Pershendetje te gjitheve.
Para se gjithash ju uroj Gezuar Vitin e Ri dhe qofte vit i mbare per te gjithe ju.
U bene disa dite (ekzaktesisht qe ku nxoren ato dreq kanalesh te big brother) qe kam probleme me sinjalin e disa stacioneve ne digitalb satelitor si Film Hits, Film Aksion, Drame, Komedi dhe dy stacionet e Big Brother. E cuditshmja eshte qe quality dy sekonda shkon ne parametrat normale dhe pastaj shkon perseri ne 0, e vazhdon keshtu dhe kanalet praktikisht nuk hapen. Mora ne telefon ata te digitalb po ata te pergjigjen sikur ti kesh share me moter a me nene.
Edhe me pare mbaj mend qe ka pase probleme me disa kanale te vecante, sidomos pas problemeve me satelitin dhe pas disa ditesh rregulloheshin vete. Tani para se te filloj te leviz antenen (e cila ne fakt eshte e fiksume shume mire dhe s'ka mundesi te kete levize) desha t'iu pyes nese eshte ndonje problem qe i ka ndodhe edhe tjeter kujt apo vetem mua.
Aparatin e kam nga keta ODS 3000H
Faleminderit dhe Gezuar!




Reply With Quote




