Besoj se duhet ta kesh Sifteam 1.9.4C ?
Besoj se duhet ta kesh Sifteam 1.9.4C ?
Ando rrofsh. Problemi osht se sinjali kur kam figure osht OK. Pra sinjali osht 90%. Ne momentin qe ndrroj stacionin nga nje kanal te nje tjeter me fillon problemi dhe me del vetem kjo tabela service could not be found dhe detyrohem e rrotulloj pak nga mbrapa fishen e antenes dhe vjen sinjali menjehere. Pra sinjali osht ne rregull. Une jam me nje LNB dyshe astra-hotbird pa diseqc. Po mendoj ndoshta ka problem tuneri, apo ushqyesi. Nuk e di ekzakt. Po thashe te pyes ndoshta ka pas ndonjeri pervoje me te tille rasti.
Kalofsh mire
Per te njejtin problem mua me ka kushtuar nje dm500s. Problemi ishte sepse kabulli ishe i keq dhe nuk e percillte sic duhej informacionin. nderova diseqc 3 cope dhe e njejta gje sepse isha i bindur qe kabulli ishte ok, por ishte e kunderta sapo ndreova kabullin cdo gje u normalizua.
Ps: dm e prisha sepse mendova se e ka Q72 pasi diseqc ishin te ri dhe e ngacmova vet.
Kam pershtypjen se kur me ktheve pergjigjen po shkruaje pergjigjen per postimin e pare dhe nuk e ke pare te dytin. Megjithate jam 90% i bindur qe ke Sifteam 1.9.4C dhe po te jap disa alternativa qe nuk kane te bejne me tunerin apo ushqyesin pasi si rregullojme dot qe ketu:
1 >>> Menu >>> Setup >>> Expert setup >>> Kalo poshte tek faqja e dyte >>> dhe Klikoji keto (on) >>> Skip confirmations dhe Hide Error Windows
2 >> Beji nje backup imazhit aktual qe ke dhe provo kete imazh qe po te vendos ketu eshte fantastik dhe shume i lehte nuk ka nevoje per asgje, ah po vetem per nje c-line.
Te pershendes
Missoervin rrofsh po vertet interesante pasi para 3 ditesh me filloi e lashe nja 10 ore pa pune thashe ta provoje njehere ndoshta u ka trash, por sishte e thone, vazhdon i njejti problem. Do shof ti ndrroj kabllin njehere se ku i dihet, por mendoj njehere ndoshta osht ushqyesi se e shof qe osht shume i nxehte. Ku mund te gjej ndonje ushqyes knen nga tirona?
Ando sifteam osht imazhi i instaluar. Por sapo i bona flash. Pra imazhi osht i ri, ndersa problemi po ai i vjetri. Po e drejte gjithmone ne fillim zgjidhjet ne software, pra ato cka kemi mundesi vete, hardware osht e fundit.
Faleminderit edhe njehere dhe kalofshi mire
Provo kabullin njehere dhe pastaj bej prova, e them me bindje sepse eshte i njejti fenomen i vetmi ndryshim eshte qe ti e ke diseqc ne lnb kurse une e kisha jashte me 4 lnb, por nuk ka te beje kjo. Imazhet ja kam nderuar dhe ja kam provuar te gjitha qe ekzistojne dhe imazh origjinal i kam hedhur sepse u merzita aq shume me sa sdija cti beja.
Nese je ne tr me kontakto ne pm per ushqyes.
Ok missoervin faleminderit. Ne momentin qe do bindem qe e ka ushqyesi do te te them patjeter. Per momentin po vazhdoj ndrro kanal dhe leviz fishen e antenes.
Kalofsh mire
Benardo rrofsh vella per sygjerimin, mire e ke. Na ze inati apo paniku ne disa momente sa them ta thyj nga qe nuk ve dot llogjiken ne pune. Atehere shiko cfare po ve re te sky gjerman ky fenomen osht i pranishem, ndersa kur hyj te paketa hollandeze me duket se ky problem zhduket. Prandaj te jap te drejte kur thua ta analizoj cdo gje me qetesi, po e filloj nga antena mos ka leviz ndopak, aq sa per te shkaktuar kete konflikt, te LNB dhe po vazhdoj me kabllin e masanej te hap DM dhe te shof kete ku hyn fisha e antenes, pasi me shkon menia sikur ketu qendron problemi. Pasi sic e kam theksuar edhe me lart, kur ndrroj kanalin me del problemi ne fjale dhe une rrotulloj fishen aty mbrapa te DM dhe cdo gje normalizohet.
Kalofsh mire