Një i afërmi im më ka kërkuar ndihmë për blerjen e një dekoderi mesatarisht cilësor edhe relativisht të ri, brenda 2 javësh. Kam testuar shumë të tillë positivisht(perveç 2-ve, 1 prej të cilëve katastrofik: Worldsat Maestro CI Box - nuk kam parë një deko kaq pak cilësor deri më sot) edhe jam i pavendosur për të zgjedhur një nga këta tre, që gjykoj më se të mirë:
1) Topfield TF5000 CI(http://sat-receiver-world.com/pd-714...categoryId=482) - 100 euro; raporti çmim/cilësi më se i mirë. E vetmja frikë me këtë deko, është mungesa e rinovimit të firmwar-it jo zyrtar dhe të emulatorit përkatës me frekuencë të vazhdueshme.
3) Kaon KSC-N550H2(http://sat-receiver-world.com/pd-508...categoryId=246) - 200 euro, më i shtrenjti, por më i miri teknikisht pa asnjë dyshim, të paktën për sa e provova vetë. Problemi kryesor është se tani për tani s'kam hasur në ndonjë fw jo zyrtar për këtë dekoder, mungojnë edhe instrumentet më elementare për ta pëdorur pa nevojën e ndonjë Cam-i.
Më ekspertëve që i njohin mirë këta deko: Ju kë do të zgjidhnit?
Faleminderit,
Pirro.