
Originally Posted by
fillestari
Me pak shaka........ Jo 'Ush' po 'gomar' keshtu e kuptoj une kete keshille,me aq sa e njoh gjuhen e englezeve. Jam i bindur qe se ke pas me te keq. Nuk eshte hera e pare qe hasem me te tilla 'keshilla', por me duhet te sqaroj si me poshte:
Emrin apo nickun e kam perzgjedhur me kujdes,dhe jo pa qellim.Natyrisht qe jam i bindur edhe sot e kesaj dite qe thjesht jam 'Fillestar'.
Ose me sakte amator i kesaj fushe, pra kjo fushe nuk eshte prefesioni im qe te veteshpallem prefesionist apo ca me keq ekspert, sic bejne ca e ca(se kam fjalen vetem per forumin tone) apo ndonje anetar ketu qe kur kerkon ndihme per ndonje problem, ve kushte te tilla si psh 'e dua pergjigjen prej eksperteve'. Nderkohe qe mund ta mari pergjigjen edhe prej 'fillestareve' te cilet thjesht mund ta kene hasur si problem.
Nje nga difektet e ne shqipove eshte pikerisht 'dukja' apo me sakte, me shume perpiqemi te jemi shoqeri e 'dukjes', fatkeqsisht ky eshte difekt i shoqerive te prapambetura.
Edhe une dikur dikur, i tille isha, dhe ç'ishte me e keqja, nuk e kuptoja.
Te lutem mos ta zgjasim me kete debat dhe me kete sqarimin e mesiperm ta quajme te mbyllur.
Kerkoj ndjese per daljen nga tema...........
Ju lutem moderatoreve, ne rast se e shohin te arsyeshme mund ta fshine kete post.