Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 102 of 232 FirstFirst ... 252779297100101102103104107112127152202 ... LastLast
Results 1,011 to 1,020 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1011
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Bayerni turpėron Milanin

    Milani po vazhdon me formėn e keqe nė ndeshjet miqėsore parasezonale, ndėrsa tė mėrkurėn mbrėma ėshtė mposhtur me rezultat prej 4-1 nga Bayern Munichu.
    Ėshtė kjo humbja e katėrt radhazi e Rossonerėve, tė cilėt duket se nuk po e gjejnė formulėn e fitores. Bavarezėt dolėn fitues me golat e Muller (12’ dhe 90’), Schweinsteiger (80’) dhe Sene (89’). Ndėrsa golin e nderit pėr kuqezinjtė e shėnoi Pirlo (81’).

  2. Advertise Here
  3. #1012
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Kaka: Nuk jam nė nivelin e Zidane

    Ylli i ri i Real Madrid, Kaka, ka shpjeguar se pse ai ka refuzuar shansin pėr tė veshur fanellėn e Zinedine Zidane, me numrin 5.
    “Nuk kam asgjė tė bėj me Zidane. Kjo ishte mė shumė sepse pėr brazilianėt numri 5 ėshtė mė shumė defansiv. Andaj unė preferova tė qėndroj me numrin 8, me tė cilin kam filluar nė Sao Paolo”, ka thėnė Kaka.“Zidane ėshtė legjendė e futbollit, ai ka bėrė mė sė shumti histori me Francėn dhe Real Madridin. Ai ėshtė nė njė nivel tjetėr, pasi ai tashmė ka bėrė histori nė karrierėn e tij. Unė ende nuk e kam arritur atė. Nuk ndjehem komod me krahasimin, por ėshtė OK”, ka shtuar braziliani.

  4. #1013
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Melo: “Juventusi mund te arrije shume lart”

    Mesfushori brazilian flet per shoket e tij te rinj: “Fale Diegos mund te fitojme Scudetton”

    Ai ka luajtur vetem 45 minuta me ekipin e tij te ri, por ndjen se do te arrije vertete shume lart me ‘Zonjen e Vjeter’:

    “Jemi nje grup shume i bashkuar dhe kemi bere disa paraqitje vertet premtuese. Une kam luajtur shume pak, por qe kur kam ardhur ketu kam punuar shume. Jam pritur shume ngrohte dhe po filloj te futem ne lojen e skuadres me shpejt se c’e prisja. Kuptova menjehere se kisha ardhur ne nje familje te madhe dhe kjo eshte shume e rendesishme. Mund te arrijme shume lart” – shprehet Melo.

    Me pas Melo flet per sezonin e ri dhe per objektivat e klubit: “Kemi shume kualitet ne ekip dhe mund te synojme cdo trofe. Na pret nje sezon gjate dhe mendoj se fale Diegos mund te arrijme te fitojme gjithcka. Scudetto eshte nje enderr dhe ne po punojme per te”-perfundon Melo.

  5. #1014
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Kaka’: “Milan vendosi te me shiste”

    Fantazisti brazilian tregon prapaskenat e marreveshjes se tij me Realin e Madridit

    Nga Madridi, Kaką kthehet te flas per Milanin: “Gjithmone ia kam hedhur fajin atyre pergjegjesine e largimit tim. Dhe nese do te jete nevoja une do ta them gjithmone kete fakt”- eshte shprehur braziliani per te perditshmen spanjolle ‘As’.

    “Ishte nje klub qe mua me pelqente shume dhe ne te cilin une ndihesha vertet mire. Dhe erdhi nje dite kur i thashe drejtueseve te klubit se ne qofte se do te vinte nje moment qe ata do te vendosnin te me shisnin une do te isha dakort, sespe ne ate moment do te ndodhte qe objektivat e mia dhe te tyre nuk do te ishin me te njejtat.

    Ne gjashte vite Kaką tregon dhe prapaskenat e marreveshjes me Manchester City ne janarin e ketij viti: “Ishin dite te ngarkuar shume emocionalisht, por e dija qe gjithcka ishte e vednosur. Te gjithe zerat e shkaktuar me habiten vertet. Ishte hera e pare qe Milani donte te me shiste.

    Berlusconi me siguroi qe gjithe kjo po ndodhte per shkak te problemeve financiare te klubit dhe ishte vertet e cuditshme per mua te shikoja njerez qe vinin poshte shtepise time dhe mer kerkonin te mos largohesha. Ne ate moment i thashe klubit se do te largohesha vetem nese destinacioni do te ishte Real Madrid.

  6. #1015
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Agjenti i Aranutovic: “Mungojne vetem detajet”

    Agjenti i Arnautovic, Robert Groener shprehet: “Nese firma do te vije sot ose neser, kete do ta vendosin klubet”

    Marko Arnautovic nuk eshte end enje futbollist i Interit. Kete e thote agjenti i futbollistit, Robert Groener ne Calciomercato.it: “Ka shume mundesi qe firma te vije sot ose neser, por kjo do te vednoset nga marreveshja qe klubet kane arritur”- shprehet ai.

    “Deri tani, mungojne vetem detajet, por ndonjehere jane pikerisht ato qe hapin probleme. Une pres nje zyrtarizim te marreveshjes mes Inter dhe Twente dhe nuk kam ndermend te them asgje deri sa ajo te vije. Marko? Po riabilitohet ne Milano. Kemben e ka me mire dhe po mendon vetem te sherohet”- perfundon Groener.

  7. #1016
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    FIA do t’i sigurojė licencė Schumacherit

    Michael Schumacher Rikthimi i legjendės sė Formula 1, Michael Schumacher, duket tė jetė shumė pranė realizimit, sidomos pasi qė FIA ka vendosur t’ia sigurojė lejen pėr ta zėvendėsuar pilotin e lėnduar tė Ferrarit, Felipe Massa.
    Tė enjten trupi drejtues i Formula 1, FIA, ka konfirmuar se do t’i japė licencė shtatėherė kampionit tė botės qė tė garojė nė kompeticionet e radhės, duke filluar nga Ēmimi i Madh i Evropės qė do tė mbahet muajin e ardhshėm nė Valencia. Schumacher herėn e fundit ėshtė paraqitur nė garėn pėr Ēmimin e Madh tė Brazilit me 22 tetor 2006, ndėrsa sipas rregullave tė FIA-s njė pilot mund ta sigurojė licencėn nėse para tre vitesh ka garuar nė 15 kompeticione. Gjermani e plotėson kėtė kusht, meqenėse ka pilotuar bolidin e Ferrarit nė 18 garat e vitit 2006.

  8. #1017
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Chiellini: Kaka, Ronaldo, Messi dhe Ibra janė tė tė njėjtit nivel

    Mbrojtėsi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka folur pėr ndeshjen kundėr Real Madridit nė kudėr tė Peace Cup, ndėrkohė qė ka mohuar pikėpamjet se ai dhe Fabio Cannavaro nuk mund tė luajnė bashkė.
    “Ėshtė e pakuptimtė! Gjithmonė kur kemi luajtur bashkė kemi luajtur mirė dhe nuk e kuptoj se si po gjykohemi kėshtu nga larg, mund tė na gjykoni nė fushė, por jo nga largėsia”, ka thėnė Chiellini Qendėrmbrojtėsi bardhezi ka folur edhe pėr ndeshjen e tė premtes kundėr Real Madridit nė gjysmėfinalen e Kupės sė Paqes. “Ekziston njė dallim shumė i vogėl ndėrmjet Kaka dhe Ronaldo, vlera e tyre ėshtė e njėjtė. Besoj se Reali ka kuptuar nevojėn e Milanit pėr ta shitur dhe e ka shfrytėzuar rastin”. “Pėr mua, Kaka, Ronaldo, Messi dhe Ibrahimovic, tė gjithė janė tė tė njėjtin nivel. Kaka nuk ėshtė prapa tė tjerėve, ai ėshtė absolutisht i jashtėzakonshėm”, ka shtuar italiani.

  9. #1018
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Schumacher te Ferrari, do tė fitojė 1 milion Euro ēdo garė

    “Mbreti” i Formula 1, Michael Schumacher do tė fitojė njė shumė tė majme ēdo garė qė do tė zhvillojė nė pistė me Ferrarin

    Rikthimi i bujshėm i Michael Schumacher nė timonin e Ferrarit ka ardhur ėn njė moment tė vėshtirė dhe pas dėmtimit tė Massa nė aksident, por gjermani nuk dekurajohet.

    Ai do tė fitojė 1 milion Euro pėr ēdo garė qė do tė zhvillojė me skuadrėn e Ferrarit. “Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė se falė Zotit, tė gjitha lajmet mbi Felipe janė pozitive. Shpresoj tė bėhet mirė shpejt” tha Schumacher.

    “Kapitulli i Formula 1 pėr mua ėshtė mbyllur prej kohėsh, por pėr arsye besnikėrie ndaj skuadrės dhe pėr mirėnjohje nuk mund tė refuzoja nė kėtė situatė tė keqe”. E dua kėtė garė dhe mezor po pres tė pėrballem me sfidat” tha Michael Schumacher duke motivuar zgjedhjen.


  10. #1019
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Luis Fabiano: “Milan, mendohu edhe 1 here””

    Agjenti i sulmuesit beson ende ne nje marreveshje te mundshme me Milanin: “Shpresoj qe Galliani t’i telefonoje Sevillas”

    “Nese Milani e ka pershkruar marreveshjen si 'te bllokuar', atehere me duhet te mendoj qe eshte fundi. Por une ende mendoj se mund te kaloj tek kuqezinjte por, kur degjoj fjale te tilla prej tyre, shoh qe kjo shprese shuhet”- ka thene Luis Fabiano i cili duket se ka deshire te kaloje ne rradhet e Milanit, edhe pse tratativa duket shume e veshtire per t’u arritur.

    Agjenti i Luis Fabianos, Jose Fuentes mundohet te vere ne vije tratativen e nderprere mes Milan dhe Sevilla per sulmuesin brazilian: “Gjeja me e rendesishme, - eshte shprehur ai ne Calciomercato.it,- eshte se Milan ka deshire ta kete Luis Fabianon ne rradhet e saj, ka vertet deshire te arrije nje marreveshje. Por per ta bere kete gje te mundur duhet qe Galliani te telefonoje Del Nidon dhe te flas vete me te, ndryshe asgje nuk mund te arrihet.

    “Cfare mendon Luis Fabiano? Ai eshte pak i zhgenjyer qe nuk mundi te kaloje tek Milan, por jeta vazhdon dhe ne jemi ende ne pritje”- perfundon Fuentes.

  11. #1020
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Kirurgji plastike pėr Ronaldon, heq 700 ml dhjam

    Fenomeni duket se ka pėrfituar nga operacioni nė dorė, pėr tė eliminuar pak shėndet tė bollshėm

    Jo vetėm operacion nė dorėn e frakturuar, por edhe heqje dhjami. Ronaldo duket se ka pėrfituar nga pushimi i detyruar nga dėmtimi, pėr tė zgjidhur njė tjetėr problem tė lidhur me dhjamin e tepėrt, sidomos nga ijet. Kėtė e ka zbuluar faqja "globoesorte.com".

    Tė mėrkurėn, braziliani ėshtė operuar nė dorėn e majtė pėr shkak tė njė dėmtimi tė pėsuar nė javėn e kaluar gjatė sfidės me Palmeirasin, por futbollisti i Corinthiansit duhet t’i jetė nėnshtruar edhe njė operacioni plastik pėr tė hequr 700 ml dhjam.

    Trajneri dhe klubi nuk duket se kanė qenė nė korrent pėr idetė e brazilianit, i cili nė pamundėsi pėr tė eleminuar “shendetin” e tepėrt me dieta e ushtrime fizike, ka zgjedhur rrugėn mė tė shkurtėr. Operacioni u krye nė spitalin e Sao Luiz tė San Paolos. Fillimisht mėsohet se sulmuesit duhet t’i hiqeshin 1.6 kg dhjam, por pastaj mjekėt duhet tė kenė zgjedhur t’i heqin mė pak se gjysma.

    Rezultatet e kėsaj ndėrhyrjeje kirurgjikale nuk do tė jenė tė shikueshėm menjėherė me tė parėn, por do t’i garantojnė Fenomenit njė lėvizje mė tė madhe nė fushėn e lojės. Braziliani duhet tė kthehet te luajė brenda 5 javėve, rreth 5 shtatorit.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •