PHP Code:
Shkėndija me Ecologun sėrisht nė Evropė
Skuadra kuqezi edhe nė vitin e dytė nėn drejtimin e kompanisė Ecolog arrin tė sigurojė
pjesėmarjen nė eliminatoret e Liga Evropės.
Kjo do tė jetė hera e katėrt nė histori, qė Shkėndija do tė jetė pjesė e garave Evropiane.
Fitorja e tė martės 1:0 pėrballė Vardarit dhe humbja e Renovės 0:1 nga Sileksi, skuadrės
kuqezi pėrfundimisht i siguroi pozitėn e tretė nė renditje dhe pjesėmarjen nė eliminatoret
e Liga Evropės. Kėshtu, skuadra kuqezi edhe nė vitin e dytė nėn sponsorizimin e kompanisė
Ecolog arrin tė kapė zonėn evropiane. Nėse vitin e kaluar ekipit i duhej tė presė xhiron e
fundit dhe epilogun e duelit Bregallnica-Vardari nė Shtip pėr tė kapur pozitėn e 4 e qė
garantonte Evropėn pasi Kupa e Maqedonisė fitohej pikėrisht nga kampioni Rabotniēki,
tani ekipi shkon njė hap pėrpara dhe dy xhiro PARA fundit tė sezonit siguron pozitėn e
tretė nė renditje me 9 pikė tė paarritshme nga skuadra e vendit tė katėrt Renova.
Ndoshta pritjet ishin mė tė mėdha, ėshtė fakt qė tė gjithė dėshirojmė titullin, mirėpo
gjithashtu ėshtė fakt se pėr momentin ekipi ec saktėsisht sipas planit paraprak tė
drejtuesve. Qė nė momentin qė kompania Ecolog pranoi tė merrte pėrsipėr menaxhimin
e Shkėndijės, u premtua ndėrtimi i njė Shkėndije Evropiane qė do tė realizohej hap pas
hapi. Vitin e kaluar Evropa u kap nė sekondėn e fundit dhe vetėm falė rregullės sė fituesit
tė Kupės, ndėrsa tani Shkėndija nuk varet nga askush dhe falė punės dhe rezultateve tė saj
arrin tė sigurojė Evropėn. Kalimi i tė paktėn njė xhiroje nė Evropė ėshtė synimi i rradhės pėr
Shkėndijėn. Kujtojmė se nė 3 pjesėmarjet paraprake Shkėndija eliminohej qė nė pengesėn
e parė. Nė vitin 2011 debutimi nė Evropė ishte nė eliminatoret e Ligės sė Kampionėve dhe
pėrkundėr paraqitjeve tė mira, kuqezinjtė munden 4:0 nė Beograd nga Partizani
dhe 0:1 nė Shkup. Njė vit mė vonė falė vendit tė tretė nė renditje vjen paraqitja e parė
nė eliminatoret e Liga Evropės dhe ekipi mori barazimin e parė historik 0:0 nė Kumanovė
me Portadaunin e Irlandės sė Veriut, ndėrsa u eliminua pas disfatės 2:1 nė transfertė.
Gjithsesi kjo paraqitje solli diēka historike pėr Shkėndijėn. E para ishte barazimi, ndėrsa
e dyta goli i parė nė Evropė qė do tė vinte nė ndeshjen e katėrt me autor Ardian
Cuculin. Nė vitin 2013 Shkėndija mbeti jashta Evropės nė moment tė fundit kur humbi
me penalti finalen e Kupės me Teteksin, disfatė qė do tė sillte klubin nė buzė shkatėrrimit
e qė do tė shpėtohej nga hyrja e kompanisė Ecolog. Errėrat e reja qė frynė nė skuadėr
sollėn pjesėmarjen e tretė nė Evropė ku pėrkundėr eliminimit tė pafat nga Zimbru i
Moldavisė, Shkėndijės do ti sillnin sukses personal. Nė Shkup kuqezinjtė morėn triumfin
e parė evropian duke fituar 2:1 me golat e Bojan Vruēinės dhe Ivan Mitrovit, ndėrsa
eliminohen vetėm falė njė goli tė pafat tė pranuar nė Shkup, pasi nė Shisinau vendasit
fituan 2:0. Mirėpo Shkėndija tani mund tia shohė hajrin asaj fitoreje nė Shkup dhe
barazimit me Portadaunin nė Kumanovė qė ekipit i japin pikė evropiane dhe pak fat
skuadra nė short mund tė gjendet nė grupin e favoritėve pėr raundin e parė eliminator.
Nėse kjo ndodh, atėherė pėrballė do tė ketė skuadėr mė modeste qė mbase mund tė
kalohet dhe pėr herė tė parė nė histori Shkėndija tė shkojė nė raundin e dytė eliminator.
Gjithsesi pėr kėtė ka kohė, pasi ekipi ka edhe dy ndeshje deri nė mbyllje tė sezonit.
Qėllimi pėr pjesėmarrje nė Evropė u arrit, ndėrsa skuadra duhet tė tentojė tė vazhdojė
serinė e fitoreve qė zgjat nė 5 xhirot e fundit. E para nė kėtė drejtim ėshtė transferta
me Rabotniēkin tė shtunėn nė Shkup, ndėrsa mė pas sezoni mbyllet pėrballė Metalurgut.