
Originally Posted by
Fiku75
Pershendetje,
Persa i perket programeve me .exe duhet te beni kujdes te jeni te sigurte ose me mire ti evitoni pasi ne te kaluaren kemi pasur disa persona me plot gojen hajdute, te cilet gjoja ju ndihmonin, por nderkohe programi qe ata jepnin ju merrte te gjitha te dhenat personale te aparatit tuaj perfshi dhe linjen personale etj.
sigurisht ai person qe e provoi u perzu nga forumi edhe pse tentoi te vinte edhe nja 6 here te tjera me nickname te ndryshem.
sigurisht ai mund te jete rregjistruar me emer tjeter dhe mund te ritentoje.
keshilla ime eshte ti evitoni softwaret qe kane lidhje me linja serverash sepse ne pamje te pare duken ne rregull edhe punen e bejne, por cdo gje private e juaja behet dhe e tjeter kujt.
kaloni mire.