Njoftim nga Digitalb 25.12.2011
DIGITALB sqaron të gjithë abonentët se pavarësisht dekoderit që disponojnë dhe se kur e kanë blerë, apo e bëjnë abonimin e tyre, ai nuk do të ndërpritet në asnjë mënyrë. Ndryshimet teknologjike të paralajmeruara nga DIGITALB përgjatë 2012, do të ndodhin gradualisht dhe pavarësisht kësaj, abonimi i bërë nuk do të ndërpritet.
DIGITALB falenderon të gjithë abonentët për mirëkuptimin dhe fton të mos hezitojnë për të përfituar nga Ofertat e Fundvitit dhe për te bërë abonimet normale, duke garantuar në çdo rast vijueshmërinë e plotë të tij.











