Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 83 of 100 FirstFirst ... 3358737881828384858893 ... LastLast
Results 821 to 830 of 998

Thread: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

  1. #821
    Senior Member
    Join Date
    24-01-2014
    Posts
    252
    Uploads
    0
    Likes
    2

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Ka te drejte kur thote qe finalja nuk eshte e perfshire ne kontraten e pare, po ja fut kot (ose me sakte do te na hedh hi ne sy) kur thote qe nuk kishin mundesi ta blinin finalen vecmas!! Kishin qe c'ke me te, sic e kane bere te gjitha tv e huaja qe e transmetuan ndeshjen. Shembulli ne Itali, finalen (dhe vetem finalen) e transmetoi televisioni free Nove-deejay. Do ishte dicka idiote qe mos tu jepej mundesia televizioneve te blinin nje finale...

  2. Advertise Here
  3. #822
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Facebook do të transmetoj live ndeshjen finale të La Liga për femra

    Ndeshja e futbollit në La Liga Spanjolle për femra do të bëhet eventi i parë sportiv i cili do të transmetohet në rrejtin social Facebook.
    Loja midis Atletico Madrid dhe Athletic Club në Cerro Dek Espano do të trabsmetohet drejtpërdrejt në network-un më të madh social në web.

    Eventi sportiv nuk do të ketë bllokime gjeolokacioni, duke mundësuar ndjekjen e tij nga gjithë bota.
    Thashetheme qarkullojnë se Facebook është duke u përpjekur për të marrë të drejtën e transmetimit live të finaleve të Europa League dhe Champions League
    Attached Images Attached Images

  4. #823
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Sot miqësorja Shqipëri-Katar drejtpërdrejt në RTSH

    Ndërsa Shqipëria përgatitet për Euro2016, në të cilin hyn për herë të parë në historinë e vet, mbasditja e sotme do të sjelli në Supersport, një ndeshje të organizuar nga kombëtarja shqiptare dhe kombëtares katareze të cilat do të luajnë së bashkun një ndeshje miqësore.
    Eventi futbollistik do të keni mundësi ta ndiqni drejtpërdrejt nga Harterburgu i Austrisë në paketën SuperSport në kanalin SS2 si edhe RTSH ora 17:30
    Attached Images Attached Images

  5. #824
    Senior Member
    Join Date
    24-01-2014
    Posts
    252
    Uploads
    0
    Likes
    2

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    NBA ne rtsh! Sot naten (dhe tani perseritje) eshte transmetuar live gara7 e 1/2finaleve GSW-OKC. Te enjten fillon seria e finaleve, shpresojme ti kemi dhe ato.
    https://www.youtube.com/watch?v=ex5V913sI-c

    Edhe Roland Garros gjithashtu ne rtsh.

  6. #825
    Senior Member rigert's Avatar
    Join Date
    24-03-2012
    Location
    alive
    Posts
    332
    Uploads
    8
    Likes
    10

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Pershendetje

    Kanalet per femije te paketes Digitalb jane free,vetem per sot me rastin e 1 qershorit

  7. #826
    Senior Member
    Join Date
    28-12-2006
    Posts
    104
    Uploads
    4
    Likes
    3

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Kanal i ri ne Satelit Eutelsat Hot Bird 13B at 13.0°E

    Quran Hidayah Albanian TV Channel (me perkthim Shqip)



    Eutelsat Hot Bird 13B at 13.0°E
    Frek: 12380
    Poz. Vertikal
    Formati: DVB-S,MPEG-2
    FEC : 27500, 3/4

    Transmetimi:Falas

    Kur'ani Hedaya Shqip © LyngSat, last updated 2016-07-06
    http://www.lyngsat.com/tvchannels/sa/Kurani-Hedaya-Shqip.htm

    l
    Quran Hidayah Albanian TV Channel.jpg


    Logo tv quran_hidayah_sa_shqip.png

    Live ne internet: https://www.youtube.com/watch?v=qp-aZYCNBQE

    http://www.quran-hidayah.com/main/ab/

    http://www.quran-hidayah.com/frequency.html

  8. #827
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Digjitalizimi | Ja kanalet që do të ofrojë RTSH në paketën e saj digjitale

    Tashmë të gjithë jemi vënë në dijeni për digjitalizimin e Radio Televizionit Publik Shqiptar i cili prej disa kohësh po bën përpjekje të vrullshme për të kaluar në formatin digjital. RTSH aktualisht është duke transmetuar vetëm 5 kanale në mënyrë eksperimentale, ku vetëm një nga këto është në HD dhe pjesa 4 kanale të tjera në formatin SD (Standart Definition).
    Në përputhje me detyrimet ligjore, kërkesat e publikut, standardet bashkëkohore, kushtet teknologjike dhe mjetet financiare në dispozicion, RTSH do të bëjë të mundur që b ofrojë 2(dy) programe HD dhe 10 (dhjetë) programe SD, prodhime të vetë RTSH, sa më poshtë vijon:

    1. RTSH 1 (HD) Kanali gjeneralist kryesor me shtrirje dhe interes të gjerë i njëjtë në strukturë programore me kanalin ekzistues TVSH.
    2. RTSH 2 (SD) Kanali i dytë gjeneralist me më shumë hapësirë për praninë e problematikave rajonale në ekranin e transmetuesit publik, bazuar edhe në qendrat tona rajonale në Korçë, Gjirokastër, Kukës dhe Shkodër, që mendohen të zgjerohen në të ardhmen.
    3. RTSH 3 (SD) Kanal tematik që do të vihet në dispozicion të pasqyrimit të problematikave dhe interesave të diasporës, edhe për të mos i ndarë shqiptarët jashtë kufijve nga të tjerët.
    4. RTSH Sport (HD) Kanal tematik sportiv që do të pasqyrojë të gjithë veprimtaritë sportive me karakter kombëtar, europian dhe botëror.
    5. RTSH Parlament (SD) Kanal tematik që do të vihet në dispozicion të transmetimit të drejtpërdrejtë të veprimtarive të Kuvendit dhe evenimenteve të tjera të rëndësishme të politikës së brendshme, përfshi fushatat zgjedhore dhe asaj të jashtme, përfshi samitet ndërkombëtare.
    6. RTSH Aktualitet (SD) Kanal tematik që do të vihet në dispozicion të transmetimit të edicioneve informative, kronikave, reportazheve dhe lajmeve nga vendi dhe bota të përgatitura nga Drejtoria e Aktualitetit RTSH.
    7. RTSH Traditë (SD) Kanal tematik që do të vihet në dispozicion të pasqyrimit të shumanshëm të identitetit kulturor kombëtar të shqiptarëve, si edhe në përgjigje të diskutimit publik rreth nevojës së orientimit nga kultura dhe problematika kombëtare e së shkuarës, së sotmes dhe së ardhmes.
    8. RTSH Diversitet (SD) Kanal tematik që do të vihet në dispozicion të pasqyrimit të interesave social-kulturore të të gjitha shtresave dhe grupimeve shoqërore në Shqipëri, përfshi edhe pakicat kombëtare, si edhe në përgjigje të sensibilizimit global (europian dhe më gjerë) për të drejtat e pakicave kombëtare në veçanti dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi.
    9. RTSH Histori (SD) Kanal tematik për të pasqyruar ndjeshmërinë tonë për historinë dhe nevojën për ta përpunuar atë.
    10.RTSH Fëmijë (SD) Kanal tematik që do të vihet në dispozicion të pasqyrimit të jetës së këtij brezi dhe për deficitin e përkushtimit të shoqërisë sonë ndaj tij.
    11.RTSH Art/Kulturë (SD) Kanal tematik që do të vihet në dispozicion të pasqyrimit të zhvillimeve, problemeve dhe në përgjirhësi jetës artistiko-kulturor kombëtare dhe ndërkombëtare.
    12.RTSH Film (SD) Kanal tematik që do të vihet në dispozicion të transmetimit të kësaj gjinie të artit, ku do të përfshihen filmat shqiptarë dhe të huaj, filmave artistikë me metrazh të gjatë dhe të shkurtër, dokumentarëve etj.
    Kanaleve tematike të mësipërme, në rast zgjerimi të mundësive teknike, RTSH premton se mund t’u shtohen në një fazë të mëvonshme edhe kanale të tjera tematike,si: RTSH/Europë, RTSH/Risi, RTSH/Premierë, RTSH Dokumentar, RTSH Muzikë.
    Po ashtu në fazën e parë, përveç kanaleve origjinale të Televizonit Publik, do të shtohen edhe kanale tematike ndërkombëtare si: EuroNews, BBC, CNN, ZDF, TV5, ARTE, ndjekur nga mediat publike fqinje, si: RTK, RAI, PTC, MTV, ERT, RTCG dhe TRT, ne baze te nje kontrate bashkepunimi.
    Perfundimi i fazes se pare konsiston ne krijimin e nje pakete te plote prej afro 23 kanalesh, te cilat do te mbulojne afro 95% te territorit te Shqiperise.

  9. #828
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Tv Klan me sinjal dixhital HD edhe në Berat, Kuçovë, Poliçan e Urën Vajgurore

    Platforma dixhitale e Televizionit Klan tani mbulon edhe Beratin, Kuçovën, Urën Vajgurore, Poliçanin dhe fshatrat përreth tyre, me sinjal High Definition.
    Ka përfunduar instalimi i platformës dixhitale të Televizionit Klan në malin e Goricës.Platforma e parë dhe e vetme për Beratin, Kuçovën, Urën Vajgurore, Poliçanin dhe fshatrat përreth, do të transmetojë si fillim kanalet Klan HD, ABC News HD dhe Klan Kosova HD dhe shumë shpejt ajo do të transmetojë mbi 15 kanale. Kjo platformë ka kapacitet të transmetojë edhe të gjithë kanalet televizive lokale të zonës.
    Sinjali i kësaj platforme merret direkt nga aparati i televizorit, pa patur nevojë për dekoder, mjafton që televizori të jetë i prodhuar për të marrë sinjalet dixhitale tokësore. Antena e thjeshtë, duhet të drejtohet drejt stacionit n malin mbi lagjen Goricë.
    Deri tani, platforma dixhitale e Televizionit Klan, mbulonte me sinjal rrethet Tiranë, Durrës, Krujë, Laç, Lezhë, Shkodër, Kavajë, Fier, Vlorë, Elbasan, Korçë, Devoll, Delvinë, Sarandë dhe gjysmën e Korfuzit.Pas këtij investimi për Beratin, Kuçovën, Urën Vajgurore dhe Poliçanin, kompania më e madhe për transmetimet dixhitale tokësore në Shqipëri, Televizioni Klan, do të fillojë punën për investimin e mbulimit me sinjal të disa zonave që nuk mbulohen ende nga asnjë transmetim dixhital, ato të veriut të Shqipërisë, në Dibër, Kukës dhe Tropojë.
    Platforma e Peshkopisë pritet të përfundojë brenda muajt Shtator. Ky investim bën të mundur mbulimin me transmetime dixhitale High Definition të platformës Klan, të rreth 76 përqind të popullsisë në vend, duke u bërë kështu e para dhe e vetmja platformë dixhitale e këtyre përmasave në Shqipëri.

  10. #829
    Contributing Member
    Join Date
    27-09-2008
    Posts
    458
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    GODITET PIRATERIA TELEVIZIVE NE SUEDI.
    Mediat suedeze kanë publikuar lajmin se Policia Suedeze ka zhvilluar një aksion kundër piraterisë së kanaleve të huaja televizive, pas denoncimit të tre kompanive të mëdha televizive #DIVA Medya Hizmetleri Limited (kanal televiziv turk), #Bein Media Group LLC dhe #ART.
    Mbi 2.000 kanale, përfshirë edhe kanalet e #DIGITALB dhe #SUPERSPORT, janë piratuar nga platforma e bllokuar në Malmo. Nën hetim janë edhe platforma të tjera që veprojnë në Suedi e shtete të tjera të Europës si #ATN, #NimiTV, #TopAL, #DiasporaTV dhe #ShqipTV.

  11. #830
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Bein Media përfundon blerjen e Digiturk

    Bein Media ka përfunduar blerjen e Digiturk, duke bërë që kompania nga Katari të hyjë fuqishëm në tregun turk me kontratën më të rëndësishme në historinë e saj.
    Operatori pay-TV ka 3.3 milion abonentë por situata financiare e tij paraqet borxhet e lëna nga ish pronarët e Çukurova Group.
    Bisedimet për blerjen e Digiturk nga Bein media kanë nisur që në prillin e vitit 2015.
    Kompania pas Al Jazeera dhe Bein Sports do të do të zotërojë tashmë një platformë që transmeton më shumë se 200 kanale, me kanalet kryesore turke në formatin HD.
    Përsa i përket të drejtave sportive Bein Media zotëron ekskluzivitetin e Spor Toto Super League, La Liga, France Ligue 1 and ATP Masters 1000 Tennis dhe disa të tjerë. Gjithashtu, platforma zotëron marrëveshje me kompanitë e filmit Disney, Paramount, 20th Century Fox, Warner Brothers, Universal, HBO dhe Lionsgate.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  2. Mbyllur-Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  3. Replies: 901
    Last Post: 27-09-2010, 16:04:16
  4. New nagra 3. te reja
    By studiounivers in forum Albanian / Shqip
    Replies: 132
    Last Post: 16-06-2009, 19:09:33
  5. si te shtoj Tp te reja ...
    By alenelb in forum Albanian / Shqip
    Replies: 16
    Last Post: 27-02-2007, 12:41:29

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •