Mirëmbrëma Reno!
Në rradhë të parë të kemi një ide për pozicionet East(Lindje) dhe West (Perëndim) Këto llogariten duke u nisur nga pika 0, e cila është një vijë imagjinare që bashkon polin e Veriut me polin e Jugut në vendin ku ne jemi pozicionuar .Kjo vijë gjendet me anë të busullës.Në mënyrë të përafërt mund ta përcaktojmë edhe kështu:Po të dimë se kur lind dielli dhe kur perëndon ,llogarisim se në ç'orë bie gjysma e ditës.Pikërisht në këtë orë ngulim një shufër të drejtë perpendikulare me një sipërfaqe psh. në një taracë,që është në nivel dhe shikojmë hijen që lëshon shufra,ajo hije ka drejtimin veri-jugë.
Tani nga perëndimi kemi West psh 12.5w dhe nga lindja kemi East,psh 42E (Turksat).Që të gjesh Turksat,nuk është lehtë,sepse duke kaluar shumë në lindje ,saçi ulet vertikalisht,jo shumë,por ulet,në krahasim psh. me Hotbrd,me Astra,ose Eutelsat,që janë 13,19.2 dhe 16 gradë në lindje.Poashtu ulet dhe po të kalojmë në Hiapasat që është 30 gradë në perëndim.
Tani varet se me çfarë do ta gjesh satelitin Turksat(me një dekoder të shoqëuar me një televizor portativ,apo me aparat satfinder)Por në të dyja rastet duhet të dish me siguri frekencat që transmeton Turksat 42E,të cilat janë të shumta,sepse në turksat gati çdo kanal ose 2-3 kanale kanë një frekuencë të veçantë dhe llogarit sa shumë frekuenca duhen .Për këtë shih dhe gjej frekuncat e reja të Turksat në internet. Disa po t'i jap unë sa për tu orientuar:11745 v 14398 3/4 11791 h 16000 5/6
11855 v 30000 3/4 11957 v 27500 5/6 12130 h 27500 3/4 e të tjera Shpresoj të kem ndihmuar sado pak .Paç fat!











