Ne durres a kapet sinjali hd dhe cfare frequence ka?
Ne durres a kapet sinjali hd dhe cfare frequence ka?
mvaret nga televozori edhe tunerin qe ka tv-ja mund te jete plasma,lcd, led ato duhet te kene edhe tunerin tokesor ne hd, e njejta ndoth edhe me aparatet tokesor ne qofte se aparati tokesor eshte hd , me çfare do lloj televizori shikohet
Per momentin eshte vetem per Tiranen, nuk ka sinjal ne Durres, kur te vije sinjali dhe ne Durres, nuk te duhet asgje vetem nje antene e thjeshte, nuk ka frekuenca do besh Auto Scan ne Aparatin tend dhe te Dalin Kanalet, por tuneri tokesor i TV tend duhet te jete DVB-T HD pra te suportoje MPEG4, Ky lloj Tuneri ndodhet ne te gjithe TV LCD FULL HD, LED, HD READY psh nuk e kane, kalo mire!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Tani nga sot ne 53 uhf edhe TVSH SPORT
taksat i paguan por jo per platform sic po behet thjesht per kanalin analog...thjesht per sqarim...duam dhe transmetojm
Ky komenti i pentiumflash me la pa fjale, me duhet te prek vehten per te pare nese ekzistoj. Per ta komentuar me duhet te c'aktivizoj trurin duke lene aktive vetem dy neurone. Nje njeri qe i ka dy pare mend ne koke e di qe taksat i paguan per televizionet kombetare dhe pretendon qe keta kanale te ecin paralel me kohen si me programet qe ofrojne ashtu edhe me cilesine vizive. Nuk hyn analogu apo dixhitali ketu. Nese koha kerkon dixhital HD ashtu duhet te behet, nese me vone koha do kerkoje 4K perse te mos pretendojme 4K? Apo duhet te bejme takse per SD, takse per HD, takse per 4K e keshtu me rradhe pa fund.....?
Lexova edhe disa komente te pasakta lidhur me kanalet HD, qofshin DVB-S2 apo DVB-T2. Per te marre sinjal nga kanalet HD ju duhet te keni nje marres dixhital HD te integruar ne televizor, kompjuter apo te jete aparature me vehte nuk ka ndonje rendesi, mjafton qe te jete HD. Per te pare ne Full HD kete kanal atehere duhet qe edhe ekrani ku do ta shifni te jete Full HD (1920x1080) por mund ta shihni edhe ne ekrane HD Ready (1366x720) me pak renie kualiteti ose edhe ne ekrane SD (720x480 po e marrim si te mireqene kete format pasi ne SD kemi shume formate si PAL NTSC etj) me renie te theksuar kualiteti.
Ka edhe shume Televizore Full HD me marres dixhital tokesor jo HD te integruar sikurse ka edhe shume Televizore jo Full HD me marres dixhital Full HD te integruar.
Eshte e qarte qe ne Televizoret Full HD pa nje marres dixhital HD nuk mund te shihni kanalet HD keshtuqe duhet nje marres me vehte (i jashtem dhe jo i integruar).
Ka edhe shume Televizore jo Full HD me marres dixhital HD te integruar, si per shembull Samsung T220HD qe une e perdor si ekran kompjuteri i cili nuk eshte Full HD por eshte 1280x1050 dhe une mund te kap dhe te shoh te gjitha kanalet HD por natyrisht qe nuk do i shoh ne Full HD 1920x1080 por ne HD 1680x1050 pasi televizori i ben "downscaling" imazhit per ta pershtatur per ekranin.
Shpresoj te jete e qarte.
ixhinjer pershendetje ,sqarimi eshte shume i mire por doja te shtoja pak me teper qe te plotesoj ,ne tv lcd apo plasma qe kane mpeg2 mund te vendosin nje module NEOTION MPEG4 dhe mund te shikojne kanalet tokesore qe jane me mpeg4 (kjo module ben kalimin nga mpeg2 -ne mpeg4 ).
Po, ke te drejte deri diku tamo por nuk permenda keto zgjidhje specifike pasi nuk jane standarte dhe kane limitet e tyre. Psh ky CAM NEOTION nuk mund te perdoret ne te gjitha markat e dekoderave apo televizoreve sic jane: Sony Bravia KDL-26S2010, SONY Bravia KDL-46X2000, LG LF76, Philips 42PFL 7962D, Philips 32PFL 9603D, Philips 37PFL 9731D, Philips 42PFL 9732D/10, Hisense LCD32V86 etj...
Nuk dua te flas budallalleqe por gjeja me e rendesishme, me sa di une, eshte se ky CAM eshte nje konvertues "MPEG-4 to MPEG-2" qe merr sinjalin HD dhe e kthen ne SD dhe ia kalon dekoderit (te jashtem apo te brendshem) i cili dekodifikon sinjalin dhe ia kalon ekranit. Pra nuk kthen ne HD marresin dixhital por lejon shikimin ne SD te kanaleve qe transmetojne ne HD.
Kam te drejte apo po flas ndonje budallallek?