SatEurope.net
Z2U.com - IPTV
CardShare.cc
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 87 of 100 FirstFirst ... 376277828586878888899297 ... LastLast
Results 861 to 870 of 998

Thread: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

  1. #861
    Contributing Member obenoo's Avatar
    Join Date
    21-11-2009
    Location
    Somewhere between the sacred silence and sleep
    Posts
    502
    Uploads
    22
    Likes
    18

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Tring po transmeton edhe në Tokësor FALAS. Të gjitha kanalet janë të lira që prej mesnatës.

  2. SatEurope.net
  3. #862
    Senior Member vlonjati2008's Avatar
    Join Date
    05-12-2008
    Posts
    252
    Uploads
    0
    Likes
    1

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Televizioni Klan Plus pjesë e MEDIA6, një kanal i dedikuar filma dhe seriale është kanali më i ri në platformën Digitalb ne satelitin 16e ne freq 10762 H 30000.
    Klan Plus mund të ndiqet në trasmetim tokësor dhe satelitor të kësaj platforme në kanalin 43. Kjo do të bëj të mundur që Klan Plus të ndiqet edhe në ato zona ku nuk ka shtrirje sinjali digjital i Media6.
    Klan Plus mund të shikohet Free-to-air në digjital tokësor, në formatin HD, në qytetet: Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Laç, Lezhë, Shkodrë, Fier, Vlorë, Elbasan, Korcë, Devoll, Sarandë, Delvinë, Berat, Kuçovë, Ura Vajgurore, Polican dhe të gjithë fshatrat përreth tyre.

  4. #863
    VIP Member MATJANI's Avatar
    Join Date
    08-03-2010
    Location
    Europe
    Posts
    768
    Uploads
    197
    Likes
    32

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Fillon mbyllja e kanaleve ne toksor qe kane zene frekuencat .


    Njoftim për shtyp në lidhje me shqetësimin e operatorit Ora News



    Që në fillim, kërkojmë të sqarojmë operatorin Ora News dhe mbi të gjitha opinionin publik se aksioni i ndërmarrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive nuk ka në fokus mbylljen e asnjë operatori televiziv.

    Ky aksion është ndërmarrë për të ndërprerë transmetimet nga frekuenca numerike të cilat janë zënë në kundërshtim me ligjin 97/2013 “Për mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Operatori Ora News, ashtu si çdo operator tjetër televiziv, vazhdon të transmetojë në frekuencën analoge dhe do të filloje të transmetojë në teknologjinë numerike duke u mbështetur në rrjetin numerik të RTSH ose të operatoreve Privat Kombëtarë sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

    AMA, bazuar në kuadrin ligjor e nënligjor në fuqi, ka vepruar dhe po vepron në mënyrë transparente për realizimin e procesit të digjitalizimit të transmetimeve audiovizive si dhe zgjidhjen e ngërçit të krijuar nga zënia në mënyrë të jashtëligjshme e frekuencave televizive nga operatorë të ndryshëm audiovizive, çka pengon seriozisht mbarëvajtjen e këtij procesi.

    Zënia e këtyre frekuencave, përveçse përben shkelje ligjore, ekspozon ndjeshëm Shtetin Shqiptar në mos respektimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare të Geneve06, të ratifikuar nga Parlamenti shqiptar, si dhe pengon direkt zbatimin e rekomandimeve të lëshuara në Progres raportin e Bashkimit Evropian.

    Nisur nga sa më lart dhe në kuadër të ushtrimit të detyrave dhe kompetencave ligjore, AMA ka njoftuar zyrtarisht në datat 09/11, 01/12 dhe 28/12 të vitit 2016 të gjithë operatorët ofrues të shërbimeve audiovizive në Republikën e Shqipërisë të cilët emetojnë nga pika transmetimi dhe frekuenca të paautorizuara, që të marrin masat e duhura për lirimin e frekuencave të zëna arbitrarisht dhe pa licencë brenda datës 31/12/2016.

    AMA-s i janë përgjigjur pozitivisht operatorët Tring Tv duke liruar frekuencën në kanalin 59, Top Channel në kanalin 51, dhe Shijak TV në kanalin 24, ndërkohë operatori News 24, për arsye teknike, ka kërkuar të lirojë frekuencën në kanalin 31 në datë 15/01/2017.

    Subjekti Ora News është i vetmi operator qe nuk i është përgjigjur thirrjes së AMA-s për lirimin e frekuencës në kanalin 55, e cila është zënë nga ky operator në kundërshtim me kuadrin ligjor ne fuqi.

    Si rezultat i zënies se frekuencave në mënyrë të paautorizuar, operatorët e licencuar si platforma kombëtare numerike në muajin Prill 2016, TV Klan, Digitalb dhe Top Channel, nuk mund të kalojnë në frekuencat kombëtare të lëshuara në licencat përkatëse, ndërkohë që kanë paguar detyrimin vjetor për këto frekuenca i cili rezulton në shumën totale prej 27’600’000 Lekësh të reja.

    Operatori publik RTSH nuk ka liruar ende frekuencën në kanalin 53, edhe pse në takimet në nivel teknik ka deklaruar se është duke marrë masat dhe po kryen veprimet teknike për lirimin e saj.

    Për të gjithë operatorët të cilët nuk kanë reaguar ende, AMA do të vijojë me verifikimet në vend dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

    Autoriteti i Mediave Audiovizive

    Tiranë, më 12.01.2017

  5. #864
    VIP Member flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    707
    Likes
    151

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    AMA mbledh sot televizionet që duhet të fikin sinjalet e paligjëshme Sot, Autoriteti për Mediat Audiovizive, AMA ka thirrur në një takim pa praninë e medias disa operatorë televizivë që gjatë dy viteve të fundit kanë përdorur ilegalisht në zonën e Durrësit dhe Tiranës kanale për të transmetuar me sistemin dixhital, pa licencë.

    Operatorët, të cilëve iu është dërguar në javët e shkuara një urdhër mbyllje të transmetimeve ilegale, janë të detyruar me ligj të lirojnë frekuencat e zaptuara ilegalisht për të lejuar ndezjen e sistemit të ri të TV dixhitale që do të duhet të kompletohet në muajt e ardhshëm.

    Operatorët që kanë përdorur ilegalisht këto frekuenca janë: Top Channel, Klan, Digitalb, Tring, News24, ShijakTV dhe Ora News. Sipas AMA-s deri më sot, pjesa më e madhe e këtyre operatorëve e ka respektuar urdhërin për të ndërprerë transmetimin dixhital abuziv, ndërsa natyrisht vazhdojnë si gjithnjë transmetimet në sistemin analog, përvec Ora News, e cila përkundrazi është ankuar pranë Delegacionit të BE dhe OSBE sepse ndjehet viktimë e një sulmi diskriminues kundër lirisë së shtypit.

    Edhe për të sqaruar këtë keqkuptim, në takimin e ditës së sotme, përvec operatorëve që kanë përdorur frekuencat në mënyrë ilegale, përfshi dhe Ora News, do të marrin pjesë dhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Europian.

    Kalimi nga sistemi analog në sistemin dixhital, që është kryer në të gjithë vendet e Ballkanit dhe të Bashkimit Europian, është një detyrim ndërkombëtar që Shqipëria po e respekton me vonesa të mëdha. Pa mbylljen e këtyre kanaleve të zënë ilegalisht – shpjegojnë teknikët e AMA-s, nuk është e mundur të vazhdojë procesi i dixhitalizimit që do të nisë pikërisht nga Tirana dhe Durrësi në pak javë dhe që do të vazhdojë në mënyrë progresive në qarqet e tjera të vendit duke nisur nga Fieri dhe Berati.

    Shuarja e kanaleve të zëna abuzivisht nga operatorët televizivë do të duhet të bëhet shumë shpejt edhe në zona të tjera të Shqipërisë ku shumë televizione private të Tiranës vazhdojnë të transmetojnë ilegalisht, duke shkelur kufijtë që përcakton licenca.

  6. #865
    Senior Member
    Join Date
    10-05-2007
    Posts
    230
    Uploads
    0
    Likes
    3

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Operatorët Tring Tv ne frekuencën në kanalin 59, Top Channel në kanalin 51, dhe Shijak TV në kanalin 24, ndërkohë operatori News 24, ne frekuencën në kanalin 31 tani jemi si ne situaten para dates 15/01/2017. Ri-Fillon ri hapja mbyllja e kanaleve ne toksor qe kane zene frekuencat.

    Shteti ra .... jemi ne situaten tok e zanun.....


    flm,

  7. #866
    VIP Member *M@STER-S@T-TV*'s Avatar
    Join Date
    18-11-2010
    Location
    Vendi i Shqiponjave
    Posts
    1,295
    Uploads
    387
    Likes
    77

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Ne frekuencen 586Mhz ch35 ne tokesor hd duke kthyer antenen nga Tirana esht 1list me kanale serbe sinjali esht full 5kanale jane free te tjerat me pages.

    Listen e kanale e ke Ketu

  8. #867
    VIP Member flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    707
    Likes
    151

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Tring Digital vjen me një kanal të dedikuar gjeneralist

    Tashmë prej disa ditësh platforma digjitale Tring, ka vendosur në kanalet e veta një kanal të ri origjinal me karakter gjeneralist të titulluar Tring International.
    Një kanal drejtuar Shqiptarëve kudo që janë: Evropë, Amerikë dhe Australi, Tring International transmeton programet origjinale të kësaj platforme përfshirë këtu spektakleve më të mira, filmave shqiptarë, revistat & formatet televizive më të njohura të prodhuara deri më sot nga Tring.

  9. #868
    VIP Member flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    707
    Likes
    151

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Digjitalizimi në Shkodër: Ndryshime të frekuencave edhe për Digitalb

    Qyteti Shkodrës dhe komunat rreth saj janë vendet ku procesi i digjitalizimit do të vazhdojë pas Tiranës, Durrësit. Pas Tv Klan edhe operatori Digitalb në kuadër të këj procesi do të lirojë frekuencat aktuale. Kështu DigitAlb ka njoftuat se prej datës 13 shkurt, do të nisë procesi i Dixhitalizimit te Transmetimeve Tokësore Televizive në Shkodër dhe Komunat rreth saj.
    Për të marrë frekuencat e reja të transmetimit në DigitAlb Tokësor :

    Abonentëve me DEKODERA HD dhe flyBOX, procesi do t’ju ndodhë automatikisht.
    Abonentët me DEKODERA të vjetër SD, duhet të marrin shërbimin vetëm në Pikat e Autorizuara të Shitjes DigitAlb.
    Attached Thumbnails Attached Thumbnails wp-1486767707829.png‎  


  10. #869
    Member eagle.one's Avatar
    Join Date
    10-03-2011
    Posts
    91
    Uploads
    1
    Likes
    7

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    ELEVEN SPORTS do te transmetoje BUNDESLIGA dhe BUNDESLIGA 2 Gjermane duke filluar nga gushti per 4 vitet e ardhshme. Source: satkurier.pl

  11. Z2U.com - IPTV
  12. #870
    VIP Member flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    707
    Likes
    151

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    La Liga kampionati spanjoll do te transmetohet falas ne Facebook.
    Pas transmetimit falas se ndeshjeve gjysemfinale te kupes se mbretit ne Spanje,tashme ne rrjeti social Facebook do transmetohen dhe sfidat e kampionatit Spanjoll.kete e ka konfirmuar vete faqja zyrtare e la Ligas e cila shton se do te transmetohen disa ndeshje dhe do jene te disponueshme per tu pare falas ne kete platforme.Takimi i pare qe do transmetohet do jete ai midis Granadas-Real Betis sot ne oren 20:45

Similar Threads

  1. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  2. Mbyllur-Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  3. Replies: 901
    Last Post: 27-09-2010, 16:04:16
  4. New nagra 3. te reja
    By studiounivers in forum Albanian / Shqip
    Replies: 132
    Last Post: 16-06-2009, 19:09:33
  5. si te shtoj Tp te reja ...
    By alenelb in forum Albanian / Shqip
    Replies: 16
    Last Post: 27-02-2007, 12:41:29

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •