Përshëndetje!
Kam një modul matrix reborn të cilin e kam blerë disa vite më parë. Deri pak ditë më parë reborn kishte zcas 1.1 dhe e përdorja për kartën origjinale të digilalb. Njësoj me matrix kam blerë dhe cas interface 2 plus. Kur fus reborn tek cas 2 dhe zgjedh magic kam më del ky mesazh :
Detecting CAM ...
Device not detected: 1FFFFFFFFFFFFFFF
For more information goto this link :
http://www.duolabs.com/Faq_tree/Cas2...ffff/menu.html
Në internet lexova se edhe pse del ky mesazh duhet të fshija flash dhe të programoja reborn. Kështu bëra. E lashë reborn të lidhur gjithë natën për të fshirë flash por asgjë. Kur shkoj tek Erase All më del mesazhi nëse dua të fshi flash dhe unë shtyp tek po, pas kësaj nuk ndodh asgjë. Nëse shtyp esc më del mesazhi Erasing stopped by user kështu që mendoj se është flash po fshihet nga reborn por unë nuk shikoj asnjë përqindje që të më tregoj se ku ka arritur dhe edhe pse e lashë gjithë natën ashtu si e lashë reborn e gjeta në mëngjes. Ok. Provova të vendos një firm të neo mrb në formatin .bin por tashmë reborn nuk punon fare nqs e vendos në aparat, ose nqs e shikoj direkt nga cas nuk punon. Thotë se moduli po fillon dhe e rifillon përsëri pas disa sekondash. Nëse dikujt i ka ndodhur një gjë e tillë, i lutem të më ndihmoj. Faleminderit!






