cuna kush mund te me ndihmoj dot me nje imash gemini per DM800 HD
Nqs e ke per here te pare flashimin bej kujdes sepse do te te duhet ca pune per te sjelle perseri ne jete Box-in tend... Nqs ke flashuar disa here dmth qe je lodhur me pare per ta sjelle ne jete Box-in....
Pra cfare SIM eshte aparati yt?
jo un thjesht dua ta di sesi behet flashimi me nji imazh gemini ne DM800 HD sepse do e marr se shpejti. momentalisht kam DM500S dhe do kaloj ne DM800HD dhe dua nje img gemini per sistemin e operimit enigma 2 qe ka ky box. boxin do ta blej te ri kshu qe si img besoj se do te ket ate te vetin default nga fabrika
me fal nje pyetje, kjo SIM ca dmth?
po, ne rastin e nje boxi clon DM800 HD ne cfar vendi esht i lokalizuar SIM qe ta shof llojin dhe ne baze te tij te veproj? flm
Plako me vjen shume keq por tu dashka pune... Ma do mendja qe ti vjen nga dm500s edhe tani ke marre nje dm800hd... Po te isha ne vendin tend, do ta lija ashtu pa flashuar.... Por nese nuk te rrihet pa e flashuar, si qysh tek etj... Te sygjeroj qe perpara te lexosh ne forum edhe ta flashosh.... ketu ne seksionin shqip ke materiale plot shqip qe te ndihmojne
Sa per pyetjen qe me bere...
SIM nuk besoj se eshte nje fjale e re per ty, psh dreambox-at HD brenda tyre kane nje SiM card, te njejte me ate te telefonit ku aty mbahen disa te dhena materiale etj qe sherbejne per ta vene ne funks aparatin dhe imazhin
Mirepo kemi SIM-e te ndryshme, SIM 1, SIM 201, SIM 210, Ferrari SIM... (keto vlejne per drembox HD Clone)
Por gjithashtu kemi edhe SIM dreambox qe e permbajne aparatet origjinale
Arsyeja qe jane kaq shume alternativa sim-esh eshte se edhe sim-et kinez kopjohen nga kineze te tjere qe shiten akoma edhe me lire.... Edhe prandaj detyrohen, ne njefare menyre qe ose te rrisin sigurine e SIM, duke nxjerrur versione te reja SSL, ose bejne SIM te rinj edhe per qellime perfitimi...
Shpresoj te kem qene i qarte
I paskam rene pikes... Tani ti merre box-in njehere... Avash avash lexo edhe materjale... Edhe mirese erdhe ne klub :D
Eshte shume qejf ketu :D
Ketu ke diferencat e origjinalit me klon dhe nder te tjera ke dhe sim se ku vendoset. Gjithsesi ta shpjegoj me pak fjale dm tduhet hapur dhe sim ndodhet ne bord si drejtim pas ekranit ne cep djathtas kuj je perball ekranit.