Digitalb mbetet me gisht në gojë edhe në Kosovë!
Pas dështimit të marrjes së liçencës së transmetimeve të ndeshjeve të Champions League për Shqiperinë, mesa duket Digitalb dhe IPKO kanë humbur përsëri të drejtën e transmetimit të ketij kampionati edhe për SuperSport në Kosovë.
Këtë ekskluzivitet e ka marrë platforma “Kujtesa”. Përveç Champions League kjo platformë zotëron edhe të drejtat e transmetimit për UEFA Europa League për tre sezone (2015-2018).Ashtu si në Shqipëri edhe në Kosovë pakenaqesia ndaj kësaj platforme janë rritur ku nuk kanë munguar edhe komentet aspak të mira në rrjetet sociale. Mesa duket abonentet e këtyre platformave si në Shqiperi ashtu dhe në Kosovë këtë sezon sportiv do të mjaftohen me kampionatet të cilat nuk shfaqin interes për publikun duke arritur kështu, një shikueshmeri relativisht të ulët.








