
Originally Posted by
gertl
Si te krijojme lidhjen e sakte Dreambox-PC-Router kur kemi internet
Ne fillim shkojme me pult te Menu/Setup/Expert Setup/Communication Setup. Shenojme IP e Dreamboxit. Te Netmask 255.255.255.0. Te Gateway IP e Routerit. Shkojme te DHCP dhe e klikojme dhe pastaj i bejme save.
Hapim DCC (Dreambox Control Center).
1. Kemi pamjen ballore dhe ne te majte. Ne pamjen ballore shofim PC dhe dreamboxin. Ne te majte jane te vendosura disa komanda Configuration, Tools, Telnet, FTP, Settings. Ne fillim pozicionohemi te Configuration.
2. Ne pamjen ballore klikojme aty ku shkruan Router dhe shfaqet ne te djathte te Dreamboxit edhe Routeri dhe lidhja paraqitet me nje shirit te kuq, c'ka do te thote qe lidhja nuk eshte ne rregull.
3. Poshte Dreamboxit fusim IP e tij dhe poshte Routerit IP e Routerit. IP e PC eshte aty.
4. Tek LOGIN shkruajme Name qe eshte ROOT dhe Password qe eshte DREAMBOX, por qe mund te varioje, ne baze te imazhit qe kemi instaluar ne Dreambox.
5. Poshte IP se PC klikojme te Reconnect. Nese cdo gje e kemi bere ne rregull deri tani, atehere do te shofim qe do dali kjo komande poshte: Telnet Connected; FTP Connected; Model Dm 500S detected; Bootmanager not found. Lidhja PC-Dreambox-Router do shfaqet me ngjyre jeshile. Ngjyra jeshile tregon qe hyme ne Europe tani.
Kaq per sa i perket lidhjes PC-Dreambox-Router. Pasi beme lidhjen PC-Dreabox-Router me pult i japim search sateliteve qe kemi deshire te shofim.
Por deri tani kemi siguruar vetem kanalet FTA, pra ato qe jane pa pagese. Per te pare kanalet me pagese na nevojitet nje Cline.
Si te fusim nje Cline me DCC
1. Hapim DCC dhe ne te majte klikojme te FTP. Na shpaloset nje pamje me dy dritare. Ne qender ndodhen folderat e Dreamboxit dhe ne te djathte ndodhen folderat e PC.
2. Klikojme ne qender te folderat e Dreamboxit dhe konkretisht, var/etc/CCcam.cfg.
3. Pozicionohemi mbi CCcam.cfg dhe me krahun e djathte te mausit shkojme te Edit.
5. Fshijme cdo gje qe ndodhet mbrenda ne CCcam.cfg.
6. Thame qe ne krahun e djathte te DCC ndodhen folderat e PC. Shkojme te ai folder ku kemi ruajtur Cline ne PC.
7. Bejme Copy Cline.
8. I bejme Paste ne CCcam.cfg.
9. Tek File klikojme Save and exit.
Kjo ishte futja e Cline ne Dreambox.
Mbetet vetem te marresh pultin e te thuash long live SatSupreme.