Po perpiqem ti marre me radhe:
Per te kaluar nga E2 ne sistemin Spark:
1. fike aparatin me butonin qe ka mbrapa
2. me nje nga gishtat e dores se majte shtyp (dhe mbaje shtypur) butonin OK qe ndodhet ne pjesen ballore te aparatit
3. duke e mbajtur te shtypur butonin OK, me doren tjeter ndiz aparatin me celsin qe ka mbrapa
4. mos e lesho butonin OK deri ne çastin qe ne pjesen ballore te aparatit(Display) te lexosh 'FORC' Vetem kur te shfaqet 'FORC' lesho buton OK
5. po ne pjesen ballore te apratit shtyp butonin Ch+ dhe do te lexosh 'SPARK'
6. pasi te lexosh fjalen SPARK shtyp nje here butonin OK dhe prit derisa aparati te kaloi vete ne sistemin Spark (duhen disa çaste)
Me qarte shiko
kete materialin ne gjuhen angleze
Per te ngarkuar firmwaren e re te sparkut ka disa menyra. Per me shume shiko keto variantet ketu:
1.
http://www.satsupreme.com/showthread...33#post1005033
2.
http://www.satsupreme.com/showthread...12#post1031012
Oscam ka edhe Sparku po ashtu si edhe enigma2
Per listat e kanaleve eshte e vertete qe E2 i ka shume lehte per ti ngarkuar e shkarkuar dhe Sparku ka probleme qe ne kendveshtrimin tim jane te renda.
Jane probleme te renda kur behet fjale per lista te komplikuara si fjala vjen per Motor apo 16 pozicione satelitore se per 4 apo 5 satelite nuk jane shume problematike.
Nuk e kuptoj, si mungon IPTV me E2 ???????????
Nuk kuptoj gjithashtu, si mungon browser me E2 ????????????
Tani me kete frazen 'manual per idiotet' e ke tepruar ca, se indirekt na fyhen te gjitheve. Padija nuk eshte idiotesi. Te mos dish dicka ne nje fushe te caktuar nuk eshte turp e aq me teper te konsiderohet si idiotesi. Dhe tek e fundit manualet jane nje, si per te paditurit ashtu edhe per te diturit.
Full backp imazhit E2 mund ti besh me kete metoden ketu:
http://www.satsupreme.com/showthread...63#post1020963 Po te kjo faqe nje post me larte ke edhe nje tuto tjeter per flashimin E2 kur je ne sistemin Spark
PS: se harova qe firmwaren e re te sparkut mund ta ngarkosh edhe online permes pultit. Vete nuk e preferoj. Preferoj me teper metodat manuale.