Montezuma 1 kur te them hidhi list me motor nuk kam qejf te bej cat me ty ,po te them nga eksperienca ime personale,pasi mua me ishte fshire nje satelit dhe nuk me dilte prape ,duhet ose ta flashosh dhe ti hedhesh listen e re ose mer nje liste te re dhe hidhja ,pastaj bej konfigurimet ne tuner dhe vendos opsjonin me 2 satelite,dhe duhet te dali sateliti 16 est,ti provoje dhe me thuaj nqs gabova,faleminderit
OVES12 Ebera kete qe ne fillim por nuk ndryshoi gje, bera edhe nje gje tjeter e mora boxin tim dhe e shpura ne xhaxhai im me te njejtat konfigurime qe kam une dmth Kanalet Shqiptare ne Eutelsat 7, ne xhaxhai nuk i zinte dhe detyrimisht i bera konfigurime nga e para ne Eutelsat 16, dhe ashtu sic ishte me konfigurimet ne Eutelsat 16 e solla ne shtepi dhe e vura ne pune por... nuk nxirrte asgje dhe detyrimisht i bera konfigurimet nga e para ne Eutelsat 7
Shkaku qe te ndodh kjo eshte se ti e ke flashuar DM me imazh te perpunuar prej te tjereve. Dhe ata kryesisht i modifikojne sipas deshires te tyre, c'ka dmth nderhyjne edhe te satellites.xml dhe i modifikojne edhe keta. Dhe me siguri qe aty mungon Eutelsat 16°E. Dhe e them me bindje qe ai qe e ka modifikuar ate imazh eshte turk(shaka kjo).
Tani une nuk e di se cfare imazhi perdor ti qe te te thoshja si ta verifikoje. Ne kete pike ti nuk nderhyn dot pervec ne rast se e hap vete imazhin por nuk ja vlen se kjo do njefare pervoje.
Nejse nese e ke per zemer ate imazh qe ke hedh duhet te veprosh keshtu, ose duhet ta flashosh perseri me te njejtin imazh dhe pasi ta flashosh ne momentin qe te dalin ato tabelat qe kerkojne konfigurimin e antenes ti japesh exit(pra jo ti aktivizosh), hidhi listen e kanaleve te vhannibal dhe vetem me pas te besh konfigurimet e antenes. Vetem duke hedhur ne fillim listen pastaj konfigurimet e antenes mund ta zgjidhesh problemin pra keshtu 'zevendeson' satellites.xml te vjeter me ate te riun. E them ne thonjeza zevendeson se ne te vertete nuk zevendesohet por thjesht merr prioritet satellites.xml i vhannibal kundrejt atij te 'turkut'. ose te provosh ti besh factory reset DM dhe te veprosh duke hedhur listen e kanaleve te paren pastaj konfigurimet. Per te paren jam plotesisht i sigurte por per kete te dyten (duke i bere factory reset) nuk jam plotesisht i bindur.
Vetem mos haro te ruash linjat per cdo rast.
Per mendimin tim sa here qe ta flashosh DM me imazhe te perpunuara eshte me mire qe te hedhesh qe ne fillim listen e kanaleve pastaj ne fund te besh konfigurimet e antenes.
Me ka ndodhur vete keshtu si tyj dhe mbaj mend qe aso kohe e kam flashu DM shume here dhe problemi rinte po ashtu. Vetem rastesia qe hodha njehere listen e kanaleve dhe me pas konfigurimet ma zgjidhi problemin. Dhe prej asaj kohe, sa here e flashoj DM te paren gje qe bej hedh lista e kanaleve pastaj te tjerat...... Kur digjesh prej qumshtit te nxehte i fryn edhe kosit i thone ketij muhabeti.
KLM
fillestari, problemi eshte qe kjo ndodh me te gjitha imazhe qe kam provuar deri me sot,Gemini-nabilo-PliJade te perpunuar ose jo, ndersa tani kam imazh OpenPli beta te zbritur direkt nga sajti i tyre i pa perpunuar sepse nuk kishte asnje satelit une i kalova dhe para se ti kaloja Eutelsat 7 ,provova si gjithnje te kaloj Eutelsat 16 ,por kot nuk me nxirrte asgje, besoj se dicka kam bere gabim ne antena (saci) se ne boxi ska mundesi te kete ndonje gabim, megjitheate po e provoj njehere keshtu si ma shpjegove ti, megjithese mua mi ze te gjitha kanalet shume mire pa problem,do ta provoj njehere kete metoden qe me the
Meqe ke openpli, hape njehere programin DCC dhe hyr ne share/tuxbox/satellites.xml dhe jepi Edit ketij te fundit dhe shiko nese e ka satelitin 16°E sipas ketij reshtit me poshte:
<sat name="Eurobird 16/Eutelsat Sesat 1/Eutelsat W3C (16.0E)" flags="0" position="160">
Nuk ka lidhje me parabolen, por thjesht me konfigurimet ne box.
Megjithate une kam bindjen qe permes asaj qe thash me larte do ta ndreqesh problemin.