluara, mbase duhet te kemi dhe ndonje teme per keto lloj chit-chatesh ne te ardhmen.

  10. #19
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Aksesore dhe pajisje satelitore etj..

    Quote Originally Posted by SkinArt View Post
    EDIT:
    Kush ka akses per editim le te heqi debatet jashte teme ne kete teme, per vete me erdhi mire qe bisedova dhe tregova e lexova per kohet e kaluara, mbase duhet te kemi dhe ndonje teme per keto lloj chit-chatesh ne te ardhmen.
    jo nuk ka pse te fshihen postimet, vetem se nuk jane ne temen e duhur , gjithashtu edhe une keshtu mendoj duhet krijuar nje teme per chat te pergjithshem. nqs ke ndonje ide per titullin krijoe

  11. #20
    Senior Member aldo224's Avatar
    Join Date
    08-10-2008
    Posts
    301
    Uploads
    0
    Likes
    1

    Re: Aksesore dhe pajisje satelitore etj..

    Edhe une te njejten gje mendoj se nuk besoj se jemi jashte teme sepse dhe paisjet e vjetra prap aksesore satelitore quhen dhe nuk eshte keq te flasesh per to pasi qe aty ka nisur gjithshka dhe qe aty po ecet me tej se nuk hyn dot drejt e ne thela, dhe nese e vini re te gjithe ata qe e kane filluar kete pune qe heret japin dhe pergjigje me te sakta dhe me te kujdesshme sepse e dine qe ne thelb se si funksionon kjo gje pavarsisht se tani gjerat jane bere me te thjeshta dhe me zhvillime te tjera por ne parim eshte e njejta gje. Une po perdor nje shprehje te dikujt se nuk e mbaj mend ku e kam lexuar "E shkuara lidhet ngushte me te tashmen dhe te dyja bashke lidhen ngushte me krijimin e te ardhmes". Ndersa per ate temen e chatit une per vete nuk jam kunder edhe pse ketu shikohet si nje teme qe do i mbaje te gjithe te bllokuar vetem tek ajo teme. Une mendoj te kunderten te gjithe do te arinim te ndihmoheshim aty dhe ai qe kerkon zgjidhje mund ta gjeje tek tema perkatese.

Page 2 of 4 FirstFirst 1234 LastLast
Advertise Here

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •