Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 78 of 100 FirstFirst ... 2853687376777879808388 ... LastLast
Results 771 to 780 of 998

Thread: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

  1. #771
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Agon Channel mbyll transmetimet në analog?!

    Pas rrëzimit të kërkesës së pronarit të “Agon ChannelFrancesco Becchettit për lirimin e aseteve të tij, që u rrëzua para disa ditësh nga Gjykata e Apelit, Agon Channel ditën e sotme ka mbyllur transmetimet në valët analoge.
    Deri tani ky televizion po vazhdon të marri goditje të njëpasnjëshme ku kulmi arriti me sekuestrimin e tij. Por, Agon ndryshe nga televizionet e tjera nuk ka bërë asnjë njoftim për programet me fillimin e sezonit të ri televiziv.
    Ky televizion ka disa muaj që po ritransmeton herë pas here programet e veta. Madje, ndryshe nga viti I kaluar, edhe verën që lamë, Agon Channel nuk transmetoi asnjë program të ri por vetëm ritransmetime.
    Agon Channel mund të ndiqet ende në Tring dhe ALBtv. Në këto platforma apo edhe transmetuesit e tjerë kabllorë si Abcom, që kanë marrëveshje me këto platformat dixhitale, janë mënyra e vetme për të parë Agon pasi transmetimi online në LiveStream është mbyllur gjithashtu.

  2. Advertise Here
  3. #772
    Senior Member
    Join Date
    24-01-2014
    Posts
    252
    Uploads
    0
    Likes
    2

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Do jete RTSH kanali qe do transmetoj ndeshjen free te Europa League. Shpresoj qe ta fillojne me Skenderbeun, po nuk e gjeta programin e sotshem.

    Edit: e konfermojne ne fb https://www.facebook.com/Rubrika-Spo...6027/timeline/

  4. #773
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    RTSH siguron të drejtën e transmetimit për UEFA Europa League 2015-2018

    RTSH ka siguruar të drejtën e transmetimit të UEFA Europa League për sezonet 2015-2018.
    Eventi i rëndësishëm evropian tashmë do të vijë çdo të enjte në mbrëmje (kur ka aktivitet) në ekranin e RTSH me ndeshjet më interesante.

    RTSH ka bërë një tjetër sakrificë për të siguruar ekskluzivitetin e transmetimit pa pagesë të një prej veprimtarive më të rëndësishme të futbollit evropian.
    Padyshim që SKENDERBEU do pasqyrohet në çdo hap që do hedh në sfidat e grupit, por nuk do të mungojnë edhe ndeshjet e tjera
    Këtë të enjten në Elbasan Arena do të luhet sfida Skenderbeu – Besiktas, që do të transmetohet falas ne rrjetin e RTSH.

  5. #774
    Senior Member
    Join Date
    05-10-2010
    Posts
    265
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Te marten dhe te merkuren ne kete frekuence te digitalb 10886 - 30000 H ka qene ne trasmetim Italia 1 per te trasmetuar ndeshjet e Uefa Champions Ligue.

  6. #775
    Senior Member
    Join Date
    28-12-2006
    Posts
    104
    Uploads
    4
    Likes
    3

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Fillojne dy kanale shqiptare ne Eutelsat 16 ,,,frekuencat ne atachment ,tek une shume sinjali i dobet


    A1 Shqiptare.jpg

    ne website:

    http://alpha-one.net/a1-shqiptare.php

    info:
    DEKLARATË PËR SHTYP
    Me rastin e ardhshëm Kurban Bajramit, festës së jep dhuratë, solidaritetit dhe shqetësim për të tjerët, ditët e vitit që dërgojnë mesazhin e vlerave të vërteta dhe virtytet e besimit besnik përtërirë dhe konfirmon besimin në fqinjët dhe lidhur me ta. Në këtë drejtim, kompania A1 Broadcasting Network International, është i kënaqur për të njoftuar se ka filluar transmetimin e dy kanaleve të reja nga rrjetit tonë në EUTELSAT W3C, kështu që tani me A1 Ballkanin, shikuesit e këtij sateliti mund të shikojnë dhe A1 Shqiptare (shqiptare) dhe A1 España (spanjisht).
    Ne jemi veçanërisht të kënaqur për të ju informuar se që nga sot ne jemi të pranishëm me të gjitha gjashtë e programeve tona në satelit YAHLIVE 52.5 lindje dhe shikuesve në mbarë botën mund të shikojnë kanale tona në fusha shumë më të gjera të botës. Ne jemi rrjet së Parë Ballkanike transmetimi që është futur nga tregu evropian në tregjet e Lindjes së Mesme, Azi dhe Afrikë, e cila hap mundësi të pafund për të gjitha kompanitë në rajonin tonë, që mund të promovojnë aktivitetet e tyre dhe produkte përmes një nga A1 tonë programe, por edhe për të tërhequr investitorë të huaj, dhe të ndjekë bashkëpunimin e biznesit me kompanitë nga Lindja e Mesme.
    Kompania jonë ka nënshkruar marrëveshjen për partneritet strategjik me një nga kompanitë më të mëdha botërore në botë - Al Maisan - Abu Dhabi, dhe ne u largua jashtë në të ardhmen, kështu që një urë A1 mes feve, kulturave dhe qytetërimeve që ne po e ndërtojmë ka marrë mbështetje të plotë.
    Eid al-Adha Mubarak - Bajram Serif Mubarek Olsun për të gjithë shikuesit tanë, partnerëve dhe miqtë dhe të gjithë ata që e festojnë këtë festë - si festën e viktimave. Mund festimi i Eid al-Adha, të sjellë shumë gëzim, prosperitetit dhe paqes në shtëpitë tuaja dhe në shtëpitë e të dashurit tuaj, dhe dashuri dhe kujdes për të gjithë të tjerët, për të sjellë një harmoni në marrëdhëniet njerëzore, dhe kujtoi rëndësinë e jashtëzakonshme e besimit të ndërsjellë, mirëkuptimit, dialogut dhe tolerancës si kushte të domosdoshme për bashkëjetesë në paqe, lumturi dhe të mirën e përbashkët të çdo personi dhe të shoqërisë në tërësi
    A1 Broadcasting Network
    https://youtu.be/5Ja31jdM8Ds

  7. #776
    Senior Member
    Join Date
    28-12-2006
    Posts
    104
    Uploads
    4
    Likes
    3

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Dixhitalizimi i mediave, ja kategoritë që do të përfitojnë dekoderat falas

    Shqiperi

    Shqiptarët për të parë mediat do të pajisen me dekoder MP4, pasi të përfundojë procesi i dixhitalizimit.
    Sipas planit, çdo familje shqiptare duhet të blejë një dekoder.
    Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përfitimin e dekoderave falas për familjet që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike.
    “Ngarkimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për kryerjen e procedurave të prokurimit për pajisjen me dekodera të familjeve në nevojë, përfituese nga skema e ndihmës ekonomike.
    Fondi prej 170 000 000 lekësh, që do të përdoret për kryerjen e procedurave të prokurimit për vitin 2015, të shtohet në buxhetin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, miratuar për vitin 2015.
    Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
    Pjesa tjetër e fondeve, prej 180 000 000 lekësh të përballohet nga buxheti i shtetit për vitin 2016.
    Ngarkohet Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për planifikimin e fondit të nevojshëm në buxhetin e saj për vitin 2016.
    Ngarkohet Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore, të realizojë shpërndarjen e dekoderave te familjet përfituese të skemës së ndihmës ekonomike, sipas udhëzimit të ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
    Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Shërbimi Social Shtetëror dhe njësitë e qeverisjes vendore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi”, – thuhet në vendimin e qeverisë.

  8. #777
    Senior Member
    Join Date
    10-05-2007
    Posts
    230
    Uploads
    0
    Likes
    3

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Eutelsat 16A (16E) - Digit Alb: A new channel has started in DVB-S2 Conax: Supersport 7 HD (Albania) on 10762.25MHz, pol.H SR:30000 FEC:3/5 SID:1420 PID:1421[MPEG-4] /1422 Albanian,1423 English.(10h01)

  9. #778
    Member
    Join Date
    04-01-2011
    Posts
    47
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Sot gjat tere dites IPTV e PTK-s ka qen down per shkak te disa punimeve dhe shtimi te kanaleve dhe cilsis se tyre

  10. #779
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Kanalet Mediaset falas në Live Streaming

    Lajme të mira për teleshikuesit e apasionuar shqiptar të televizionit italian, Mediaset nga data 5 tetor ka filluar transmetimin e kanaleve Free-to-Air në live streaming.
    Në faqen zyrtare www.mediaset.it dhe app-in Mediaset (i disponueshëm për iOS dhe Android) është bërë më në fund i mundur ndjekja online e këtyre kanaleve: Canale5, Italia1, Rete4, La5, Italia 2, Mediaset Extra, Top Crime, Iris dhe TgCom24, të cilat janë pjesë e dixhitalit tokesor në Itali.
    I vetmi kusht për të patur akses në kanalet streaming të rrjetit Mediaset është të regjistroheni (falas) në faqen e internetit, me të njëjtin emër përdoruesi dhe fjalëkalimi do të mund të aksesohen të njëjtat kanale si nga PC desktop apo nga çdo pajisje e lëvizshme.
    Ne kemi testuar transmetimin dhe ai është i arritshëm dhe funksional edhe nga Shqipëria. Prandaj ju urojmë shikim të këndshëm!

  11. #780
    VIP Member mile kristo's Avatar
    Join Date
    24-06-2007
    Location
    EU
    Posts
    1,729
    Uploads
    268
    Likes
    72

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Mediat audiovizive nuk po kalojnë një periudhë fort të mirë në Shqipëri.

    Pas problemeve financiare me shtetin që detyruan mbylljen e televizionit privat Agon Channel, edhe një tjetër media e rëndësishme duket se është në telashe me shtetin dhe rrezikon shpalljen e falimentit.

    Në fakt, në bazë të detajeve të çështjes civile Nr. 12690, lidhur me një padi të ngritur pranë Gjykatës së shkallës së parë -Tiranë, më 08.10.2015, Drejtoria Rajonale Tatimore e Tatimpaguesëve të Mëdhenj - Tiranë ka paditur Super Sport sh.a. dhe ka kerkuar nga gjykata çeljen e procedurës së falimentit për shoqërinë Super Sport sh.a. me Nipt K62031 00 1W.

    Kompania në fjalë ka disa aksionerë, ku ndër kryesorët është Vjollca Hoxha, bashkëshortja e të ndjerit Dritan Hoxha, themelues i Top Channel dhe i vetë Super Sport, raporton gazeta "Mapo.

    Në vitin 2009, janë bërë aksionerë edhe Samir Mane dhe Agim Zeqo, por më pas janë tërhequr dhe aksioneri i vetëm ka ngelur Digitalb.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  2. Mbyllur-Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  3. Replies: 901
    Last Post: 27-09-2010, 16:04:16
  4. New nagra 3. te reja
    By studiounivers in forum Albanian / Shqip
    Replies: 132
    Last Post: 16-06-2009, 19:09:33
  5. si te shtoj Tp te reja ...
    By alenelb in forum Albanian / Shqip
    Replies: 16
    Last Post: 27-02-2007, 12:41:29

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •