Pershendetje kapoaug
Meqenese jam marre gjate me listen e kanaleve te Sparkut po jap disa mendime.
Konvertimi i listes se vhannibal per Spark permes prog Dog Settings shfaq dy probleme per nje sere kanalesh, te cilat shfaqin tabelen ERROR. Mendoj se eshte me mire me u dit problemet se keshtu mund tu jepet zgjidhje me aq sa eshte e mundur.
Vetem pas nje kalimi te shpejte mbi listen qe ke hedhur ketu, konstatohet menjehere ky problem kryesisht te kanelet MPEG4 dhe HD ne shume prej frekuencave qe mund ti shofesh edhe vete.
Per orientim ne 23.5°E ne buketen Satellite BG frekuencat 11871,12051,12207 V 27500, ne Sky Link 11934 V 27500 etj. Ne 19.2°E ne buketen Orange: 11023,11170 H 22000 si edhe ne frekuencat 11082, 12721 H 22000 etj. Ne 16°E Jolly HD ndoshta edhe te tjere. Ne 13°E JSC Sport HD 1&2 Bein Sport HD 1&2, ne Cyfra 11278 V 27500 une vetem nje pjese kontrollova se me siguri ERROR shfaqin edhe shume kanale te tjera, kryesisht ato MPEG4 dhe HD.
Pas konvertimit dy problemet qe shfaqen jane:
Problemi 1. jane fec e frekuencave te cilat pas konvertimit se listes ndryshojne. Me i shpeshti eshte 5/6 i cili pas konvertimit kthehet ne 4/5 dhe pikerisht ky ndryshim e shkakton problemin. Natyrisht jo te te gjithe kanalet.
Me poshte eshte lista e fec qe shkaktojne problemin ne te gjithe satelitet dhe si duhet te jene ne menyre qe te zgjidhet problemi 1
1/4 duhet te jete 9/10
6/7 duhet te jete 8/9
7/8 duhet te jete 3/5
5/6 duhet te jete 7/8
4/5 duhet te jete 5/6
Ky problem eshte i zgjidhshem. Dhe ja si kam vepruar une per ta zgjidhur
Pas konvertimit te listes se vhannibal per spark dalin ato 5 filet, atehere hap filen sat.xml me notaped. Personalisht, meqe listen e kanaleve preferoj ta hedh prej PC ne Spark kete file e hap permes DCC se aty reshtat dalin shume mire. Megjithate njesoj eshte.
Pasi e hap kete file shkoj te Edit dhe zgjedh opsionin Replace... Te tabela qe shfaqet aty ku lexon Find what: fus fec qe me duhet te ndryshoj, pra ate qe me shkakton problemin psh 1/4 duke shkruar fec="1/4", dhe aty ku lexon Replace with: fus fec qe duhet, pra ate qe korigjon problemin 9/10 duke shkruar fec="9/10" dhe me pas i jap Replace All. Pas kesaj te gjithe fec 1/4 kthehen ne 9/10. Pas kesaj i jap exit files sat.xml duke i dhene save dhe me pas e hap perseri dhe vazhdoj me ndryshimin e fec te tjere.
1.png 2.png
Keshtu veproj me te gjithe fec e mesiperm vetem se duhet te kryej procesin duke ndjekur radhen siç i kam vendosur fec me lart pra hapi i pare 1/4 me 9/10 i dyti 6/7 me 8/9 ....... dhe i fundit 4/5 me 5/6.
Me pak se 5 minuta dhe ky problemi i fec eshte zgjidhur.
Problemi 2, lidhet me video_pid, audio_pid dhe pcr_pid. Te lista e vhannibal shume prej kanalave nuk i kane te dhenat e mesiperme. Ne E2 kjo nuk perben problem, por ne Spark te shume kanale krijohet problem duke u shfaqur ERROR. Psh te lista jote ky problem eshte per kanalet JSC Sport 1 & 2 HD apo Bein Sport 1 & 2 HD si edhe ne kanale te tjera. Natyrisht edhe ne kete rast jo te te gjitha kanalet ndodh ky problem. Por te nje pjese po.
Ky problem eshte dhe me i veshtiri per tu riparuar.
Nje menyre mund te jete duke hapur filen tv_prog.xml me notaped dhe aty te Edit te zgjedh opsionin Find apo Find Next te shkruaj emrin e kanalt qe ka problemin dhe me pas te shkoj te reshti dhe te vendos video_pid, audio_pid dhe pcr_pid te kanalit perkates. Por kjo eshte si te kerkosh gjilperen ne kashte. Pra thuajse e pamundur.
Mire do ishte qe mos te ekzitonin keto probleme.
Zgjidhja me e mire e momentit ngelet permes prog. Setings Maker. Psh keto listat
KETU qe kam krijuar permes ketij programi nuk i kane problemet e mesiperme.