DIGITALB merr masa ndaj piraterisë.
Kompania DIGITALB njofton abonentët dhe të gjithë shqiptarët se Platforma të ndryshme IPTV transmetojnë në mënyrë të jashtëligjshme, të piratuara, disa nga kanalet e Platformës DIGITALB.
Këto Platforma piratuese janë:
- Shqip TV
- Diaspora TV
- TV Alb
- 21 World TV
Ndaj këtyre platformave që piratojnë kanalet dhe programet e DIGITALB, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europë, po ndërmerren të gjitha hapat ligjorë në bazë të lëgjislacionit shqiptar e ndërkombëtar, për ndëshkimin e tyre.
Ju ftojmë të gjithëve që të jeni të kujdesshëm në mënyrë që të mos dëmtoheni nga pirateria, e cila në çdo rast, ndëshkohet me ligj!










