Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 77 of 100 FirstFirst ... 2752677275767778798287 ... LastLast
Results 761 to 770 of 998

Thread: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

  1. #761
    New Member
    Join Date
    23-01-2010
    Posts
    6
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    nga burime brenda tring ka fjale se champions liga do te transmetohet edhe ne digitalb. menyra e abonimit apo kush do komentoje ndeshjet nuk dihet akoma por e sigurt qe kush ka digitalb do mund te shikoje edhe championsin.

  2. Advertise Here
  3. #762
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Rikthehet futbolli në Top Channel me Europa League

    Top Channel rikthen futbollin në programacionin e tij pas shumë vite mungesë.
    Këto janë informacionet e fundit që vijnë nga zëra të pakonfirmuar zyrtarisht. Por drejtuesit e kanalit duket se e kanë rishqyrtuar mundësinë për të risjellë në ekranin Top emocionet e sportit më të dashur në botë me ndeshjet kryesore të UEFA Europa League.
    Dihet tashme që të drejtat televizive me pagesë të këtij kampionati zotërohen për tre vitet e ardhshme nga Digitalb/SuperSport dhe premisat për të ndjekur çdo të enjte ndeshjen kryesore falas në Top Channel janë edhe më të sigurta.
    Gjithmonë sipas burimit tonë, i interesuar për transmetimin e ndeshjes së të enjtes ka qenë edhe TV Klan, i cili nuk ka arritur synimin e tij. Kujtojmë që Super Sport është një kompani aksionere, ku pjesë e saj janë Top Channel e TV Klan si dhe kompani të tjera. Natyrisht që mazhoranca ka favorizuar Top Channel në këtë aspekt.
    Top Channel në fillimet e tij ka pas transmetuar ndeshjet kryesore të La Liga dhe Premiere League por me daljen e Digitalb futbolli ka kohë që nuk ka qenë më pjesë e programeve të tij. Spoti promovues per Europa League pritet të fillojë së shpejti në Top Channel.

  4. #763
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Drejtoresha Ridvana Dulaku, “Champions-i vetëm fillimi, prisni surpriza në ‘Tring’”

    Platforma televizive “Tring” pritet të dhurojë të tjera surpriza në të ardhmen. Pasi kanë fituar të drejtën e transmetimit për ndeshjet e Ligës së Kampioneve për tre vitet e ardhshme, po projektohen të tjera investime të fuqishme për të kënaqur shikuesit shqiptarë. Këtë e konfirmon drejtoresha e përgjithshme e platformës “Tring”, Ridvana Dulaku, e cila, në një intervistë për “Panorama Sport”, rrëfen edhe planet e së ardhmes.
    Champions League në “Tring”, çfarë do të thotë për një platformë televizive transmetimi i këtij evenimenti sportiv?
    Për ne është një ekskluzivitet shumë i rëndësishëm, i cili rikthehet pas 6 vitesh në “Tring”. Duke qenë një nga eventet më elitare të futbollit në Europë, absolutisht ndikon në imazhin dhe ecurinë e aktivitetit tonë, duke na sjellë akoma më afër publikut, shikuesit tonë besnik dhe atyre që na bashkohen çdo ditë.
    Çfarë risish do të sjellë “Tring” në tre sezonet që ka fituar të drejtën e transmetimit të Champions-it?
    Sporti dhe, në veçanti, futbolli është prioritet absolut në “Tring”. Këtë sezon risia është në cilësinë e transmetimit ku janë shtuar 5 kanale sportive të cilat transmetojnë në HD. E gjithë Champions League do të shoqërohet me programe ku do të ketë analiza, diskutime dhe elementë “show” për të sjellë këtë event gjigant në të gjithë spektrin e vetë. Megjithatë, investimi në kanalet e sportit nuk ndalet vetëm me eventin më të rëndësishëm europian, por do të shoqërohet me formate të ndryshme sporti lehtësisht të krahasueshme me ato të realizuara në platformat më të fuqishme europiane. “Tring Sport News” është një tjetër investim serioz, pasi vjen si kanal 24-orësh që do të plotësojë kërkesat e publikut për informacion. Megjithatë më duhet të siguroj shikuesit e “Tring” që gjithë investimet e bëra nuk do të prekin atë që është edhe elementi më i rëndësishëm i filozofisë sonë në shitje: Gjithcka përfshirë Champions League dhe kampionatet e tjera në një paketë pa pasur kosto ekstra, duke e bërë TRING të përballueshëm ekonomikisht për të gjithë familjet shqiptare.

  5. #764
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Quote Originally Posted by tr1920a View Post
    nga burime brenda tring ka fjale se champions liga do te transmetohet edhe ne digitalb. menyra e abonimit apo kush do komentoje ndeshjet nuk dihet akoma por e sigurt qe kush ka digitalb do mund te shikoje edhe championsin.
    Tring Digital përgënjeshtron lajmin se Champions League do të transmetohej dhe në Digitalb

    Tring Digital nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj ne Facebook ka përgënjeshtruar lajmin se UEFA Champions League do të transmetohej edhe në Digitalb. “Tring Digital zyrtarisht njofton se lajmi që është publikuar në disa Portale se UEFA Champions League do të transmetohet edhe në Digitalb, nuk është i vërtetë. Nuk ka asnjë marrëveshje zyrtare midis dy kompanive për këtë event!
    UEFA Champions League do të transmetohet vetëm në Platformën Tring për të gjithë abonuesit e saj.
    Tring Digital kërkon vëmendjen tuaj për të mos u bërë pjesë e lajmeve të pavërteta që synojnë të dëmtojnë imazhin e TRING dhe të krijojë paqartësi në të drejtat e transmetimit.
    Dëshirojmë ta shijoni në Platformën Tring të gjitha ndeshjet dhe surprizat e UEFA Champions League ne Platformën Tring.”
    Ky status ka shuar gjithë aludimet e ketyre portaleve, por gjithashtu ka shuar edhe gëzimin e tifozëve të cilët kë sezon të ri te UEFA Champions League prisnin ta shihnin në Digitalb.

  6. #765
    Senior Member M-P's Avatar
    Join Date
    25-12-2010
    Location
    München
    Posts
    659
    Uploads
    5
    Likes
    3

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Një surprizë të pakëndshme vjen nga Mediaset itali për miqtë e kanaleve të saj satelitore. Nga 7 shtator 2015, Mediaset do të kodoje 24 ore ne dite transmetimin satelitor të tre kanaleve kryesore, Canale Cinque, Italia Uno dhe Rete Quattro. Shikimi do të jetë i mundur tani vetëm nëpërmjet Tivusat. Ky vendim eshte marre pas mosmarreveshjeve me Sky.

  7. #766
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    ***useless quote***
    duhet shtuar gjithashtu qe me Tivusat do shikohen dhe keto kanale (Iris, La5, Top Crime, Italia2, Extra) .Me abonim SKY kjo nuk eshte e mundur


  8. #767
    Senior Member M-P's Avatar
    Join Date
    25-12-2010
    Location
    München
    Posts
    659
    Uploads
    5
    Likes
    3

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Mbizoterimi i Idman dhe Aztv ne Azerbajxhan po i vjen fundi. Kanali me i ri sportiv CBC Sport per pak dite do jete on air. Frekuenca do jete 11041 H 10000 3/4 mpeg4. Ne Azespace 46 grade . shpresojme te transmetoje ndonje kampionat nga europa dhe pse vetem seria a mungon kete vit ne idman dhe aztv.

  9. #768
    Senior Member
    Join Date
    05-01-2009
    Posts
    414
    Uploads
    14
    Likes
    6

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    ***useless quote***
    Me sa lexova une ky kanal nuk do te transmetoj kampionatin anglez por Premier League of Azerbaijan
    Games of Premier League of Azerbaijan will be broadcasted on CBC in Azerbaijani language.

  10. #769
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Nje kanal i ri sporti eshte shtuar ne satelitin Turksat 42est Fr 12605/v/27500 me emrin 7/24TV qe sipas faqes se saj do te transmetoj keto ndeshje dt 3.9.2015-ora 18 Azerbajan-Kroaci
    ora 20.45 Belgjike -Bosnje
    Dt 4.9.2015
    ora 20.45 Danimark -Shqiperi
    Dt 5.9.2015
    Ora 18 Ukraine-Bjellorusi
    ora 20.45 Austri-Moldavi
    Dt 6.9.2015
    ora 18 Uells-Izrael
    Dt 7.9.2015
    ora 18 Armeni-Danimark
    ora 20.45 Shqipri-Portugali
    Dt 8.9.2015
    ora 20.45 Suedi-Austri

  11. #770
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Shkrihet A1Report, dy televizione të reja në median shqiptare

    Që nga dita sotme A1Report, nuk do të ekzistojë më. Ish televizioni aset i shoqerisë Ballkan TV është ndarë në dy emra Report Tv dhe A1 TV. Transmetimet e Albanian Screen janë ndërprerë përfundimisht ku frekuencat e këtij të fundit janë zënë nga Report TV, i cili do ti fokusohet tërëisht lajmeve.
    Ndërkohë që A1TV ka filluar të transmetojë në frekuencat e ish A1 Report.
    A1TV aktualisht është duke transmetuar materiale nga arkiva e tij. Ky televizion ndërpreu transmetimet nga fillimi i transmetimit të A1 Report. Por pritet që A1TV të jetë një konkurent i fortë i televizioneve prestigjoze kombëtare, një target media gjeneraliste.
    A1 TV ka qënë pjesë e shoqërisë BallkanTv ku kanë qënë aksionerë Carlo Bollino dhe Brixhida Kokëdhima, bashkëshortja e Koço Kokëdhima, i cili është gjithashtu pjesë edhe administrator i “Gazetës Shekulli”. Përçarja midis këtyre aksionerëve ka shënuar edhe fundin e bashkëpunimit dhe frytit të përbashkët A1Report.
    A1TV aktualisht është duke transmetuar materiale nga arkiva e tij. Ky televizion ndërpreu transmetimet nga fillimi i transmetimit të A1 Report. Por pritet që A1TV të jetë një konkurent i fortë i televizioneve prestigjoze kombëtare, një target media gjeneraliste.
    A1 TV ka qënë pjesë e shoqërisë BallkanTv ku kanë qënë aksionerë Carlo Bollino dhe Brixhida Kokëdhima, bashkëshortja e Koço Kokëdhima, i cili është gjithashtu pjesë edhe administrator i “Gazetës Shekulli”. Përçarja midis këtyre aksionerëve ka shënuar edhe fundin e bashkëpunimit dhe frytit të përbashkët A1Report.


Advertise Here

Similar Threads

  1. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  2. Mbyllur-Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  3. Replies: 901
    Last Post: 27-09-2010, 16:04:16
  4. New nagra 3. te reja
    By studiounivers in forum Albanian / Shqip
    Replies: 132
    Last Post: 16-06-2009, 19:09:33
  5. si te shtoj Tp te reja ...
    By alenelb in forum Albanian / Shqip
    Replies: 16
    Last Post: 27-02-2007, 12:41:29

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •