Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 58 of 100 FirstFirst ... 83348535657585960636883 ... LastLast
Results 571 to 580 of 998

Thread: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

  1. #571
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Kompania më re MCN, e cila operon në sherbimin IPTV (Internet Protocol Television) dhe VOD (video on demand), kërkon të hyjë edhe në tregun radio televiziv. Burime të brendshme të këtij grupi tregojnë detajet e para për portalin IMAlbania.com, sipas te cilave së shpejti kjo kompani do të hap nje radio televizion te ri, ku synon te pushtojë brezin rinor me programet e saj. Sipas burimit informativ të MCN, kanali televiziv rinor do të trasmetojë nëpërmjet dixhitalit tokësor dhe pritet të fillojë në tre mujorin e parë të 2014-ës, ku në plan është edhe marrja e disa emrave më të rëndësishëm radiofonik të momentit, duke kompletuar një staf profesionistësh.
    Sipas burimeve konfidenciale, MCN ka berë një studim te tregut mediatik dhe këto ditë pronarët kanë filluar të ofrojnë kontrata të majme tek disa personazhë të njohur në fushën e radios dhe televizionit, një nga emrat në listë është edhe Blendi Salaj dhe stafi i emisionit “Klubi i Mengjesit”, si projekt per ta transferuar këtë program në radio televizionin e ri.
    Nuk dimë ende asgjë nëse Blendi Salaj do të pranojë të bëhet pjesë këtij projekti mediatik, dhe largimit te tij te mundshem nga Club RTV.
    Kompania MCN, është grupi më i dëshiruar nga kompanitë celulare dhe është një nga grupet më të vlersuar për momentin. Përsa i përket emrit të radios dhe televizionit është ende herët për të folur, por duam të sqarojmë që pas Agon Channel, një tjetër “cunami mediatik”, pritet të shpërthejë me oferta të majme për të mbledhur radiofonistët dhe prezantuesit më në zë të momentit.

  2. Advertise Here
  3. #572
    VIP Member durresi's Avatar
    Join Date
    04-03-2009
    Location
    Istanbul
    Posts
    1,622
    Uploads
    329
    Likes
    106

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    TIRANE- Kompania Albtelecom dhe Eagle Mobile, me ndërrimin e viteve për abonentët e saj dhe qytetarët shqiptar sjell surpriza në tregun e komunikimit dhe të shërbimeve. Këto supriza përshijnë paketat e komunikimit mobile dhe telefonin fikse, si dhe nëpërmjet internetit, duke futur për herë të parë në Shqipëri risinë e teknologjisë IpTV

    Me poshte Video..

    http://www.youtube.com/watch?v=DzEph4BvglE

  4. #573
    Senior Member M-P's Avatar
    Join Date
    25-12-2010
    Location
    München
    Posts
    659
    Uploads
    5
    Likes
    3

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Me 1 Janar 2014 Aljazzera sport 1-4 ne Hotbird i jep fund transmetimit.

  5. #574
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Quote Originally Posted by M-P View Post
    Me 1 Janar 2014 Aljazzera sport 1-4 ne Hotbird i jep fund transmetimit.
    Keto kanale ne te gjithe satelitet qe transmetonin, transmetojne akoma me emrin Bein Sport

  6. #575
    Senior Member
    Join Date
    28-12-2006
    Posts
    104
    Uploads
    4
    Likes
    3

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Tring tv sot nga ora 7:00 te gjitha kanalet ne satelit eshte duke i dhene free (falas)....

    tregujuni miqeve tuaj qe posedojne resiver satelitor ,pa abonim te tringut qe mund ti shikojne falas.Se sa do zgjas nuk kam info...

    tring falas 01.01.2014.jpg

  7. #576
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Në Shqipëri mbërrin televizioni i parë dhe unik në llojin e tij “Wedding Channel”. Një media me transmetim 24 orë me radhë dedikuar ditës më të vecantë, kurorëzimit në martësë të dashurisë suaj të jetës.
    Po gjithkush që lexon këtë artikull mund të mendojë që po hapet një stacion televiziv për të transmetuar 24 ore në 24 dasma. Në fakt jo – nuk është aspak ashtu! “Wedding Channel” është një media e konceptuar totalisht në mënyrën më profesionale dhe avangardë që mund t’ju kenë parë sytë dëri tani. Supër-cilësi në figurë dhe në zë, i gjithi në formatin HD.
    Idea është inovatore në koncept dhe një risi për tregun mediatik të tejngopur në vendin tonë me formate të ndryshme televizive. Grupi mediatik po punon prej kohësh për t`u dhurar shqiptarëve anembanë botës në ndihmë me transmetim, livestream në internet dhe digital.
    Formati televiziv tëpër i rrallë në llojin e tij sigurisht që nuk është shpikur në shqipëri. Teleshikuesit do të kenë mundësi që të ndjekin inserte televizive shumë profesionale të sfilatave me fustane nuserie nga shtëpitë e modës më në zë, në të gjithë botën të cilat tashmë kanë kontrata të rregullta me televizionin tonë. Shqiptarët do të kenë mundësinë të ndjekin nëpërmjet, Wedding Channel dasmat më perfekte të artistëve të famshëm e deri tek njerëzit e thjeshtë. Gjithkush prej jush mund të gjejë veten, mund të huazojë apo mund të krijojë një ide për ditën që e keni ëndërruar kaq shumë. Informacione dhe detaje pafund të servirura me mjaft mjeshtëri dhe profesionalizëm vetëm në ekranin e televizionit “Wedding Channel”. Ende nuk është bërë e ditur se në cilën platformë do të fillojë transmetimet ky televizion, për këtë e më shumë ju ftojmë të na ndiqni në ditët në vazhdim.

  8. #577
    Senior Member vaka61's Avatar
    Join Date
    07-01-2006
    Posts
    341
    Uploads
    63
    Likes
    2

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Kanalet e digitalb,,,film nje hd, ss-4 hd, eurosport hd, nickelodeon Travel. per momentin jane fre si edhe nje kanal iri ..folklorit

  9. #578
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Te nderuar antare !!


    Sic e dini une kisha shume deshir te bleja nje Golden Interstar XPEED LX 3, por perseri termini u shty per ne shkurt ketu .

    Arsyet: Thashethem, mendohet se dote nxjerrin nje software per tu perdorur edhe me karten e celularit 4G LTE,ky eshte nje lajm shume i mire per shqiptaret qe nuk i mundesohet interneti.

  10. #579
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Platforma e vetme kosovare, Kujtesa sjell për të gjithë kosovarët edhe dy nga kanalet më të mira në Shqipëri. Vizion+ dhe Agon Channel tanimë janë në dispozicion për të gjithë abonentët e platformës Kujtesa pa kosto shtesë. Derisa Agon Channel është kanali më i ri dhe më premtues në tregun medial shqiptar, Vizion+ është emër i njohur për të gjithë teleshikuesit pasi ka më shumë se një dekadë transmetimi. Formate të njohura ndërkombëtare si ‘Dancing with the Stars’ e ‘Extreme Makeover’ me versionet në shqip, shout argëtues si ‘Apartamenti 2XL’ e ‘Al Pazar’ me Agron Llakaj, si dhe një mori emisionesh origjinale pa harruar disa nga serialet më të njohur ndërkombëtar që janë pjesë e ofertës së Vizion Plus. Ndërkohë, përkundër moshës relativisht të re krahas konkurrentëve tjerë në treg, Agon Channel ka bërë bujë qysh në fillim të transmetimit. Shoumeni i njohur shqiptar, Adi Krasta vjen me shoun e tij çdo të enjte, me mysafirë të spikatur. Vend në skemën e Agon Channel kanë edhe dy fytyra tjera të njohura për teleshikuesit, Saimir Kodra dhe Gentjan Zenelaj të cilët sjellin shoun satirik ‘Ça thu’ çdo mbrëmje. Ndër kryetitujt e këtij kanali është edhe emisioni i së dielës me një realizim perfekt, si dhe telenovela shumë e shikuar ‘Aurora’. Të gjitha këto programe cilësore vijnë për abonentët e platformës Kujtesa, falas që nga data 15 janar.

  11. #580
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Kanali muzikor Mad Albania, filial i grupit grek Mad, pas Qipros dhe Bullgarisë, tashmë do të nisë trasmetimet nga muaji mars edhe në Shqiperi. Një vit më parë ne ju sollëm ekskluziven për hyrjen në treg të këtij kanali të ri që do të fillonte së shpejti tranmsetimet, por ky projekt u shty për efektin e zgjedhjeve elektorale.
    Televizioni Mad do fillojë tramsetimet në frekuencën e Supersonic Tv në analog, ndërsa Mad Radio do të transmetojë në valët e Kiss Fm, pas blerjes se frekuencave respektive nga investitoret grek.
    Ja dhe një lajmerim i bërë në faqen e Facebook të MAD Albania:
    MAD Albania eshte ne fazen e fundit te pergatitjes per te filluar transmetimet ne te gjithe Shqiperine. Jo vetem MAD Radio dhe MAD Tv por edhe nje website i konceptuar per te qene i updatuar ne cdo moment me lajme te fundit rreth botes se muzikes, kinematografise, artit dhe lifestyle.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  2. Mbyllur-Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  3. Replies: 901
    Last Post: 27-09-2010, 16:04:16
  4. New nagra 3. te reja
    By studiounivers in forum Albanian / Shqip
    Replies: 132
    Last Post: 16-06-2009, 19:09:33
  5. si te shtoj Tp te reja ...
    By alenelb in forum Albanian / Shqip
    Replies: 16
    Last Post: 27-02-2007, 12:41:29

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •