
Originally Posted by
Wingsofdarkness
,
komplet e pasakte, ajo ndodh kur dikush e ka te konfiguruar gabim rrjetin ose kur provideri ka probleme, por me se shumti nga sa pashe eshte i konfiguruar gabim serveri ose dreamboxi nga i cili merr linjen. dmth CS eshte mund ta them me siguri nje nga menyrat me stabile per te pare pa dhimje koke apo skadim celsash kanalet satelitore.
Kjo ideja jote eshte me e sakta por ben pjese vetem per ate kategori njerezish qe kane €€€€€€ dhe si dhem koka per 400 mij leke ne vit per abonim.
gjithmone duhet me i thene dy faqet e medaljes dhe gjithkush ben llogarine me xhepin e vet.
dhe kur kemi thene here te tjera ose kur kam ngul kembe me shume per nje gje ka qene se ne peshoren e nje personi qe s'do abonim, ka qene menyra me e mire e mundshme.
ja te marr nje shembull banal gjithmone per nje person i cili e ka internetin ne shtepi dhe ska dashur CS sepse i eshte dukur e kushtueshme.
ne keto 3 vitet e fundit po ta llogarisi ky person sa lek ka harxhuar per karta te ndryshme perfshij ketu edhe cam si matrix ose xcam apo abra apo titanium etj se spo vonohem te shkruaj emra kartash tashi.
sa lek? te themi 100 mij lek? dmth 90€? un jam i bindur dhe ju besoj qe e mendoni si une qe jane harxhuar ne 3 vjet me shume, por megjithate marrin per baze 90 euro.
me keto 90 euro mund tu blente shume mire nje klon i dreambox 500 dhe per kete mos thoni qe nuk eshte e vertete ose me mire po them ketej nga italia ose franca ndoshta ne shqiperi mund te kushtone dhe 110 euro, nuk dua te kapem ne shifra, dua te llogjikoj bashke me ju se sa e sakte eshte teoria e harxhimit kotemkot e lekut.
Tani sikur kete dm500 po themi ta kishim blere dhe mos te kishim blere me gje tjeter, do kishim pare deri para 6 muajsh pa lek fare sepse te gjithe neve e dime se premiere etj etj plus digitv, polsat etj etj ishin te hapura me emulatorin e brendshem dhe skishte nevoje fare per CS.
por dhe keto 6 muajt e fundit qe filloi te ndjehej me shume nevoja per te pasur CS sepse premiere kaloi ne n3 si polsati etj atehere kishte edhe ka akoma 2 menyra per te pare ne CS.
kush jane?
e para eshte qe nje shok te japi nje linje gratis ne forme reshare ose linjen qe pagon shoku juaj mund ta pagoni dy ose tre veta dhe te shikoni qe te tre, me 1/3 e çmimit.
menyra e dyte eshte te paguash nje karte me abonim origjinal bashke me shoke te tjere e nenvizoj kete sepse ka rendesi te kuptohet se sa leverdi ka kjo pune, duke paguar psh 5 shoke nje abonim te digitalbit ta zeme sa do ju kushtoje per koke? un se di sakte por ta zeme 50 mij lek ne vit?
ok, ama me CS duke shperndare digitalbin tuaj origjinal juve do merrni nga te tjeret te gjitha paketat e evropes pa pasur nevoje fare te kerkoni arabet posht e larte.
E di shume mire qe kush nuk ka CS e ka te veshtire te me ndjeki sepse edhe mund te mos kete kuptuar mire se çfare thashe, por po te bejme nje llogari te thjeshte do te shikoni kush ka me shume interes kartat qe duhet freskuar ore e minut dhe pa asnje garanci dhe me shoqerime dhimbje koke, apo CS i sigurte sepse spo paguan asnje lek perveç 50 mij lekshit ne vit por me kete 50 mij ne vit i ke te gjitha paketat evropjane jo vetem digitalbin dhe keto paketa evropjane i ke pa dhimbje koke sepse nuk kane kode qe skadojne.
e di, u zgjata shume por per Wingsofdarkness e shkrova dhe per ju te gjithe qe jeni amatore si une dhe keni pasjon satelitin.
duhet te pagojme sa me pak duke shikuar sa me shume dhe pa nderprerje! te gjitha menyrat e tjera jane devijim drejt pasurimit te dikujt qe don te shese ate qe neser juve do tju beje te pendoheni qe e blete.
sepse edhe sot juve leket i keni te harxhuara dhe dreamboxin akoma nuk e keni dhe CS duket si mirazh ne shkretetire....