
Originally Posted by
uranqe
Po Flamurtari e kam parasysh sepse jam dhe une nga 2010 ne kete forum, e nga 2000 ne boten e sateliteve. (Thene te drejten tek antenat jo dhe shume pervoje, gjithmon me pervoja te keqe)
Sidoqofte sa per ta skjaruar edhe njeher resirveri im eshte Starsat Extreme 2000 me server Forever IKS active.
Si ne fillim une kam pjaten (dish) te digitalbit ate qe e shet digitalbi 80cm apo nuk di qfare madhesie, koken (LNB) e kisha Koke lnb dyshe dhe jo me diseq.
Rastesisht kisha kapur njeher TOP CHANNEL pra ne frekuencen 10.762H/ 30000/ FEC. 3/4 por vetem me 64% dhe jo stabil nderkohe qe SuperSport ishte 92%.
Si fillim kete FEC resirveri im nuk po ma jep opcionin 3/5 pra eshte 1/2, 2/3, 3/4, 4/5, 5/6 etj. Por nuk ma jep si mundesi 3/5, kur thua kalo te sitstemi DVB-2 nuk e kam te kjarte si te kaloj ne kete sistem!
Me larte kisha marr edhe sugjerime qe te ndrroj softwaren e boxit gje te cilen e bera, prap njesoj.
Kishte ide te lidhjeve te ndryshme ne shtepi qe mund te shkaktojn konflikt siq jane: telefoni ajror i shtepijes, pajisjet wifi, tel e gjithqka. Te gjitha i kam bere off kam provuar njesoj.
Pastaj kisha dyshimet e mija tek LNB qe ndoshta kishte probleme me frekuenca te caktuara, ndrrova lnb dhe morra nje nga shoku lnb 1 pra single e vendosa, dhe fare leht gjeta sinjalin tek frekuencat e SuperSport (10845H, 30000) SINJALI TEK SUPERSPORT 97% Signal dhe 92% Quality. Por TOP CHANNEL VAZHDON TE JETE 00%
Per te hequr dyshimin edhe tek pajisja pra tek resirveri (boxi) mora fishen kablen dhe vendosa direkt tek TV i shtepijes pasi suporton DVB-S pra eshte satelitor. I futa frekuencat e SUPERSPORT dhe kishte sinjal nderkohe tek frekuenca e TOPIT perseri 00%.
Krejt ne fund nderkohe qe eshte tek SUPERSPORT Sinjali shume mire pra 92% po shkoj tek frekuenca e TOPIT dhe po leje saktesisht ashtu si me ke derguar frekuencat dhe FEC AUTO pasi opcioni 3/5 nuk e kam siq e shpjegova me lart, perseri njejet.
Per momentin kam mbetur pa opcione perveq te kaloj dhe nje jave mbi qati dhe pa pasur rezultat nderkohe qe temperaturat jane ra ne 0 grad celsius aq sa sinjali i Topit.
Sidoqofte ju faleminderit te gjitheve per kohen dhe mundin qe po jepni per te me ndihmuar me kete rast.