
Originally Posted by
danilo
Mirëmbrëma djema!
Doja një këshillë nga ju që dini shumë më tepër se mua në lidhje me aparatet satelitore.
Kam ndërmend të blej një aparat HD dhe dua të bëj disa pyetje, shpresoj mos tju mërzis shumë. Ju them që tani se nuk dua të shpenzoj më shumë se 120 euro sepse teknologjia do të rinovohet përsëri dhe mbase pas një viti do të ndërroj aparat, plus që ky aparat është për babain tim, kur të blej aparatin tim besoj se do më duhet një dreambox apo qbox.
1. Nëse blej një aparat HD ka ndryshim nëse ky aparat është MPEG2 apo MPEG4. Si është më mirë dhe po patët mundësi të më shpjegoni ndryshimin.
2. Besoj se në aparatin HD duhet të funksionoj dhe Dragon Cam dhe Reborn dhe më pas karta Digitalb HD apo jo?
3. Cilët aparatë më këshilloni dhe ku mund ti blej në internet me çmime të arsyeshme?
Shpresoj që dikush të më përgjigjet