
Originally Posted by
fiku75
po eshte e vertete qe te duhet ip dinamike ose reale siç e quajne ne shqiperi.
ip ndahen ne dy kategori ne dinamike dhe statike.
nje provider i "lire" jep gjithmon klientit te zakonshem nje ip dinamike qe cdo here qe klienti lidhet me internetin ajo ndryshon numrin dmth eshte dinamike ose ne shqip e ndryshueshme.
dhe kategoria e dyte eshte ip statike dmth nje ip me nje numer fiks qe eshte pergjithmone numri jot personal, dhe sa here qe konektohesh dhe ç'konektohesh ate numer ip ke pra kjo ip quhet statike por kushton shume me teper sesa dinamike.
nese nje klient don te behet server dhe ka ip dinamike dmth te ndryshueshme, nuk mund te lidhet per nje kohe te gjate sepse me çkonektimin e pare klientet e tij nuk do te lidheshin dot me me serverin per arsye sepse provideri do te furnizoje serverin me nje ip te re pra dinamike, dhe ktu hyn ne loje ddns ose hosti dns.
eshte nje marifet qe e "mban" statike nje ip dinamike.
mirepo ne shqiperi eshte ndryshe, disa providera nuk japin as ip dinamike as statike, por japin nje ip te brendshme LAN
dmth me nje ip dinamike ne forme rrjeti te brendshem LAN lidhin shume klienta sebashku duke i dhene te gjitheve internet por asnjeri ska mundesi te behet server sepse routeri i tyre nuk shikon as ip dinamike as ip statike per arsye se shikon vetem nje ip LAN.
dhe ne kte menyre hosto ddns nuk arrin te trasmetoje jashte klienteve dhe shikohet nga ata offline.
normalisht ip LAN jane ne forme 192.168.1.10 ose 10.0.0.10
ne rast se ju jeni me keto ip LAN nuk keni shpresa te beheni server.
duhet me doemos te nderroni provider dhe te kaloni tek nje provider qe ju furnizon me nje ip dinamike, ose reale siç quhet me te drejte ne shqiperi sepse ip e rrjetit LAN jane fallco.