Pershendetje
Nqs ate foto e satellites.xml e ke nxjere vertete prej share/tuxbox/satellites.xml kjo tregon qe s'ta ka fajin imazhi, por ti vete. Dhe tani i jap plotesisht te drejte mile kristo tek te thote:
Tani hyr ne var/etc/satellites.xml dhe shiko nese edhe aty eshte 16°E si ne rastin e share/tuxbox. Te them te shofesh ne var/etc sepse aty del satellites.xml kur i hedh ti listen e kanaleve. Ndersa ne share/tuxbox eshte satellites.xml i imazhit pra qe e ka vete imazhi te integruar.
Bile une do shkoja dhe me tej, qe ti ndoshta nuk ke hedhur fare liste kanalesh te re, por thjesht ke bere kerkim manual apo automatik. Dyshoj per kete se bera disa prova per te stimuluar situaten sic e ke ti dhe nga provat doli se kjo ndodhi kur bera kerkim manual dhe automatik me pult ne satelitin 7°E me frekuencat e satelitit 16°E dhe ajo qe doli eshte kjo foto me poshte:
Attachment 242643
Kjo ndodh edhe nqs ben te njejtin kerkim ne kedo satelit tjeter pra edhe ne fjala vjen 170°E apo 45°W etj dhe do te dalin kanalet shqiptare jo ne 7°E por edhe 45°W etj.
Une nuk mund te them me teper se cte ka thene mile kristo ne postin e tij me lart. Do te shtoja edhe kete qe ne rast se nuk di te hedhesh listen e kanaleve ne DM mund te shofesh te tema e manualeve apo edhe te pyesesh ketu nese nuk e kupton ate qe lexon atje. Dhe hedhja e listes nuk eshte kerkimi manual apo automatik me pult.
Gjithsesi ti mund ta lesh edhe ashtu sic e ke, mjafton qe ti kesh kanalet ne rregull se pjesa tjeter thjesht ceshtje estetike eshte. S'ka ndonje rendesi te madhe nese lexon 7°E apo 170°W. Rendesi ka qe te shofesh kanalet qe do.