Ne frekuencen 11345 H 27500 te paketes Tring ne kanalin Rtv21Plus transmeton BBF TV....
Ne frekuencen 11345 H 27500 te paketes Tring ne kanalin Rtv21Plus transmeton BBF TV....
Disave ketu i kam hequr nga firma mesazhet komercjale te cilet shesin mallra.
kush ka vene ne firme mallra per te shitur eshte i lutur ti heqi sa me shpejt pasi nuk lejohen nga rregullorja.
kush se ka lexur ti hedhi nje sy ketu
Advertising Services and Solicitation
We do not allow people to post threads or to send private messages or emails to users here that advertise or solicit any products, services, funds or donations. Explicit advertising and solicitating in signatures is also prohibited.
Gjykata e Tiranës: Të ndërpritet pirateria televizive në internet
2012-02-29
“Dreambox”
Vendimi: Kompanitë e internetit, ndërprerje të sinjaleve për serverët
Gjykata e Tiranës ka urdhëruar disa nga kompanitë e internetit që operojnë në Shqipëri, të ndërpresin sinjalin për disa serverë që transmetojnë programe televizive në mënyrë pirate. Gjashtë kompanitë duhet që të ndërmarrin të gjitha veprimet për të ndaluar transmetimin nga interneti të programeve dixhitale tokësore dhe satelitore që operojnë në mënyrë të paligjshme në dëm të shoqërisë “DigitAlb”. Vendimi është dhënë disa ditë më parë nga gjyqtari Bledar Abdullai. Gazeta “Shqip” ka siguruar një kopje të vendimit me numër “262 akti”. Kërkues është Prokuroria e Tiranës, e cila kërkon pranimin e kërkesës: Urdhërimin e shoqërive “Abissnet” shpk, “Albtelecom” sha, “Abbcom” shpk, “Albanian Satellite Communication” shpk, “Primo” shpk dhe “IT Tirana” shpk të bëjnë ndërprerjen e menjëhershme të komunikimit me adresat e serverëve që transmetojnë programe të vjedhura. Më poshtë po botojmë vendimin e plotë të gjykatës, e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë.
Vendimi
Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se: Mbi bazën e referimit të ardhur nga Drejtoria e Policisë së Shtetit (Sektori Kundër Krimeve Kompjuterike), në datën 07.03.2011, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr. 1055, të vitit 2011, që bën fjalë për veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik” të parashikuar nga neni 143/a i Kodit Penal. Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se në datën 08.02.2011, shtetasi Alban Jaho (Drejtor i Përgjithshëm i platformës dixhitale tokësore dhe satelitore “DigitAlb”) ka bërë kallëzim në policinë gjyqësore lidhur me veprimtarinë e kundërligjshme të personave të ndryshëm që kryhet në dëm të shoqërisë që ai drejton.
Sipas kallëzimit të bërë, shoqëria “DigitAlb” shpk ofron programe televizive të natyrave të ndryshme me pagesë për publikun e gjerë në një territor të caktuar, ku ajo ka ekskluzivitetin përkatës. Këto transmetime ofrohen nëpërmjet sinjalit televiziv dixhital të kësaj platforme, tokësor dhe satelitor. Gjatë ecurisë së aktivitetit të saj nga kjo shoqëri është konstatuar se persona të ndryshëm ofrojnë këtë shërbim pa e pasur këtë të drejtë, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik shoqërisë “DigitAlb” shpk që, sipas vlerësimit të tyre, shkon në miliona euro.
Shoqëria ka bërë verifikimet përkatëse, ku ka mundur të mbledhë fakte mbi mënyrën se si kryhet kjo veprimtari. Kjo bëhet e mundur nëpërmjet përdorimit të sistemit kompjuterik të quajtur “card sharing”, me anë të të cilit disa persona përdorin në mënyrë të përbashkët një kartë abonimi të rregullt. Kjo kartë merret nëpërmjet një aparati të posaçëm të quajtur “Dreambox”, i cili dërgon çelësat e kriptuar nëpërmjet sinjalit të internetit në një server të posaçëm, i cili pasi shkodon çelësat e dërgon përsëri sinjalin në “Dreambox”, i cili duke përdorur çelësin hap videon dhe më pas mund të shpërndajë sinjalin në një numër të pakufizuar aparatesh, duke përdorur vetëm një “smart card”. Të gjithë përdoruesit e sipërpërmendur konsiderohen si të paautorizuar nga ana e shoqërisë, duke krijuar kështu një trafik ilegal të internetit. Gjatë investigimit të saj, shoqëria “DigitAlb” shpk ka mundur të sigurojë adresat e mjaft serverëve që ofrojnë këtë shërbim, duke i vënë në dispozicion të hetimit.
Në vazhdim të hetimeve paraprake të kryera nga ana e Prokurorisë, është realizuar akti i ekspertimit teknik, ku është bërë e mundur të përcaktohen adresat e serverëve që ushtrojnë këtë veprimtari të kundërligjshme në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë. Këto të dhëna janë vënë në dispozicion nga ana e ekspertit në formë të shkruar dhe elektronike. Po ashtu, në vazhdim të hetimeve paraprake janë identifikuar shtetas të ndryshëm që ushtrojnë këtë aktivitet në Shqipëri dhe gjatë kontrolleve të kryera (mbi bazën e miratimit të marrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë) janë sekuestruar një pjesë e serverëve që kryejnë këtë veprimtari të kundërligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Nga akti i ekspertimit rezulton se një pjesë shumë e madhe e këtyre serverëve nga ku kryhet shpërndarja në mënyrë të paligjshme e sinjalit të shoqërisë “DigitAlb”, ndodhen të vendosura në shtete të ndryshme, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore.
Për kryerjen e këtij aktiviteti, këta persona përdorin rrjetin ndërkombëtar të internetit, me anë të të cilit transferojnë sinjalin në abonentë të ndryshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë për qëllime përfitimi, si dhe duke i shkaktuar një pasojë të rëndë ekonomike shoqërisë “DigitAlb”, të licencuar për këtë qëllim. Sa më sipër, parashtron organi i prokurorisë, lidhur me këtë procedim penal, përveç veprimeve hetimore të deritanishme të kryera, lind nevoja e ndërprerjes së komunikimit me adresat e serverëve të identifikuar dhe për këtë shkak i është drejtuar gjykatës me kërkesën objekt gjykimi.
Lidhur me sa më sipër, duke qenë se në rastin konkret ka dyshime se është kryer vepra penale e “mashtrimit kompjuterik”, gjykata arrin në përfundimin se duhet pranuar kërkesa për urdhërimin e shoqërive “Abissnet” shpk, “Albtelecom” sha, “Abbcom” shpk, “Albanian Satellite Communication” shpk, “Primo” shpk dhe “IT Tirana” shpk - të bëjnë ndërprerjen e menjëhershme të komunikimit me adresat e serverëve të listës bashkangjitur kërkesës, kjo me qëllim pengimin e mëtejshëm të kësaj veprimtarie të dyshuar si në kundërshtim me ligjin, si dhe mospendimin e pasojave që vijnë nga fakti i dyshuar vepër penale.
burimi Gazeta SHQIP
Televizioni KLAN HD
Te dielen inagurojne transmetimet ne HD tokesor
I pari KANAL PRIVAT KOMBETAR ne Shqiperi qe trasmeton free ne HD tokesor.
eshte prenzatuar modeli i ri XTRENT 9500 bie ne sy [CPU 1100 DMIPS Procesor] [8Gbit Nand Flash] ja disa foto
PAS DATES 4 MARS, KUR TE NISIN TRANSMETIMET NE HD TE TELEVIZIONIT KLAN NE TIRANE, MBULIMI DO TE ZGJEROHET SHUME SHPEJT EDHE NE ELBASAN DHE NE DURRES.
POR LAJMI ME INTERESANT ESHTE SE FREKUENCA KU DO TE TRANSMETOHET KLAN HD(NE MPEG2) DO TE MBAJE EDHE 3 KANALE TE TJERA: KLAN KOSOVA HD, ABC NEWS HD DHE KANALI I FAMSHEM KLAN+ HD, I CILI ESHTE PLANIFIKUAR PREJ VITESH DHE ME NE FUND DO TE FILLOJE TRANSMETIMET.
TE GJITHA KANALET DO TE JENE FALAS, DHE MJAFTON TE KENI NJE TELEVIZOR ''FULL HD'' OSE ''HD READY'' NE CFAREDO KOMPANIE OSE NJE DEKODER HD.
KLAN+ ,TARGETI I KETIJ KANALI DO TE JETE ME RINOR DHE DO TE TRANSMETOJE SHUME FILMA SERIALE MUZIKE DHE KARTONA, TE MARRA NGA LIBRARIA E PASUR E KLANIT, SI DHE PRODHIME ORIGJINALE. (IMA,Gazeta KOHA JONE)
Separi respekto rregullat,
se dyti se cfar ben Sala apo Rama nuk ka vend ketu fare,jemi per lajme te reja dhe jo politik,
dhe mos shkruaj a na vjen turp apo jo se po ta shohim ashtu as juve nuk ju vjen turp qe nuk mbani rregullat e ketij seksioni,
ju lutem lerini keto gjera qe skan te bejn me boten tone satelitore apo teknike dhe te mbajme rregullat.
Tani po transmeton X-Factor dhe eshte realisht HD.
Kanalet e tjera jane SD.
Disave ketu ju eshte terhequr vemendje me shume se nje here dhe prap vazhdojne dhe bejne poste jashte teme, nje gje nuk kuptoj jemi ne seksionin shqip dhe flasim shqip dhe prap nuk meremi vesh. Mos ndoshta duhet te penalizoheni qe te vini mend? Besoj se nuk eshte e udhes te behen gjerat me force dhe me inat
Lajmerim publik per stafin shqiptar.
Ju lutem stafit sipas mundesive kur te jemi online, te shikojne mundesine per antaret qe kane marre paralajmerime here te tjera, dhe i kane te fshira postimet e tyre si prove e mosrespektimit te rregullores ti paralajmerim ne te ardhmen ketyre antareve me opcjonet qe ofron statusi i moderatorit ose S.moderatorit.
Keshtu nuk mund te vazhdojme me, ne mbetem duke shkruar respektoni rregulloren etj etj... kush ta kerkoje perjashtimin le te perjashtoje veten.
ps: mesazhin e shkrova ne publik pasi shpresoj se duke e lexuar dhe antaret do respektohet rregullorja me mire.
Kaloni mire dhe faleminderit.