Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 98 of 100 FirstFirst ... 4873889396979899100 LastLast
Results 971 to 980 of 998

Thread: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

  1. #971
    Senior Member
    Join Date
    05-01-2009
    Posts
    414
    Uploads
    14
    Likes
    6

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Tringu ne t2 paring ne tokesor.

    Është koha e dixhitalizimit!!
    Të gjithë abonentët e platformës tokësore me pajisje të gjeneratës së vjeter DVBT & Module, duhet të pajisen me dekoderin e ri DVB-T2 HD.

    Nxitoni të përfitoni nga oferta: blini abonimin 3 mujor në platformën Tokësore dhe përfitoni dekoderin DVB-T2 HD Falas + Uefa champions league e përfshirë.

    Të gjithë klientët përveç kanaleve Tring me aparatin HD DVB-T2 mund të shohin të gjithë kanalet kombëtare Falas.

    Ofertë e vlefshme deri ne 31 korrik.

  2. Advertise Here
  3. #972
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    RTSH reagon për Superioren me pagesë, tregon mashtrimin e FSHF-sëPOSTIMI I RTSH

    Edhe një herë, për të fundit herë…
    RTSH informon publikun në lidhje me të drejtën televizive të Kategorisë Superiore për sezonet 2018-2022.
    RTSH ka marrë pjesë në tenderin e të drejtave TV që FSHF ka shpallur ne muajin Prill të këtij viti duke ofertuar vetëm për paketën B të parashtruar në këtë tender. Paketa B e hedhur në treg nga FSHF për eventin në fjalë, kishte të bënte me transmetimin e një ndeshjeje në javë pa pagesë, jo ekskluzive dhe pikërisht për këtë paketë ofertoi edhe RTSH, duke dhënë një shifër të barabartë që jep për ndeshjet e kompeticioneve të tilla si: Europa League, apo European Qualifiers (transmetimet “free”).
    RTSH nuk u shpall fituese në këtë paketë B që konkurroi dhe nuk ka deklaruar kurrë se ka dhënë një ofertë më të madhe…
    Edhe pse FSHF-së ju deshën dy muaj kohë për të shpallur fituesin e një tenderi me dy ofertues, edhe pse FSHF duhet të sqarojë publikun se kush është përfituesi i paketës B të tenderit, një pikëpyetje e madhe mbetet:
    PËRSE FSHF parashtron në një tender një paketë të cilën nuk ka ndërmend ta shesë?!?! FSHF-në nuk e ndalon askush të bëj një tender për transmetimet “PAY” (me pagesë) dhe mos të bëj SHOË duke u përpjekur më së koti të tregoj se po luan “FAIR”.
    RTSH nuk mund te konkurroj (ende) në një tender të drejtash për transmetime me pagesë..
    FSHF më së paku duhet të publikojë shifrën e shitjes të drejtave televizive që është një detyrim ligjor i saj, jo vetëm për të derdhur në buxhetin e shtetit 10% të vlerës (neni 32 i LIGJIT Nr. 79/2017 PER SPORTIN, Neni 36, pika 2), por edhe për të qenë transparente me klubet, për të cilat FSHF merakoset kaq shumë…
    RTSH nuk ka ndërmend të merret me ligjshmërinë e një vendimi apo të organeve që kanë firmosur këtë kontratë të drejtash televizive (nëse janë apo jo të regjistruara në organet e drejtësisë), por do të vazhdojë përpjekjet për ta siguruar këtë të drejtë televizive. Informojmë publikun që SHQIPERIA është nga rastet e rralla në Botë që: Kupën e Republikës, apo Superkupën e vet, e transmeton me pagesë…!
    RTSH ka blerë çdo të drejtë televizive sportive që administrohen nga FIFA dhe UEFA duke pasur marrëdhënie të shkëlqyera me ta dhe ndjen keqardhje që nuk ndan të njëjtat marrëdhënie me FSHF (ka 2 sezone resht që RTSH nuk e blen dot të drejtën TV të Kategorisë Superiore në FSHF), edhe pse ka ndihmuar si askush në promovimin e të gjitha aktiviteteve të organizuara nga ky institucion: Kategorisë Superiore (15 vjet resht që e transmeton), Kategorisë se Pare (te vetmit në treg që ofertojmë dhe blejmë të drejtat televizive të një kategorie modeste), Kategorisë Superiore për moshat U19, U17, ndeshjet zyrtare dhe miqësore të gjithë përfaqësueseve të moshave femra dhe meshkuj… Të gjitha këto, kosto të RTSH, me qëllimin e vetëm; edukimin e publikut me aktivitet sportiv, informimin e tij për veprimtaritë futbollistike.
    Kërkojmë ndjesë publike që prishim atmosferën e një BOTËRORI spektakolar, jehona dhe mesazhi i të cilit shijohet pa pagesë jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Botën, dhe ndoshta kjo ka qenë arsyeja pse cilësohemi “zhurmues”…
    FIFA ka një moto të shenjtë…: FOOTBALL FOR ALL…!
    Por kjo është FIFA…
    RTSH ju uron shikim të këndshëm të:
    FIFA ËORLD CUP 2018, 2022
    FIFA ËORLD CUP CLUBS 2018- 2021
    UEFA EUROPA LEAGUE 2018-2021
    UEFA EUROPEAN CHAMPIONSHIP 2020
    NATIONS LEAGUE 2018,2020 (ndeshjet e SHQIPËRISË)
    EUROPEAN QUALIFIERS 2019, 2021 (ndeshjet e SHQIPËRISË)
    ËIMBLEDON 2018-2020
    FORMULA 1 2018-2020
    MOTO GP 2018-2021
    EUROLEAGUE 2018-2021

  4. #973
    Member dul's Avatar
    Join Date
    18-11-2009
    Location
    Tirana, ALBANIA
    Posts
    71
    Uploads
    36
    Likes
    8

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    BT ka humbur të drejtën për të transmetuar kampionatin e Basketbollit NBA dhe Ultimate Fighting Championship, është raportuar.

    Konsumatorët do të jenë në gjendje të vazhdojnë të shikojnë basketbollin deri në fund të tetorit dhe UFC deri më 3 dhjetor.

    Kjo vjen një javë pasi u raportua se BT kishte humbur të drejtat për ndeshjet e futbollit të Italisë Serie A, të cilat tani do të tregohen nga Eleven Sports.


    Burimi:
    http://www.dailymail.co.uk/money/bil...customers.html

  5. #974
    Senior Member M-P's Avatar
    Join Date
    25-12-2010
    Location
    München
    Posts
    659
    Uploads
    5
    Likes
    3

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Shtyhet perseri afati i dixhitalizimit per Tirane-Durres qe ishte per sot. Afati i ri eshte 10 shtator 2018.

  6. #975
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Lajm i mire per te gjithe ata qe disponojne aparate qe punojne ne multistream ,dhe marin sinjalin e mediaset premium ne 5west,Mediaset Premium ka aritur akordin me kompanine DAZN ,per transmetimin e 3 ndeshjeve te kampionatit Italian Serie A,dhe te gjithe kampionatin e Serie B,ja njoftimi i meposhtem kush kupton Italisht mund ta lexoje
    Attached Images Attached Images

  7. #976
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    SAMSUNG TV 8k se shpejti ne treg
    Sipas Forbes, në ngjarjen QLED dhe Advanced Display 2018 të mbajtur në Los Anxheles, kompania Koreane Samsung beri njoftimin zyrtar se në muajt
    e ardhshëm prodhimin të dy linjave të TV 8K. Njoftim qe të gjitha gjasat do të bëhen me rastin e IFA të Berlinit që do të zhvillohet më 29 gusht 2018.
    I pari nga dy linjat mund të vihet në shitje menjëherë pas panairit të Berlinit, ndërsa i dyti duhet të arrijë në 2019.

    Për momentin nuk dimë shumë detaje për televizorët e rinj Samsung 8K. Ne vetëm e dimë se pjesa e parë do të përfshijë modele me ekran 65 ", 72"
    dhe 82 ". Në 2019 ajo duhet të arrijë një 98 ". Të gjithë do të kenë një freskuence prej 120 Hz.

    Për sa i përket planit të planifikuar për 2019, duhet të përfshijë TV 65 "dhe 75" me frekuence 60 Hz. Karakteristikat
    e linjes se parë përbëhet nga produkte premium ndërsa e dyta nga pajisjet më ekonomike.Pervec 8k dhe shume teknollogji te reja.
    Deklaratat e Samsung dolën gjate prezantimit mbi teknologjitë e reja që kompania po zhvillon për televizionin e tyre.
    Në mesin e tyre janë teknikat që synojnë reduktimin e kufizimit të vizionit hapësinor tipik të LCD tradicionale,
    mbulimi me ngjyra BT.2020, Gjenerali i ri HDR Next Gen (i ndërtuar rreth 4000 nits shkëlqim) dhe sisteme për të rritur shkëlqimin e ekraneve 8K.

  8. #977
    Moderator kapoaug's Avatar
    Join Date
    14-10-2008
    Location
    Ska Çte duhet ty..
    Posts
    1,514
    Uploads
    18
    Likes
    24

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Quote Originally Posted by flamurtari View Post
    Lajm i mire per te gjithe ata qe disponojne aparate qe punojne ne multistream ,dhe marin sinjalin e mediaset premium ne 5west,Mediaset Premium ka aritur akordin me kompanine DAZN ,per transmetimin e 3 ndeshjeve te kampionatit Italian Serie A,dhe te gjithe kampionatin e Serie B,ja njoftimi i meposhtem kush kupton Italisht mund ta lexoje
    Ja ke fut kot plako. Eshte vetem nepermjet internetit. Pa satelit dhe pa dtt.

  9. #978
    Contributing Member freefootadm's Avatar
    Join Date
    17-05-2013
    Posts
    578
    Uploads
    10
    Likes
    0

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    DAZN Deutschland ka siguruar te drejtat per 3 sezonet e ardhshme te Serie A. I bashkangjiten keshtu te drejtat e Champions League, Europa League, Premier League, La Liga, Bundesliga(Highlights), Ligue 1 dhe shume ligave te tjera. Duket se e ardhmja po shkojt drejt Streaming


    Screenshot_2018-08-12 DAZN Deutschland Sport Live Stream in HD.jpg

  10. #979
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Quote Originally Posted by kapoaug View Post
    Ja ke fut kot plako. Eshte vetem nepermjet internetit. Pa satelit dhe pa dtt.
    Jo mo plak se ja ke fut ti kot ,po keshtu eshte kur nxitohesh sta kam fajin une Satelit Hot-Bird 13est
    11843 V
    DVB-S2/8PSK
    MPEG-4
    29900 3/4
    DAZN 1 HD
    DAZN 2 HD
    on


  11. #980
    Moderator flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    293
    Likes
    150

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Per te gjithe ata qe disponojne karta qe u ka mbaruar abonimi i Sky it,po qe nuk jane te djegura si karta mund te shikojne kanalet e meposhtme te testuara personalisht ne Satelitin Hot-Bird 13est-Rai4,Rai4hd,TV8,Nove,DMax,Focus,Cielo,Gi allo,Super

Advertise Here

Similar Threads

  1. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  2. Mbyllur-Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  3. Replies: 901
    Last Post: 27-09-2010, 16:04:16
  4. New nagra 3. te reja
    By studiounivers in forum Albanian / Shqip
    Replies: 132
    Last Post: 16-06-2009, 19:09:33
  5. si te shtoj Tp te reja ...
    By alenelb in forum Albanian / Shqip
    Replies: 16
    Last Post: 27-02-2007, 12:41:29

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •