Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 82 of 100 FirstFirst ... 3257727780818283848792 ... LastLast
Results 811 to 820 of 998

Thread: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

  1. #811
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Të gjitha kanalet e Rai me transmetim HD brenda 2016

    Transmetuesi publik Italian RAI është duke planifikuar për të transmetuar të 14-të kanalet e tij televiziv në formatin HD deri në fund të vitit, raporton e përditëshmja lokale “Il Sole 24 Ore”.
    Aktualisht, pesë prej kanaleve televizive RAI transmetojnë në HD (Rai 1 HD, Rai 2 HD, Rai 3 HD, Rai 4 HD dhe Rai Sport HD) në platformën free-to-air Tivùsat. Duke filluar nga muaji maj edhe kanali Rai Movie dhe Rai Premium do të fillojnë transmetimin në versionin HD, ndërsa shtatë kanale e mbetura do të nisin versionet HD gjatë gjysmës së dytë të vitit 2016.

    Përveç kësaj, RAI ka në plan të nisë një kanal të veçantë gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, që zhvillohet në Francë nga 10 qershori deri më 10 korrik. Kanali do të transmetoj 7 ndeshje në Ultra HD, duke filluar nga faza çerek finale.
    Sipas disa raportimeve, RAI është duke planifikuar transmetimin e të gjithë kanaleve në formatin Ultra HD nga 2017.
    Attached Images Attached Images

  2. Advertise Here
  3. #812
    Member
    Join Date
    30-10-2013
    Posts
    51
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    IN tv ka filluar transmetimet ne dixhitalin tokesor ne Frekuencen 746 MHz, Kanali 55. Ne te njejten frekuence transmeton Oran News dhe Channel One.
    Ne zonen e Tiranes ose duke e kthyer Antenen nga dajti.

  4. #813
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    ABCom – Digitalb: Marrëveshja midis kompanive lidhet përsëri

    Disa muaj pas mbylljes së bashkëpunimit midis platformës, “Digitalb”, dhe transmetuesit kabllor dixhital “Abcom”, i cili i kushtoi këtij të fundit një dëm mjaft të madh financiar si pasojë e uljes drastike të numrit të klientëve, mesa duket gjakrat janë ftohur.
    Burime shumë të sigurta për InfoMedia Albania, bëjnë me dije së DGA dhe ABCom kanë nënshkruar përsëri kontratën e bashkëpunimit midis tyre, ku edhe pse në një datë ende jo të përcaktuar, në transmetuesin kabllor do të rikthehen kanalet e platformës më të madhe në vend.

    Menjëherë pas ndërprerjes së bashkëpunimit në muajin Dhjetor ABCom e gjendur në mes të një problemi mjaft të madh lidhi partneritet me platformën Tring, kanalet e së cilës është duke ofruar aktualisht. Ende nuk bëhet e ditur nëse Abcom do të mbyllë kontratën e saj aktuale me Tring apo do të vazhdojë akoma partneritetin duke ofruar kështu kanale nga të dyja platformat gjigande në Shqipëri.
    ABCom është një nga kompanitë më të suksësëshme në Shqipëri përsa i përket numrit të abonentëve. Ajo ofron 3 shërbime nëpërmjet një kabulli, dhe ka fituar një klientelë mjaft të gjerë në shume qytete të Shqipërisë.

  5. #814
    Contributing Member MATJANI's Avatar
    Join Date
    08-03-2010
    Location
    Europe
    Posts
    768
    Uploads
    84
    Likes
    29

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Shume shpejt ne Shqiperi implementohet standarti i fundit DVB-T2 per RTSH dhe pastaj per kanalet private (P.s mos blini dekoder dvb-t ose usb dvb-t sepse do dalin jashte perdorimit).Me shume info AMA

  6. #815
    Senior Member
    Join Date
    10-05-2007
    Posts
    230
    Uploads
    0
    Likes
    3

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Ne zonen e Tiranes duke e kthyer Antenen nga Mali i Dajti,
    RTSH ka filluar provat teknike per digitalizimin.
    Ne kanalin 34 me 578OOOKHZ 8MHz me keto kanale:
    HD TV 2
    HD TV 3
    HD TV 4
    RTSH DVB-T2 TEST
    SD TV 3
    TEST
    TVSH DVB-T2

  7. #816
    Member
    Join Date
    30-10-2013
    Posts
    51
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Duke filluar nga e hëna e 25 prillit, INTV do të vijë me një programacion të ri, që i hap rrugën televizionit gjeneralist. Filma, Seriale për fëmijë dhe të rritur, filma dhe dokumentarë do të pasurojnë ofertën televizive që ofron deri tani INTV.

  8. #817
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Finalja e Champions League në transmetim falas në Youtube

    Rrjeti anglez BT dhe YouTube kanë lidhur partneritet për të ofruar këtë vit falas online në livestream finalen e UEFA Champions League dhe UEFA Europa League.
    Gjigandi mediatik britanik do të transmetoj kanalin e tij sportiv BT Sport në YouTube për miliona shikues që nuk kanë një abonim në platformën e tij televizive dy takimet e shumëpritura.

    Ndeshja midis Real Madrid dhe Atletico Madrid për finalen e UEFA Champions League zhvillohet në 28 Maj, ndërsa Liverpool në ndeshjen me Sevilla për finalen e UEFA Europa League do të zhvillhet 10 ditë më vonë.
    Të dy ndeshjet finale do të transmetohen pa pagesë edhe në platformat BT TV, Virgin TV dhe Sky në Mbretërinë e Bashkuar.
    Nuk kemi informacion nëse kanali Youtube ku do të transmetohen dy takimet do të jetë i aksesueshëm edhe në vendet e tjera jashtë territorit të Mbretërisë së Bashkuar.
    Kujtojmë që Champions League transmetohet për Shqipërinë nga platforma Tring.
    Attached Images Attached Images

  9. #818
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    “Televizioni Publik në erën digjitale”
    Nga informacioni që kanë prezantuar deri më tani përfaqësuesit e këtij institucioni, buqeta është projektuar të ketë: 2 kanale gjeneraliste dhe 10 tematike. Gjeneraliste janë RTSH 1 dhe RTSH 2, ku i pari do të jetë me të njëjtën strukturë programesh, sikur dhe TVSH-ja aktuale, por në formatin e transmetimit HD, High Definition, kurse kanali i dytë do të fokusohet më shumë tek problematika rajonale, bazuar dhe në qendrat e Transmetuesit Publik në Korçë, Shkodër, Gjirokastër e Kukës. Në fluksin e kanaleve tematike propozohen: RTSH 3, që mendohet të ketë në vëmendje diasporën, si dhe 9 kanale përmbajtja e të cilëve nënkuptohet dhe nga emërtimi, si RTSH Sport, RTSH Parlament, RTSH Aktualitet, RTSH Traditë, RTSH Diversitet, RTSH Histori, RTSH Fëmijë, RTSH Art/Kulturë dhe RTSH Film.

  10. #819
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Kriza greke prek mediat, në prag falimenti televizioni më i madh “MEGA”

    Një situatë të vështirë ekonomike po kalon televizioni më i madh në Greqi, “MEGA”, i cili duket se është në prag të falimentit.
    Kriza greke duket se ka prekur kështu edhe mediat, pasi aksionerët e këtij televizioni nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar financimin.
    Në 25 vitet e fundit, televizioni grek “MEGA” është fuqizuar së tepërmi deri sa ka arritur të renditet ndër televizionet më të rëndësishme në shtetin fqinj.
    Sot pati një mbledhje të bordit të aksionerëve dhe asgjë nuk u ra dakort dhe bisedimet duket se janë të bllokuara. Ditën e premte pritet një njoftim tjetër nga kompania, e që me shumë mundësi pritet të shpallin falimentin për shkak të pamundësisë për të shlyer kreditë bankare.

  11. #820
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Copa del Rey, ja arsyeja zyrtare pse Finalja nuk u transmetua në Tring Sport

    Fundi i vitit 2015 solli në Tring Sport një nga eventet sportive spanjolle të njohur me emrin Copa Del Rey ose Kupa e Mbretit, për të cilën platforma televizive njoftoi se zotëronte të drejtat televizive për tre sezonet e ardhshme. E megjithatë finalja e këtij kampionati,nuk është transmetuar në Tring Sport.Tring ka te drejtat e transmetimit te Copa del Rey per sezonet 2015/16, 2016/17 dhe 2017/18. Te drejtat jane per te gjitha ndeshjet duke nisur nga muaji dhjetor (faza e 1/16 te finaleve) dhe deri ne finale (me perjashtim te kesaj te fundit) Finalja e Copa del Rey nuk eshte tenderuar ne paketen e te drejtave qe ka siguruar Tring.Por nëse kjo është arsyeja e mos transmetimit të këtyre takimeve, a nuk do të kishte qenë më mirë që publiku të informohej me transparencë të plotë se cilët do të ishin takimet për të cilat Tring zotëronte të drejtat kur u zyrtarizua fillimisht blerja e këtij kampionati?

    Për të marrë këtë përgjigje ne kontaktuam me Drejtorin e Sportit Jagert Dyrmishi, i cili shpjegon se:
    Ne siguruam te drejtat per 3 sezone, pa finalen e kompeticionit.
    Ne lidhje me publikun, ne gjithnje publikojme kalendaret e ndeshjeve ne faqen tone zyrtare, promo te ndryshme si dhe ne rrjetet sociale. Finalja e ketij viti Barca-Sevilla nuk eshte reklamuar qe do transmetohej ne Tring. Promot ne Tring ne lidhje me Copa del Rey jane bere gjithne per ato ndeshje qe jane transmetuar.
    E kuptoj qe tingellon disi cuditshem ky rast, por nuk varet nga ne. Nese do te kishte patur nje tender per finalen e kupes, Tring do te kishte marre pjese.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  2. Mbyllur-Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  3. Replies: 901
    Last Post: 27-09-2010, 16:04:16
  4. New nagra 3. te reja
    By studiounivers in forum Albanian / Shqip
    Replies: 132
    Last Post: 16-06-2009, 19:09:33
  5. si te shtoj Tp te reja ...
    By alenelb in forum Albanian / Shqip
    Replies: 16
    Last Post: 27-02-2007, 12:41:29

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •