
Originally Posted by
fillestari
Nuk do te mjaftonte
Pra edhe nese dikush e vendos doren ne zemer dhe te jep linjen e tij te DGA, nuk vlen sepse nuk e ve dot ne pune pa te dhene edhe disa elemente te tjere, plus qe nuk flitet per C-line.
Kete vere pata rastin te shof nga afer DGA me mgcamd, madje pata mundesine te bej edhe disa prova te vogla, natyrisht me miratimin e persont qe posedonte kete lloj 'abonimi'
E para gje qe bie ne sy eshte se nuk kemi te bejme me linja klasike te perbera nga HOST PORTA USER PASSS
Linja e DGA ne newcamd.list nis me CWC = dhe jo me CWS = .
Linja eshte e ngjashme me keys dhe e perbere prej shume karakteresh(192) ku kemi nje kombinim te shkronjave dhe numrave
ABCDEF
0123456789
njesoj sic jane edhe keys, madje per nga numri i karaktereve ngjan me rsa keys.
Qe te funksionoi DGA(e kam fjalen si klient) nuk mjafton vetem linja, por duhen edhe disa elemente te tjere.
Me sa kuptoj une, nuk ka rendesi emri i boxit apo imazhi i tij, e rendesishme eshte qe boxi apo imazhi te suportoj openvpn.
Mendoj se personi qe shperndan linjat e DGA, permes mac adresse te boxit, pregatit edhe filet e openvpn te cilat me sa duket jane te personalizuara per cdo klient te tij. Ndoshta kjo duhet te jete nje nga arsyet qe kerkon ti dergosh boxin, ndonese nuk me duket fort bindese si arsye.
Perdor nje MGcamd 1.35a te modifikuar, por nga provat qe bera vete, funksiononte edhe me MGcamd 1.35a te zakonshem, 1.35 dhe 1.38. (Keta te tre provova une, por ma do mendja se duhet te funksionoje edhe me MGcamd te tjere)
Konfigurimi i mg_cfg ishte disi i vecante, por nuk ishte thelbesor. Funksiononte edhe me konfigurime te zakonshem, mjaft te jene per N-Line.
Eshte thene se peer.cfg eshte thelbesor qe te funksionoj DGA -------- Nuk qendronte. Si te ishte peer.cfg, si jo, DGA funksiononte.
E njejta gje vlen edhe per linjen e tirng, keshtu qe ne nje kalim te mundshem te tring ne pairing, besoj se ata qe kane keto lloj linjash do vazhdojne ta shofin edhe tring njesoj sic aktualisht shofin DGA.
Keto prova i bera duke kaluar linjat dhe te dhenat e tjera prej nje DM ne nje VU+ meqe personi ku isha kete vere i posedonte te dy keta boxe.
Perfundimisht nga provat qe bera vete, qe te funksiononte DGA edhe ne VU+, 3 ishin elementet thelbesor
1. linja
2. openvpn ose me sakte filet qe e perfaqesojne
3. mac adressa e boxit,
pra mac adresen e DM ja vendosa VU+ (per fat te mire VU+ pronon c'do lloj mac adresse te boxeve te tjere madje te plote)
Nuk e di nese edhe DM e ka kete avantazh apo vetem 6 shifrat e fundit i nderrohen ? Me paska shpetuar si detaj.
Nuk kuptoj arsyen pse ai nuk ju le akses ne ftp dhe telnet klienteve te tij? Ndoshta ka ndonje lloj pasigurie se metoda qe perdor eshte lehtesisht e cenueshme.
Nderhyn ne /etc/inetd.conf duke hequr rreshtat e telnet dhe ftp. Ndoshta kjo eshte arsyeja kryesore qe kerkon ti dergosh boxin. Ndonese kete nderhyrje ai fare mire mund ta kryej edhe pa e pasur boxin neper duar.
Ndonese linjat nuk ngjajne me ato tradicionalet, por me shume me keys, 'sjelljen' e kane si linjat e zakonshme.
Psh; nqs linjen e vendosim ne dy boxe ka ngrirje te figures njesoj sic ndodh edhe kur hedhim te njejten linje te zakonshme ne dy boxe. Duhej fikur(hequr nga rryma) njeri prej aparateve qe te funksiononte pa problem te tjetri.
Kaq se vetem pak ore kisha ne dispozicion dhe nuk pata mundesi te beja prova te metejshme.
KLM