Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 76 of 100 FirstFirst ... 2651667174757677788186 ... LastLast
Results 751 to 760 of 998

Thread: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

  1. #751
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Digitalb mbetet me gisht në gojë edhe në Kosovë!

    Pas dështimit të marrjes së liçencës së transmetimeve të ndeshjeve të Champions League për Shqiperinë, mesa duket Digitalb dhe IPKO kanë humbur përsëri të drejtën e transmetimit të ketij kampionati edhe për SuperSport në Kosovë.
    Këtë ekskluzivitet e ka marrë platforma “Kujtesa”. Përveç Champions League kjo platformë zotëron edhe të drejtat e transmetimit për UEFA Europa League për tre sezone (2015-2018).Ashtu si në Shqipëri edhe në Kosovë pakenaqesia ndaj kësaj platforme janë rritur ku nuk kanë munguar edhe komentet aspak të mira në rrjetet sociale. Mesa duket abonentet e këtyre platformave si në Shqiperi ashtu dhe në Kosovë këtë sezon sportiv do të mjaftohen me kampionatet të cilat nuk shfaqin interes për publikun duke arritur kështu, një shikueshmeri relativisht të ulët.

  2. Advertise Here
  3. #752
    Senior Member
    Join Date
    16-08-2009
    Location
    EU
    Posts
    137
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Ne satelitin Intelsat 905 @ 24.5° West kanale shqip free 11488 V 10675 5/6 DVB-S2/8PSK MPEG-2/MPEG-4 kanalet Arta,rtv 21,rtv21hd,rtv + me sinjla te mir.

  4. #753
    Contributing Member obenoo's Avatar
    Join Date
    21-11-2009
    Location
    Somewhere between the sacred silence and sleep
    Posts
    502
    Uploads
    9
    Likes
    18

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    24.5°W Intelsat 905 11488.00 V 11635 5/6
    RTK 1 Sat
    RTV 21 Plus
    RTV 21 HD

  5. #754
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Tre kanale tematikë shqiptare marrin pjesë në “The Eutelsat TV Awards 2015″

    Kanë kapur rekordin kanalet televizive të cilat do të marrin pjesë në kompeticionin e Eutelsat. Ato janë më shumë se 100 kanale nga 27 vende të botës, ku 50 % e tyre janë kanale të sapo lançuara.
    Kanalet i përkasin zhanreve të ndryshëme si: Muzikë, Sport, Për femijë, Programacion të përgjithshëm dhe Lifestyle (Stil jetese).
    Juria do të mblidhet në Paris, pjesë e të cilës janë emra të njohur të televizionit, ku do të diskutojnë për Cmimin e Publikut. Shikuesit mund të votojnë televizionin e tyre të preferuar online duke filluar nga 9 Shtatori.
    “Eutelsat Tv Awards” është një garë e organizuar në vite nga kompania “Eutelsat”, e cila menaxhon satelitët e transmetimeve televizive dixhitale në mbare botën, ku këtu bën pjesë edhe vendi ynë.
    Në këtë kompeticion nuk mungon as Shqipëria me disa nga kanalet e platformave dixhitale: Digitalb dhe Tring. Kanalet që do të konkurojnë në Eutelsat TV Awards 2015 janë:Çufo Tv, i cili garon në kategorinë e kanaleve për femijë. Digitalb i ka bërë një prezatim shumë të bukur këtij kanali
    Një tjetër kanal i Digitalb që do të jetë në këtë kompeticion është pikërisht T HD, kanali cili vetëm para pak muajsh kaloi në formatin më të mirë të figurës dhe zërit. T HD do konkurojë në kategorinë e programacioneve gjeneraliste. Stafi i Digitalb edhe për këtë kanal ka bërë një prezantim mjaft të veçante me pjesë të shkëputura nga emisionet e veta.
    “Im Alive” nga Elhaida Dani, e cila krenoi Shqipërinë në Eurovision 2015, mesa duket do të na nderoj përsëri. Tring ka përzgjdhur pikërish këtë këngë per të shoqëruar insertin prezantues të kanalit Living HD, i cili do të garojë me disa kanale të tjera nga shumë shtete në kategorinë Lifestyle.

    I urojmë shumë suksese që të gjithë kanaleve të cilat do të perfaqsojnë Shqipërinë. Ndërkohë të dashur miq ju ftojmë që të qendroni me Info Media Albania për një informim më të gjerë në ditët ne vijim pasi të hapet votimi për publikun.
    Në vazhdim lista e plote me kandidaturat dhe kategorite e çmimeve.
    CATEGORY CHANNEL COUNTRY
    Children’s Boing Italy
    Cufo TV Albania
    Duck TV Slovak Republic
    Fix&Foxi Channel Germany
    Nick Jr.
    Germany
    Nickelodeon Germany
    Rai Gulp Italy
    TVP ABC Poland


    Lifestyle Auto Plus Russian Federation
    iFILM English Iran
    Kitchen TV Russian Federation
    Living HD Albania
    MyZen TV France
    TRACE Sports Stars France
    TURKMAX GURME Turkey

    Music A-One Hip-Hop Music Channel Russian Federation
    C Music TV United Kingdom
    Classica Germany
    DJAZZ.tv France
    DM SAT TV Serbia
    Europa Plus TV Russian Federation
    Kerrang! United Kingdom
    Kino Polska Muzyka Poland
    Kiss United Kingdom
    Magic United Kingdom
    Planeta HD Bulgaria
    Smash Hits United Kingdom
    The Box Africa United Kingdom
    TRACE Africa France
    TRACE Toca France
    TRACE Tropical France
    TRACE Urban France
    News Al Jazeera Balkans Bosnia and Herzegovina
    CCTV NEWS China
    Euronews France
    France 24 France
    i24news Luxembourg
    M1 Hungary
    n-tv Nachrichtenfernsehen GmbH Germany
    RAI NEWS 24 Italy
    Sports beIN SPORTS Brunei Darussalam
    Eurosport France
    Fighter TV Russian Federation
    Fox Sports Italy
    FUEL TV Portugal
    KOMBAT SPORT Luxembourg
    My Sport Channel France
    PXTV Mexico
    SuperSport 2 South Africa
    SuperTennis Italy

  6. #755
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Sky Deutschland teston HD Ultra në High Dynamic Range

    Platforma dixhitale në Gjermani Sky Deutschland ka bërë eksperimentin e parë të transmetimit per gjeneratën e re të televizorëve Ultra Hd.
    Eksperimenti i parë është bërë më 1 Gusht në ndeshjen e ligave të Bundesligës, midis Bayern Mynih-ut dhe Wolfsburg-ut, e cila është transmetuar drejtpërdrejt në formatin Ultra HD. Eshtë hera e parë që një transmetim direkt bëhet HDR.
    Por ç’është formati HDR?
    HDR quhet ndyshe High Dynamic Range. Ky është një sistem ku i njëjti imazh i nënshtrohet ekspozimeve të ndryshme për një kontrast sa më të mirë të ngjyrave. Ky i fundit lejon një transmetim më të mirë të programeve të ndryshme si evente dhe ndeshje futbolli por edhe më gjerë, për arsye të kontrastit të ngjyrave me një cilësi shumë herë më të mirë se formati aktual, pra High Definition.
    Transmetimi i ndeshjes u mundësua nga gjigandi teknologjise “Sony”, i cili ofroi paisjet mjfat të sofistikuara të teknologjisë më të fundit. Ky event sportiv u filmua nëpërmjet kamerave HDR “Sony HDC-4300”, të cilat ishin lidhur me video monitoret “BVM-X300” nga u transmetuan në formate të ndryshme të HDR. Transmetimi i kësaj here ishte thjesht në një fazë eksperimentale, ku besohet se së shpejti do të vihet në jetë.

  7. #756
    Senior Member M-P's Avatar
    Join Date
    25-12-2010
    Location
    München
    Posts
    659
    Uploads
    5
    Likes
    3

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Nje kanal i ri sportiv i koduar me Biss ne formatin Hd. Eleven _Bel 1. Kanal belg. Shpresojme te mos jete feed i perkohshem. Biss key: 1112133611121336 Hotbird 11727 v 27500

  8. #757
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    ***useless quote***
    Sipas reklames qe jep eshte kanal qe jep ndeshjet nga Serie A TIM, Ligue 1, FA Emirates Cup,il belga Jupiler Pro League, scozzese PFL, ATP 250

  9. #758
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Mediaset Espana humbet të drejtat televizive të La Liga! “Sulm” kundër LFP dhe TVE!

    Vendimi për dhënien e të drejtave televizive Televizionit Publik spanjoll TVE të ndeshjeve kryesore të La Liga dhe Copa Del Rey ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Mediaset Espana. Sipas saj vendimi i LFP për dhënien ekskluzive TVE-se rezulton të jetë një shkelje e të drejtave të televizioneve private si edhe të të drejtave të spektatorëve.
    Mediaset Espana, sipas asaj që është shkruar në të përditëshmen sportive Marca, ka kritikuar fortë këtë skenar të ri. Historikisht ndeshjet kryesore të Ligës kanë qenë të disponueshme për të gjitha televizionet. Sipas Mediaset: “Marrja e të drejtës ekskluzive nga televizioni publik kufizon të drejtën e informimit të mediave të tjera dhe favorizon televizionin publik”, i cili përveçse ka marrë të drejtat televizive falë parave të tatimpagueseve spanjoll, ka shpallur edhe një humje në bilancin vjetor.
    TVE ka fituar të drejtën për të transmetuar ndeshjet kryesore të La Liga dhe Copa del Rey për rreth 12 milionë euro (në krahasim me 10 milionë të Mediaset), por ka njoftuar kohët e fundit se ka e mbyllur vitin e kaluar me një humbje prej rreth 100 milionë euros dhe një borxh të konsiderueshëm.

  10. #759
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Vizion Plus nga Tetori në formatin HD?

    Nryshimet në teknologji kanë përfshirë kohët e fundit Media Vizion. Pas Tring, është rradha e Vizion Plus për të bërë një hapë përpara në lidhje me cilësinë e transmetimit.
    Ndërkohë që dy televizionet e tjera kombëtare gjeneraliste kanë vite që trasmetojnë në formatin HD, Vizion Plus është i vetmi televizion kombëtar që ende vazhdon të transmetojë në analog dhe SD në platformën Tring.
    Sipas burimeve të IMA, Vizion Plus do të bëj proçesin e kalimit të transmetimeve në formatin HD duke filluar nga muaji tetor. Duket se sezoni i ri do të jetë edhe më i bukur për teleshikuesit e kanalit të tretë më të rëndësishm shqiptar.

  11. #760
    VIP Member *M@STER-S@T-TV*'s Avatar
    Join Date
    18-11-2010
    Location
    Vendi i Shqiponjave
    Posts
    1,299
    Uploads
    194
    Likes
    76

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Premier Liga: Shqipëria, si Koreja e Veriut

    Bosi i Premier Ligës, Richard Scudamore, njeriu që
    në një cerek shekulli e shndërroi atë në
    kampionatin më të bukur dhe me të shtrenjtë në
    botë (sot vjel 3,3 miliarad euro vetëm nga shitja e
    të drejtave televizive ) i ka dhënë një intervistë të
    gjatë revistët së parjavshme franceze “l’equipe” ku
    ai shpjegon disa nga kodet e fshehta të suksesit të
    tij.

    Shikimin e futbollit si një spektakël që kënaq më
    shumë njerëz dhe që shitet më shtrenjtë.

    Por ajo që bën përshtypje në këtë intervistë të
    gjatë është fakti se kur ai pyetet nga gazetari se si
    ja ka arritur të “vjelë” këtë shifër të
    paimagjinueshme ai përgjigjet duke përmendur
    edhe rastin shqiptar, shkruan lapsi.al.

    Sepse nëse Premier Liga mund të shihet në plot
    211 vetnde të botës, sportëdashësit shqiptarë nuk
    e kanë këtë fat.

    “Vetëm dy vende nuk kanë arritur të kenë
    marëveshje me ne, Shqipëria dhe Koreja e Veriut”
    ka thënë Scudamore gjatë intervistës.

    Po si njëra ashtu edhe tjetra u penalizuan sepse
    ato nuk respektonin një nga pikat më të
    rëndësishme të kontratës.
    Mosshitjen e kartave jashtë territorit të Shqipërisë.
    Duke bërë këtë, ato bënin që një londinezi p.sh. t’i
    binte më mirë të blente paketat sportive shqiptare
    sesa Skay-n britanik (diferenca në cmim ishte një
    e treta).
    Pikërisht për këtë shkak platformat shqiptare nuk
    kanëmë të drejtë ta blejnë Premier Ligën duke i
    privuar edhe shikuesit e tyre nga ky spektakël
    gjigand.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  2. Mbyllur-Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  3. Replies: 901
    Last Post: 27-09-2010, 16:04:16
  4. New nagra 3. te reja
    By studiounivers in forum Albanian / Shqip
    Replies: 132
    Last Post: 16-06-2009, 19:09:33
  5. si te shtoj Tp te reja ...
    By alenelb in forum Albanian / Shqip
    Replies: 16
    Last Post: 27-02-2007, 12:41:29

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •