Derbi i Madonnines ka nisur para kohe me deklaratat nė kampet kundėrshtare. Milani do jetė pa Kaką, por mund tė rikthehet Nesta. Inter do tė ketė Adriano.
Sigurisht pa brazilianin Kaką, por ndoshta Milani mund tė ketė Nesta, mes lojtarėve tė disponueshėm pėr ndeshjen nė San Siro ndaj Interit. Milani po pėrballet kėtė javė me pėrpjekjet e stafit mjekėsor pėr tė rikuperuar mbrojtėsin qė ėshtė ndalur qė nga fillimi i sezonit.
Ancelotti do tė duhet tė zgjedhė modulin nė sulm dhe braziliani Pato si dhe Clarence Seedorf duket se janė tė sigurt nė formacion. Dyshimi ėshtė mes Ronaldinho dhe Inzaghi (4-3-2-1 ose moduli 4-3-1-2).
Nė kampin tjetėr, Interi duket se po shijon mė sė miri distancėn me ndjekėsit Juventus dhe Milan. Armata e Mourinho mund ti lejojė vetes edhe njė humbje, por kjo do tė ishte poshtėruese duke parė edhe disfatėn nė fazėn e parė ndaj kushėrinjve. Ndėrkohė Adriano ka pėrfunduar pezullimin dhe pritet tė jetė nė formacion me Ibrahimovic.
Tekniku nga Setubal vazhdon tė besojė tek 4-3-3 por Cruz dhe Crespo do tė jenė nė pankinė. Ndoshta mund tė ketė pak minuta edhe pėr Mancini.






