Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 10 of 232 FirstFirst ... 58910111215203560110 ... LastLast
Results 91 to 100 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #91
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Arsenal mund Romėn me golin e Van Persie, Lyon-Barēa 1-1

    Njė penallti e holandezit ishte e mjaftueshme pėr tė mundur Romėn ndėrsa Lyon barazoi 1-1 me Barcelonėn.Nė sfidėn tjetėr Atletico Madrid barazoi 2-2 me Porton nė ndeshjen e parė tė 1/8 tė Champions League.

    Arsenali ka bėrė njė nisje tė mirė duke mundur Romėn 1-0. Skuadra e “Gunners” ka bėrė njė lojė tė mirė por iu desh vetėm njė penallti pėr tė kaluar verdhekuqtė nė stadiumin “Emirates”. nė minutėn e 37-tė ishte Mexes qė ndėrhyri nė mėnyrė tė parregullt ndaj Van Persie dhe arbitri bėri me shenjė nga pika e bardhė. Penalltia u shndėrrua nė gol nga Van Persie. Bendtner dėshtoi tė dyfishonte ndėrsa mė pas Riise nuk mundi tė barazojė. De Rossi mori karton dhe do mungojė nė ndeshjen e kthimit.

    Lyon barazoi 1-1 me Barcelonėn e cila pėr njė orė shfaqi versionin e saj mė tė shėmtuar. ishte kapiteni i francezėve Juninho Pernambucano qė shėnoi njė gol tė bukur nga larg me goditje dėnimi i favorizuar edhe nga dalja e gabuar e portierit. Mė pas nė pjesėn e dytė Henry barazoi me kokė nga afėr dhe kėshtu katalanasit shohin tė qetė ndeshjen e kthimit.

    Atletico Madrid barazoi 2-2 me Porton duke mos shfrytėzuar dy herė avantazhin e krijuar. Nė stadiumin “Vicente Calderon” ishte Aguero qė dhuroi asistin pėr Maxi Rodriguez dhe pas dy minutash shifrat u bėnė 1-0. Por nėj gabim nė mbrojtjen e spanjollėve lejoi barazimin e Lisandro. nė minutat shtesė tė pjesės sė parė njė goditje e Forlan i shpėtoi portierit mik Helton duke pėsuar golin e dytė. Por bomberi mė i mirė nė Champions, Lisandro lopez shėnoi sėrish duke fiksuar shifrat 2-2.

  2. Advertise Here
  3. #92
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Sfida Inter-Manchester United mbyllet pa fitues dhe gola

    Kampionėt e Italisė kanė barazuar pa gola me “Djajtė e Kuq” duke mos shfrytėzuar faktorin fushė. Gjithēka vendoset ndeshjen e kthimit nė “Old trafford”.

    Ėshtė mbyllur pa gola raundi i parė i sfidės mes inter dhe Manchester United. Kampionėt e Italisė kanė barazuar pa gola me “Red Devils nė njė ndeshje plot episode dhe vuajtje pėr zikaltėrit. Njė pjesė e parė qė ka folur vetėm pėr anglezėt, i la vendit tė dytės e cila u zhvillua nė mėnyrė tė barabartė pėr tė dy ekipet.

    Manchester United rrėmben kėshtu nė “San Siro”, njė barazim 0-0 tė vlefshėm qė mund tė vendosė shumė nė ndeshjen e kthimit nė “Old Trafford”. Iniciativa nė fraksionin e parė ihts e e “Djajve” tė cilėt guxuan mė shumė nė portėn e Julio Cesar me sulmuesin Berbatov por edhe me driblimet e Rooney.

    Nė njė anė Santon tregoi siguri pėr zikaltėrit duke mos rėnė pre e emocioneve tė debutuesit nė nė ndeshje tė nivelit tė tillė ndėrsa Rivas ēaloi jo pak duke u zėvendėsuar nga Cordoba pjesėn e dytė. Nė duelin trup mė trup, Interi pati mė shumė dėshirė dhe kjo u pa nė minutat nė vazhdim ku Cambiasso rrėmbente topa ndėrsa Adriano sulmonte dhe mbronte ku tė mundej.

    Rasti mė i artė pėr Interin vjen nė minutat e fundit por topi parakalon tė gjithė zonėn para se tė largohet nga mbrojtėsit. nė sekondat e fundit njė goditje e Cristiano Ronaldos gjeti grushtat e portierit Cesar qė ishte nė pozicion tė mirė ballor. skuadrat do tė pėrplasin brirėt pas dy javėsh nė “Old Trafford” kur Interi tė provojė ferrin anglez.

  4. #93
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Morati: Murinjo mė ka premtuar kualifikimin.

    Presidenti i Interit, optimist pėr transfertėn angleze. “Dua tė pėrgėzoj Santonin, pasi tregoi se ėshtė njė kampion”.

    Barazimi pozitiv me Manēester Junajtidin, personaliteti i shfaqur nga i riu Santon, siguria e Mario Balotelit dhe mentaliteti fitues i Zhoze Murinjos janė faktorėt qė e bėjnė shumė optimist Masimo Moratin pėr kualifikimin e Interit pėr nė fazėn tjetėr tė Ligės sė Kampioneve. Presidenti i Interit e ka komentuar me tone tė qeta dhe shumė pozitive pėrballjen e “San Siros”, nė takimin e paradites sė djeshme me gazetarėt italianė.

    Zoti Morati, ēfarė i mungoi Interit nė pjesėn e parė? Skuadra fillimisht zbriti shumė e frikėsuar nė fushė.

    Ishim shumė tė karikuar, mbase edhe pak tė tensionuar pėr tė marrė njė rezultat pozitiv nė kėtė ndeshje, ndaj njė gjė e tillė mund tė jetė ndjerė nga lojtarėt. E respektonim kundėrshtarin tonė, por frika pėr tė gabuar ishte mė e madhe. Gjithsesi, forca e vėrtetė e skuadrės u pa nė pjesėn e dytė, ku edhe me tre sulmues nė 30 minutat e fundit, ekuilibrat e skuadrės nuk u prishėn. Sigurisht qė kjo ėshtė meritė e Murinjos, i cili u ka transmetuar lojtarėve tė tij besim nė vetvete.

    Jeni optimist pėr ndeshjen e kthimit?

    Realisht jam. Nė Ligėn e Kampioneve ėshtė shumė e rėndėsishme tė mos pėsosh gol nė ndeshjet qė luan nė shtėpi, ashtu siē ėshtė shumė e rėndėsishme tė shėnosh nė transfertė. Jam i bindur se Manēesteri e ka vuajtur faktin qė nuk ka arritur tė shėnojė nė Milano dhe nė ndeshjen e kthimit, do i duhet sėrish qė tė sulmojnė mė shumė se ne pėr tė kėrkuar fitoren. Padyshim qė pėrballja e “Old Trafford” do tė jetė si njė finale pėr tė dyja skuadrat.

    Kemi vėnė re njė ndryshim mentaliteti ndėrmjet skuadrės sė Murinjos dhe asaj sė Manēinit?

    Dėshira jonė gjithmonė ka qenė fitimi i Champions-it, por ēdo ndeshje ėshtė njė histori mė vete. Pastaj mė duket diēka e shėmtuar tė bėj krahasime. Ndaj Manēesterit na priste njė ndeshje e vėshtirė, por Interi e pėrballoi nė mėnyrė tė shkėlqyer sfidėn. Murinjo njihet pėr mentalitetin e tij fitues dhe lojtarėt e tij e kanė kuptuar mjaft mirė kėtė gjė.

    Meqė jemi te mentaliteti fitues, Davide Danton ka debutuar shkėlqyeshėm nė Ligėn e Kampioneve, duke frenuar nė mėnyrė perfekte “Topin e Artė”, Kristiano Ronaldon.

    Kur njė lojtar 18-vjeēar, qė debuton nė kompeticionin mė tė rėndėsishėm nė botė vihet pėrballė lojtarit mė tė mirė pėr momentin, tė paktėn kėshtu thonė pėr Kristiano Ronaldon, nuk mund tė presėsh shumė. Por Santon ka konfirmuar se ėshtė njė kampion. Padyshim ai ėshtė blerja jonė mė e rėndėsishme e merkatos.

    Ēfarė efekti ju bėri gjesti i Balotelit ndaj Kristiano Ronaldos?

    Ai ėshtė karakteri i Balotelit dhe dua tė them se edhe nė atė gjest kishte diēka pozitive. Sigurisht qė Mario duhet tė ketė respekt pėr kundėrshtarėt e tij, por nė atė mėnyrė, ai bėri tė kuptoj se nuk ndihet inferior ndaj askujt.

    Mendimi juaj pėr paraqitjen e sulmit, Ibrahimoviē - Adriano?

    Ajo e “San Siros” ishte njė ndeshje e vėshtirė, dhe sigurisht qė nuk kishin shumė hapėsira si rrjedhojė e markimit tė kundėrshtarėve dhe kjo gjė nuk i lejoi qė tė ishin shumė tė qetė nė konkretizimin e rasteve tė krijuara. Gjithsesi, pėr mua bėnė njė punė tė mirė dhe besoj se pėr ata do ta kenė mė tė thjeshtė nė Manēester.

    Murinjo nuk e ka pėlqyer mėnyrėn e arbitrimit...

    Gjykimet mbi gjyqtarėt mund tė jenė tė shumta, por pas njė ndeshjeje aq tė bukur si ajo, nuk dua tė bėj kritika.

    Pėrpara fillimit tė takimit, gjatė leximit tė formacionit zikaltėr, tifozeria e ka pritur me eufori skuadrėn. Ēfarė mendoni pėr “ndihmėn” qė ju ofroi publiku?

    Publiku ynė ėshtė shumė i lidhur me Ligėn e Kampioneve dhe atmosfera e sfidės me anglezėt ishte edhe mė e zjarrtė se ajo nė derbi. Pikėrisht pėr kėtė arsye, ne duam tė avancojmė mė tej nė Evropė, pėr t’i falur akoma mė shumė kėnaqėsi tifozėve tanė.

  5. #94
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Juventus, 18 milionė Euro e afrojnė mė shumė me Diego

    Bardhezinjtė tani janė njė hap larg mesfushorit tė Werder Bremen pasi oferta ėshtė pranė kėrkesės sė klubit gjerman.

    Juventus e ka rritur shumė shifrėn qė ofron pėr blerjen e futbollistit brazilian tė Verder Bremenit, Diego. Menjėherė pasi klubi gjerman i Bundesligės 1, qė ka nė pronėsi lojtarin nė fjalė, ka refuzuar njė ofertė tė parė tė bardhezinjve italianė, sipas tė pėrditshmes prestigjioze gjermane, “Bild”, ka ardhur edhe njė propozim i ri nga ana e drejtuesve tė klubit tė Juventusit.

    Bėhet fjalė pėr njė shumė prej 18 milionė eurosh nė dorė, plus edhe njė sėrė pėrfitimesh tė tjera nė para, tė cilat do tė sanksionohen nė kontratėn qė mund tė nėnshkruhet mes palėve.

    E para do tė varet nga arritja e mundshme e objektivave: fitorja nė Champions League, titulli i Serisė A, Kupa e Italisė ose thjesht kualifikime nė Champions. Zgjedhja e dytė konsiston nė njė pėrqindje tė shumės sė arkėtuar nė njė rast tė mundshėm tė shitjes sė Diegos nė njė tjetėr skuadėr, ngaqė braziliani ėshtė vetėm 24 vjeē.

  6. #95
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Lipi: “Inter e Roma kualifikohen”.

    Marēelo Lipi, trajneri i pėrfaqėsueses italiane tė futbollit, ėshtė shumė optimist per skuadrat Italiane nė Ligėn e Kampioneve.

    Marēelo Lipi, trajneri i pėrfaqėsueses italiane tė futbollit, ėshtė shumė optimist pas sfidave tė para tė zhvilluara nga dy ndėr tri skuadrat italiane nė Ligėn e Kampioneve.

    Interi barazoi 0-0 nė “San Siro”, ndėrsa Roma u ndal nė transfertė vetėm pas njė penalltie. “Sigurisht qė pėrpara kėtyre sfidave, Interi dhe Roma ėndėrronin krejtėsisht njė tjetėr rezultat nga ata tė arriturit, por kam shumė besim se pėr ndeshjet e kthimit do tė jenė sėrish dy formacionet italiane, skuadrat e favorizuara pėr tė vazhduar nė ēerekfinalet e Ligės sė Kampioneve.

    Interi ka dy ndėr tri rezultate pėr tė vazhduar mė tej, pasi fitorja dhe njė barazim me gola do t’i kalonin mė tej zikaltrit. Ndėrkohė, Roma ka ndeshjen e kthimit nė fushėn e saj, nė tė cilėn ka treguar se rrallėherė gabon. Arsenali nuk ėshtė Manēesteri, kėshtu qė verdhekuqtė fitojnė 2-0 dhe avancojnė nė aventurėn evropiane”, ėshtė shprehur Lipi.

  7. #96
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Karlo Anēeloti: Duam finalen e Kupės UEFA.

    Tekniku kuqezi flet pėr sfidėn e sotme ndaj gjermanėve. “Ndaj Verderit do tė luajmė si tė ishte sfidė Champions-i”.

    Trajneri i Milanit, Karlo Anēeloti, nė prag tė ndeshjes sė sotme ndaj Verder Bremenit argumenton objektivat e rinj tė shtėpisė kuqezi. Duke i parė zikaltrit e Interit shumė larg nė kampionat, kreu i pankinės i kėrkon skuadrės sė tij tė japė maksimumin nė Kupėn UEFA, e mė pas ta mbyllė kampionatin nė katėr vendet e para, qė i japin mundėsinė Milanit tė luajė nė Ligėn e Kampioneve sezonin qė vjen: “Nesėr (sot) do luajmė ndaj Verderit pėr Kupėn UEFA, e duhet ta konsiderojmė kėtė sfidė sikur tė ishte njė ndeshje e rėndėsishme pėr Ligėn e Kampioneve.

    Objektivi ynė primar pėr momentin ėshtė ta mbyllim kampionatin nė tri vendet e para, – thekson Anēeloti – por ama duam edhe finalen e Kupės UEFA. Dhe nėse do kualifikohemi ndaj Verderit, atėherė rruga jonė drejt finales do tė ishte njė objektiv mėse i mundshėm”. Pėrgjigjja ndaj kritikave – Anēeloti tani ka mundėsinė mė tė mirė pėr t’u kthyer pėrgjigjen e duhur kritikave tė presidentit Berluskoni dhe vėrshėllimave tė tifozerisė kuqezi.

    “Jemi mėsuar ta administrojmė mirė presionin e kjo gjė nuk na tremb mė. Madje, presioni i madh mė karikon tė jap maksimumin tim”, siguron tekniku kuqezi, tė cilit ndaj Verderit do i duhet tė luajė pa Ronaldinjon dhe Kakanė. Madje ky i fundit rrezikon tė mos jetė as i grumbulluar pėr sfidėn ndaj Verderit. Formacioni – “Nuk do ketė rotacion. Ndaj Verder Bremenit nuk do kemi Kakanė dhe Ronaldinjon, ndėrsa Shevēenko e Pato janė rikuperuar. Nė mbrojtje do aktivizoj Bonerėn, - pohon Anēeloti. –Kurse nė mesfushė, Bekhami dhe Flamini do luajnė qė nga minuta e parė. Edhe Inzagi do luajė qė nė fillim nė sulm, pasi dėshiron tė realizojė njė objektiv tė rėndėsishėm.

    Dhe kur Super- Pipo i vė vetes objektiva tė rėndėsishėm, vėshtirė se gabon pėrpara portės kundėrshtare”. Hipotezat e shitjes – Mirėpo kur trajnerit Anēeloti i ėshtė kėrkuar tė bėjė njė koment mbi mundėsinė qė klubi i Milanit t’ia shesė 40% tė aksioneve sheikut Mansour, ai nuk ka preferuar tė flasė. “Ėshtė njė problem i karakterit administrativ, ndėrkohė qė unė merrem me ēėshtjet teknike. Kėshtu qė nuk mund tė pėrgjigjem”, ka thėnė tekniku i pankinės sė Milanit.

  8. #97
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Spaleti pret i qetė sfidėn e “Olimpiko”.

    Trajneri i verdhekuqve sheh real kualifikimin e tė tijve. “Kthimi nė Romė do tė jetė plotėsisht njė histori tjetėr”. Jam shumė i sigurt se ndeshja e kthimit nė Romė do tė jetė krejtėsisht njė histori tjetėr”.

    Luēiano Spaleti, pavarėsisht humbjes nė transfertėn angleze kundėr Arsenalit, ėshtė shumė i qetė dhe optimist se kualifikimin, skuadra e tij do ta sigurojė pėrpara tifozerisė verdhekuqe, nė stadiumin qė do tė mirėpresė edhe finalen e sivjetshme tė Ligės sė Kampioneve. “Faktikisht nuk kemi shfaqur asgjė tė mirė nė Londėr, ndėrkohė qė nga ana tjetėr bėmė tė pamundurėn pėr tė mbyllur ndeshjen.

    Gjithsesi, skuadra u rrit nė pjesėn e dytė, mirėpo nė disa raste qė krijuam pėr tė shėnuar, na mungoi ajo kthjelltėsia qė bėn diferencėn pėrpara portierit kundėrshtar. Prapėseprapė nuk mendoj se ndėrmjet nesh dhe Arsenalit ekzistojnė diferenca tė mėdha, kėshtu qė nė ndeshjen e kthimit nė ‘Olimpiko’ do jemi ne ata qė do tė drejtojnė lojėn. Kėto dy javė do tė na shėrbejnė edhe nė rikuperimin e ndonjė tė dėmtuari, por edhe tė formės sė lojtarėve si Toti, apo Pizarro, nga tė cilėt pres shumė herė mė tepėr nga ajo qė paraqitėn nė ‘Emirates’. Besojmė tek kualifikimi dhe te forca e grupit tonė”, ka thėnė Spaleti.

  9. #98
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Mesfushori Izraelian Benajun, ai qė ngrin "Bernabeun".

    Humbje e papritur pėr Realin, hipotekim pėr anglezėt. Liverpuli arrin fitoren nė Madrid, falė golit tė izraelitit.

    Praktikisht, Liverpuli ka arritur tė hipotekojė kalimin nė ēerekfinalet e Ligės sė Kampionėve, pasi u tregua i pamėshirshėm nė mitikun "Santiago Bernabeu", duke regjistruar njė fitore tė rėndėsishme ndaj Realit tė Madridit. Skuadra rekordmene nė kompeticionin mė prestigjioz tė futbollit evropian tė klubeve ka marrė njė goditje tė rėndė e ndoshta tė papritur, aq mė tepėr kur tashmė pas dy javėsh i duhet udhėtojė drejt Liverpulit me njė objektiv aspak tė lehtė pėr t'u realizuar. Takimi dhuroi emocione tė jashtėzakonshme. Tema taktike e sfidės ėshtė dukur qartė qė nė minutat e para. Reali ėshtė munduar mė shumė pėr tė administruar topin, Liverpuli mendon tė mbrohet, duke u rinisur mė pas nė kundėrsulm. Fazė nė tė cilėn rrezikon seriozisht madrilenėt, sidomos me Torresin dhe Benajun. Ndėrsa, Reali nuk ka arritur tė gjejė hapėsira nė "murin e kuq", duke u pėrpjekur tė godasė vetėm me gjuajtje nga distanca tė Marēelos e Roben.

    Pėrpara fundit tė pjesės sė parė, Ksabi Alonso ka tentuar tė befasojė Kasijasin me njė gjuajtje nga 50 metra, por portieri spanjoll ndėrhyn nė kohė, pėr tė shmangur golin. Huande Ramos aktivizon Gutin pėr Marēelon, me shpresėn qė tė ketė njė mesfushė mė tė frymėzuar. Megjithatė, kjo lėvizje bėn qė Reali tė humbasė ekuilibrin dhe i jep mundėsinė Liverpulit tė hyjė me lehtėsi nė zonėn kundėrshtare.

    Megjithėse si pėrfundim, goli i vetėm i ndeshjes u realizua tetė minuta pėrpara skadimit tė kohės sė rregullt nga mesfushori izraelit Benajun. Kaq ka mjaftuar qė gjithēka tė vėshtirėsohet pėrsa u takon shpresave pėr kualifikim tė Realit, qė ka pėsuar edhe humbjen e parė shtėpiake nė epokėn e Hunade Ramosit.

    Nė kėtė mėnyrė, Liverpuli qė ėshtė shpallur 5 herė kampion i Evropės, hodhi njė hap tė madh drejt tetė mė tė mirave tė kontinentit. Ndonėse, gjithēka do tė vendoset zyrtarisht pas 90 minutave qė do tė luhen nė "Anfilld".

  10. #99
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Champions League, mbretėron sėrish futbolli anglez

    Fitoret e Liverpool nė Madrid, si dhe tė Chelsea ndaj Juventus kanė treguar dominomin e skuadrave angleze nė 1/8 e finaleve Liverpuli me fitoren e arritur nė Spanjė duket se ėshtė bindshėm favoriti pėr tė kaluar turin. Josi Benayun ishte autor i golit tė tė kuqve kur dėrgoi nė rrjetė topin e ardhur nga goditja e lirė e ekzekutuar nga Fabio Aurelio. Reali ishte i varfėr nė lojė dhe Arjen Roben pati mundėsinė tė barazonte me rastin mė tė mirė tė krijuar nga spanjollėt, por gjuajtja e tij u grushtua nga portieri Hoze Reina. Liga e Kampionėve ka qenė pėrherė arena mė e pėrshtatshme pėr Liverpulin e Rafael Benitezit. Reali e pati shumė tė vėshtirė tė thyente disiplinėn e Liverpulit dhe me gjithė pėrpjekjet e Raulit, tė kuqtė e kontrolluan ndeshjen qė nė fillim. Liverpuli u mbrojt mirė dhe me siguri dhe mund tė kishte kaluar nė epėrsi me kundėrsulmet e veta. Fernando Torres gjuajti fort, por gjuajtja e tij e pjerrėt nga e djathta u grushtua nga portieri Iker Kasiljas. Njė rast tjetėr ishte ai i Benjaunit, por portieri vendas ishte mė i vėmendshėm se mbrojtėsit e tij dhe doli nė hyrje tė zonės pėr tė bllokuar mesfushorin e Liverpulit. Edhe Liverpuli pėrjetoi drithėrima kur Reina priti gjuajtjen e Serxhio Ramosit dhe mė pas atė tė Gonzalo Higuainit. Por ky sulm u anulua pėr shkak se ishte nė pozicion jashtė loje. Alonso iu afrua shumė golit kur gjuajtja e tij nga gjysmėfusha e Liverpulit u prit nga Kasiljas. Trajneri Huande Ramos futi nė lojė Gutin nė pjesė tė dytė pėr ta pėrforcuar lojėn e Realit, por kjo nuk e ndihmoi shumė Realin. Miqtė ishin tė pafat kur sulmuesi Torres u zėvendėsua pas njė dėmtimi nė kavilje. Reali rrezikoi me njė kundėrsulm, por gjuajtja e Robenit u grushtua nga portieri i Liverpulit. Skuadra mike e mposhti mbrojtjen vendase kur i pambuluari Benajun realizoi golin e vetėm tė ndeshjes pasi mbrojtėsi Gabriel Heinze kishte bėrė faull mė parė ndaj Dirk Kujtit.

    Didier Drogba i dha Ēelsit fitoren 1-0 kundėr Juventusit mbrėmė, por finalistėt e vjetshėm mund tė pendohen qė nuk e mbyllėn ēėshtjen e kualifikimit qė nė ndeshjen e parė. Drogba shėnoi nė minutėn e 12-tė, por duhet tė kishte shėnuar tė paktėn edhe dy gola tė tjerė nė pjesėn e parė, tė cilėn Ēelsi e dominoi plotėsisht. Megjithatė, Juventusi i Klaudio Ranierit e mori veten dhe me kalimin e minutave u bė mė i rrezikshėm, edhe pse nė fund u mundėn. Por nė ndeshjen e kthimit ata e kanė tė qartė se gjithēka ėshtė e hapur. Ēelsi e nisi mirė lojėn qė prej fillimit dhe Drogba pėr pak sa nuk shėnoi nė minutėn nėntė pas njė gjuajtjeje me kokė. Tre minuta mė vonė atij iu dha njė tjetėr mundėsi pėr tė gjuajtur nė portė dhe kėtė herė gjuajtja e tij ishte fatale pėr italianėt. Salomon Kalu fut njė pas nė mes tė mbrojtjes mike, Lampard ia lė topin Drogbas, i cili mposht portierin Xhianluixhi Bufon. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtė duhet tė kishte shėnuar golin e tij tė dytė kur u la i pambuluar gjatė njė goditjeje kėndi tė Lampardit, por nuk goditi nė kohėn e duhur. Juventusi, qė ishte mbyllur nė gjysmėfushėn e vet deri atėherė, tregoi dhėmbėt me Alesandro del Pieron, por Ēeh grushtoi jashtė. Megjithatė, Ēelsi ishte nė ngritje teksa Lampard kontrollonte mesfushėn dhe shpėrndante topa me saktėsi. Nikolas Anelka bėri shumė punė nė krahun e majtė, duke i dhėnė mundėsi Drogbas tė qėndronte nė qendėr dhe tė rrezikonte sėrish me njė gjuajtje me kokė. Teksa minutat kalonin, Ēelsi e humbi ritmin dhe italianėt e spostuan lojėn drejt gjysmėfushės sė vendasve. Portierit Ēeh i doli shumė punė pėr tė mbrojtur rezultatin. Nė minutat e fundit, Anelka dėrgoi njė silur drejt portės sė Juves dhe vendasit pėr pak sa nuk shėnuan edhe golin e dytė tė ndeshjes.

    Skuadra greke e Panathinaikosit arriti njė rezultat tė rrallė pozitiv nė Ligėn e Kampionėve nė ndeshjen e tyre kundėr spanjollėve tė Vilarealit, duke barazuar 1-1. Organizatori Jorgos Karagunis ishte autor i golit pėr miqtė, tė cilėt kanė humbur nėntė ndeshje tė Kupės UEFA nė Spanjė dhjetė vitet e fundit. Grekėt kaluan nė epėrsi nė pjesėn e dytė, por ish-sulmuesi i Junajtedit, Rosi, barazoi me penallti. Nė fillim tė ndeshjes, Vilareali ishte mė kėrkues duke e detyruar portierin kroat tė Panathinaikosit, Mario Galinoviē, qė tė bėnte pritje tė bukura nė minutėn e 6-tė dhe tė 19-tė. Karagunis testoi gjithashtu mprehtėsinė e portierit vendas nė minutėn e 26-tė. Pėr spanjollėt mė i rrezikshmi ishte Rosi, kurse pėr grekėt Karagunis dhe kjo u dėshmua edhe mė vonė. Pėr skuadrėn greke, shtatė minuta para pėrfundimit tė pjesės sė parė, u ndėshkua me karton Janis Gumas, i cili kishte njė karton tjetėr dhe do ta humbė ndeshjen e kthimit. Trajneri i Panathinaikosit, Henk Ten Kate, duke iu frikėsuar kartonit tė kuq pėr Gumasin, e zėvendėsoi nė pjesė tė dytė me mbrojtėsin brazilian Gabriel. Galinoviē tregoi aftėsitė e tij dy herė nė fillim tė pjesės sė dytė, kur priti gjuajtjet e Santi Kazorlas dhe Rosit. Megjithatė, vendasit u zunė nė befasi nga Karagunis, i cili mposhti portierin Lopez duke shėnuar golin e tij tė tretė nė Ligėn e Kampionėve. Kjo e shty trajnerin e Vilarealit, Manuel Pelegrini, qė tė fuste nė lojė francezin Robert Pires dhe turkun Nihat Kahveci. Pires e shpėrbleu shpejt besimin e trajnerit pasi ishte ai qė mori penalltinė pas ndėrhyrjes nga mbrojtėsi polak Jakub Vaurzyniak. Rosi u tregua i qetė dhe e shndėrroi penalltinė nė gol, treti edhe pėr tė nė kėtė sezon tė Ligės sė Kampionėve.

    Takimi me me shume gola i kesaj mbremjeje ka qene ai i Lisbones, ku vendesit jane mundur me nje rezultat tenistik nga Bajerni i Mynihut. Skuadra gjermane, qe i ka mungar Liges se Kampioneve vitin e kaluar, ka shperthyer ne kete faze te kompeticionit, duke shenuar pese here ne porten e Tiagos. Frenk Riberi ka qene I papermbajtshem,duke shenuar dy here ne porten e portugezeve te Sportingut, nje here me 11-metersh. Nje mbremje mjaft pozitive edhe per italianin Luka Toni, i cili ka shenuar nje dopiete ne minutat e fundit te kesaj sfide. Firmen ne fitoren e thelle te Bajernit e vuri edhe Miroslav Kloze, i cilia ka realizuar golin e dyte te takimit. Lojtari me i mire i ndeshjes ka qene pa dyshim Frenk Riberi, qe jo vetem ka arritur te shenoje dy here, por ka qene ideatori i te gjithe aksioneve te Bajernit. Nuk mund te diskutohte me per skuadren qe do te kualifikohet, pasi vete rezultati eshte shume i thelle dhe nuk le vend per hamendesime.

  11. #100
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ibrahimovic shpreh siguri pėr kualifikimin e Interit

    Sulmuesi suedez ėshtė treguar optimist pėr tė fituar me Manchester pavarėsisht dominimit tė anglezėve nė ndeshjen e parė Nė mėnyrė paradoksale, sulmuesi i Interit Zlatan Ibrahimovic e ka ēuar nė 100% shansin e kualifikimit nė 1/8 e finaleve tė Champions League. Pavarėsisht dominimit tė Manchester United dhe mosshfrytėzimit tė faktorit fushė nė ndeshjen e parė 0-0, bomberi zikaltėr ėshtė shprehur optimist.

    “Ne kemi 100% mundėsi pėr t’u kualifikuar. Do tė shkojmė nė Manēester me dy rezultate nga tre nė favorin tonė. Nuk kemi arritur tė shėnojmė, por nuk kemi lejuar as kundėrshtarėt tanė ta bėjnė njė gjė tė tillė”. Ylli suedez i Interit shkon pėrtej parashikimeve tė bėra nga trajneri i tij, qė nė konferencėn pėr shtyp pas ndeshjes ka folur pėr mundėsi tė barabarta midis zikaltėrve dhe “Djajve tė Kuq”.

    “Ka qenė njė ndeshje e bukur futbolli, pjesa e parė ėshtė kontrolluar nga ata, e dyta nga ne. Manēesteri ėshtė njė skuadėr e madhe, por edhe ne jemi tė tillė. I jemi pėrgjigjur siē duhet, tani do tė shkojmė nė “Old Traford” pėr tė fituar dhe tė shohim se si do tė pėrfundojė”, ka thėnė Ibrahimoviē.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •