Fatkeqesisht edhe pse ka hyre konkurrenca ne shqiperi si tringu psh. DGA vazhdon akoma te kete si monopol kete pune, per faktin e thjeshte se ka nr. me te madh te kanaleve shqiptare, dhe me besoni qe kam shume njerez qe blejne akoma abonimet, dhe dekoderat e tyre. Dhe kjo ndodh per 4 arsye per mendimin tim:
1-klientela qe paguan me teper dhe blen abonimet 1 vjecare jane emigrantet, pasi kane nevoje qe te shohin dhe te degjojne shqip.
2-mungesa e informacionit si si mund ti shohin ndryshe keto kanale shqip duke shpenzuar me pak, dhe duke mos qene te detyruar qe te blejne dekoderat e dga-it.
3-qarkullimi i kartave smart DGA behet vetem nese blen dekoderin e dga-it dhe kjo per me teper tek dekoderat HD i kane programuar qe te hapen vetem tek dekoderi perkates me te cilin ja kane bashkangjitur, dhe si pasoje se perdor dot ne asnje dekoder tjeter, as tek i njejti lloj.
4-tek-pull vetem karten smart nuk e shesin me, dhe kartat smart mund ti gjesh vetem ne treg te zi dhe me nje kosto pak te kripur per rendesine qe kane, dhe si pasoje e kesaj populli blen dekoderin e dga-it qe eshte i limituar, kur shume bukur mund te blinte vetem karten smart, dhe ta perdorte ne nje dekoder tjeter qe seshte i limituar dhe te abonohej kur te donte.
E kuptoj qe cdo gje eshte biznes, por do te ishte biznes i mire ne rast se do te veprohej ne raport me te ardhurat e popullates.
Uroj qe kjo pune te marri zgjidhje nga personat qe jane eksperte ne kete fushe, qe punojne, qofte per hobi, per para, apo etj. por qe gjithmone kane te njejat interesa me konsumatorin shqiptar , qe vetem per te pare tv, duhet te paguaje nje dore te mire lek.







Reply With Quote





