CardShare.cc
SatEurope.net
Z2U.com - IPTV
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 88 of 100 FirstFirst ... 386378838687888989909398 ... LastLast
Results 871 to 880 of 998

Thread: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

  1. #871
    Senior Member
    Join Date
    25-01-2013
    Posts
    220
    Uploads
    30
    Likes
    16

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Dolen me ne fund kanalet e gjithe paketa ne DVB T2 te Digitalb ne zonen e Tiranes Free eshte vetem Top Channel HD dhe Top NEWS te tjerat nuk hapen me emu.theksoj se akoma punojn dhe hapen kanalet e vjetra.

  2. CardShare.cc
  3. #872
    Senior Member
    Join Date
    25-01-2013
    Posts
    220
    Uploads
    30
    Likes
    16

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Pas konvertimit të TVSH 1&2 në RTSH 1 HD dhe RTSH 2 HD, si dhe konvertimin e kanaleve eksperimentale në RTSH Film, RTSH Shqip dhe RTSH Sport tashmë RadioTelevizioni prej disa ditësh ka hedhur në transmetim edhe një kanal tjetër, RTSH Kuvend.
    Click image for larger version. 

Name:	N:A Screenshot.jpg 
Views:	755 
Size:	48.3 KB 
ID:	274169

  4. #873
    Senior Member
    Join Date
    28-12-2006
    Posts
    104
    Uploads
    8
    Likes
    3

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Orlando Kids TV ,
    Kanal per Femije nga Kroacia
    Audio 4 Albanian

    Click image for larger version. 

Name:	orlando kids 2.jpg 
Views:	609 
Size:	26.9 KB 
ID:	274343

  5. #874
    Senior Member
    Join Date
    25-01-2013
    Posts
    220
    Uploads
    30
    Likes
    16

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    TVSH sjell një gamë të gjerë aktivitetesh sportive, falas për të gjithë teleshikuesit, nga futbolli, te garat e shpejtësisë (Moto GP), te lojërat me dorë, atletikë dhe çiklizëm. Përmes një njoftimi në faqen e emisionit “Rubrika Sportive” në Facebook, njoftohet se TVSH do të transmetojë pa pagesë disa kompeticione futbollistike për një periudhë 5-vjeçare, ndërsa bie në sy “Europiani 2020”.
    Një “Buqetë sportive” për DITEN E VERËS!!!RTSH SIGURON FUTBOLLIN ELITAR PËR 5 VITET NË VAZHDIM!!!
    RTSH ka siguruar të Drejtën Televizive për gjithë eventet elitare të futbollit Botëror dhe Evropian!!!
    - Europiani 2020 (faza finale)
    - Nations League 2018/2019
    - Nations League 2020/2021
    - Ndeshjet kualifikuese të Kombëtares për Euro 2020 dhe Botërorit 2022
    … të gjitha në një ekran…RTSH.
    Paketës sportive të RTSH-së i shtohen edhe ekskluzivitetet ekzistuese të futbollit elitar si:
    - Kupa e Konfederatave 2017 (ekskluzive),
    - Kupa e Botës Rusi 2018 (ekskluzive),
    - Kupa e Konfederatave 2021 (ekskluzive),
    - Kupa e Botës Katar 2022(ekskluzive).
    RTSH tregon edhe një herë vëmendjen e veçantë që ka për “buqetën sportive” e cila në kanalin RTSH Sport do të jetë e plotësuar edhe me të tjera EKSKLUZIVITETE:
    - MOTO GP
    - Europa League
    - Kualifikueset e Evropës për Botërorin 2018
    - Kualifikueset e Amerikës Latine për Botërorin 2018
    - Euroleague
    - NBA (fazat finale)
    - Roland Garros
    - Tour de France
    - Kampionati Botëror i Atletikës, Londër 2017
    - Kampionati Shqiptar i futbollit, Superliga (1 ndeshje në javë)
    - Kampionati Shqiptar i futbollit, Kategoria e parë
    - Ndeshjet e ekipit Kombëtar U 21
    - Kampionatet kombëtare të lojrave me dorë dhe Përfaqsueseve shqiptare të tyre…
    Shumë shpejt, RTSH Sport do të ketë një programacion të ngjeshur me evente LIVE, emisione televizive si dhe edicionet e lajmeve. Gjithçka pa ASNJË pagesë shtesë…!

  6. #875
    Senior Member
    Join Date
    25-01-2013
    Posts
    220
    Uploads
    30
    Likes
    16

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Nga sot nisen transmetimin dy kanalet BB1 dhe BB2 ne toksor te DigitAlb
    BigBrother 1 freq.802 MHz (channel 62)
    BigBrother 2 freq.842 MHz (channel 67)

  7. #876
    Super Moderator benardi's Avatar
    Join Date
    21-01-2009
    Posts
    3,072
    Uploads
    1,309
    Likes
    382

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    skedat tivu sat ne itali (te platformes satelitare) do te shperndahen gratis per te gjithe ata qe jane rezidente ne itali dhe nuk do kete kosto shtese per te gjithe ata qe paguajne taksen e televizorit ne it

    per me shume detaje lexoni ketu

  8. #877
    Senior Member
    Join Date
    29-09-2009
    Location
    Kosova
    Posts
    222
    Uploads
    0
    Likes
    1

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    RTK tash e tutje në platformën ‘DigitAlb’ në satelit

    Kanali i parë i televizionit Publik të Kosovës tash e tutje do të jetë pjesë e platformës satelitore më të madhe shqiptare ‘Digit Alb’.
    Sinjali i RTK1 në këtë platformë televizive do të jetë falas, dhe i pakoduar.

    Transmetimi i sinjalit të programit RTK-1 në satelit, përmes DigitAlb, ka filluar duke qenë që vetë RTK prej ditës se djeshme nuk mundet të transmetoj në satelit.

    Ndryshe, është duke u punuar që shumë shpejt platformës ‘Digitalb’ t’i shtohen dhe 2 kanalet tjera të RTK’së (RTK-3 dhe RTK-4). /Gazeta ....
    Frekuencat 10762 Symbol Rate:​30000 Polarization:​Horizontal Modulation: ​DVB-S2 8PSK

  9. #878
    Senior Member
    Join Date
    28-12-2006
    Posts
    104
    Uploads
    8
    Likes
    3

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Ka kohë që në Kosovë kanë filluar testime dhe transmetime digjitale pa një licencë valide dhe vazhdimësia e operimeve ilegale mund të dëmtojë procesin për të cilin po përgatitemi.
    Prandaj, për të siguruar një proces të drejtë ligjor, KPM kërkon prej të licencuarve që janë duke operuar në kundërshtim me Ligjin për digjitalizim që menjëherë të ndërprejnë veprimtarinë ilegale të transmetimit të sinjalit digjital në Republikën e Kosovës.


    Me nenin 21, paragrafin 1, (Kundërvajtjet dhe gjobat) të Ligjit për Dixhitalizim Nr. 05/L-027, janë përcaktuar masat që duhet të ndërmirren:

    “Cilido person juridik, pronarë i vetëm apo individ i vetëpunësuar do të gjobitet për kundërvajtje me ndëshkim prej: (50.000,00 deri 500.000,00) Euro në rast se personi në fjalë:

    per mes shume info: http://www.kpm-ks.org/?mod=njoftimet&id=1041&gjuha=1


    Drejtoresha gjenerale e RTV21, Afërdita Saraçini Kelmendi, gjatë emisionin “Click”, urdhëroi që të ndërpritet sinjali digjital në Golesh. Ajo këtë e bëri pas vendimit të KMP-së që mos të përdoret asnjë sinjal digjital pa lejen e tyre, shkruan rtv21.tv“Këtë nuk po e bëjë për hir tëndin e as për hir të KPM-së, por po e bëjë për hir të procesit.
    Unë qetash momentalisht përmes këtij televizioni, publikisht po ndërpres sinjalin e RTV21 në Golesh dhe sinjalet digjitale “, ka thënë Saraçini Kelmendi.
    Duke shtuar se ajo ndjehet keq për shikuesit të cilët po shikonin në sinjalin digjital.“Atyre u jepni përgjigje ju”, përfundoi ajo duke iu drejtuar udhëheqësit të KPM-së, Adnan Merovcit.

    per me shume info: http://rtv21.tv/web/rtv21-nderpret-s...igjital-video/



  10. #879
    VIP Member flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    707
    Likes
    151

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    RTSH: Deri në fund të verës 2017, transmetimet tërësisht digjitale

    Ligji i miratuar nga kuvendi me 30 mars të këtij viti “Për lirimin e Frekuencave të Dixhital-Dividentit”, parashikon mbulimin e pjesshëm të kostove shtesë të kalimit nga analog në numerik të transmetimeve televizive operatorëve ekzistues analogë lokalë/rajonalë, operatorëve me eksperiencë në transmetimet numerike si dhe operatorëve privatë historikë kombëtarë.
    Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar Z. Thoma Gellçi, ka bërë me dije ecurinë e deritanishme të të gjithë procesit: “Ne tashmë kemi filluar transmetimet dixhitale duke transmetuar 8 kanale të reja si edhe kanë filluar transmetimet në muksin e dyte në rrethin e Tiranës. Gjithashtu ne kemi filluar transmetimet edhe në alotmentin e Fierit, Beratit, Lezhës, Korçë, në Vlorë së shpejti, në Kukës, Dibër. 95% e popullsisë do të mbullohet me një sinjal të mirë, të pastër. RTSH është i përgatitur me strukturën e nevojshme për ti pritur operatorët lokalë në këto alotmente” tha z. Gëllçi. Vështirësitë nuk mungojnë, ka theksuar Z.Gëllçi, por për secilën prej tyre është parashikuar mënyra se si do të menaxhohen duke nisur që nga shpërndarja e dekoderave e deri tek problemet e sigurisë e investimeve: “Është problemi i marrësave televizivë që një pjesë e tyre nuk janë të përgatitur për marrjen e sinjalit DVB T2.

    Një ndihmë të madhe ka dhënë qeveria shqiptare duke financuar rreth 10% të gjithë marrësave shqiptarë për familjet në nevojë duke ju shpërndarë dekodera. Televizioni publik është në përpunim të shumë skenareve qoftë me investimet tona qoftë me përkrahjen shtetërore qoftë me bashkëpunimin me operatorët privatë apo me bashkitë. Kjo është një barrë shumë e madhe për RTSH. Rreth 90% e tarifës së aparatit televiziv sot nuk kalon për atë të cilën qytetarët paguajnë domethënë për programet por kalon për transmetimet.Jemi në një situatë tepër kritike, për ruajtjen e këtyre objekteve” tha më tej z. Gëllçi.
    Ministrja Harito në përgjigjje të shqetësimeve të operatorëve lidhur me teknologjinë e re ka theksuar: “Të gjitha vendimet merren me teknologjinë e fundit. Teknologjia DVB T2 ju lejon ju të gjithëve të mbarteni sepse lejon shumë më tepër kanale. Ndryshon teknologjia do blihet një aparaturë që ka një kosto relativisht të ulët”. Kreu i AMA-s Genti Sala, ka sqaruar përmbajtjen e ligjit lidhur me subvensionimin e operatorëve për kalimin e transmetimeve:”Marrëveshja që kemi bërë ne më RTSH është një marrëveshje 1-vjeçare. Mbas një viti do rishikohet do bëhet një marrëveshje 3-vjeçare. Ky subvencionim për ktë ligj është për ktë vit që jeni të paqartë”. Ministrja Harito theksoi se me mbarimin e të gjithë infrastruktures së RTSH -së, brenda veres së këtij viti do të mbyllen transmetimet analoge dhe operatorët duhet të jenë të përgatitur për këtë ndryshim.
    Marre nga RTSH

  11. SatEurope.net
  12. #880
    VIP Member flamurtari's Avatar
    Join Date
    10-01-2013
    Posts
    1,856
    Uploads
    707
    Likes
    151

    Re: Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!

    Tring hedh në treg dekoderin e ri DVB-T2

    Platforma digjitale Tring në kuadër të procesit kombëtar të digjitalizimit të transmetimeve televizive ka hedhur në treg dekoderin e ri DVB T2.
    Kalimi i transmetimeve televizive analoge në ato digjitale në Shqipëri do të përqafojë formatin e gjeneratës së dytë dhe për të ndjekur kanalet televizive free to air do të jetë i nevojshëm një dekoder me standartin DVB T2.

    Pas Digitalb edhe operatori Tring është gati t’i ofrojë abonentëve aktual dhe të rinj një mundësi më shumë për t’u bërë pjesë e tij me një aparat të ri DVB T2 HD, falë të cilit teleshikuesit do të kenë mundësinë të ndjekin të gjithë kanalet e pakës si edhe kanalet kombëtar e lokal falas që transmetojnë në digjital tokësor.
    Aparati i ri do të ofrohet me një çmim promocional sëbashku me kartën smart dhe abonim për një çmim 8,900 LEKË.

Similar Threads

  1. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  2. Mbyllur-Vetëm Lajme të reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  3. Replies: 901
    Last Post: 27-09-2010, 16:04:16
  4. New nagra 3. te reja
    By studiounivers in forum Albanian / Shqip
    Replies: 132
    Last Post: 16-06-2009, 19:09:33
  5. si te shtoj Tp te reja ...
    By alenelb in forum Albanian / Shqip
    Replies: 16
    Last Post: 27-02-2007, 12:41:29

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •