Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 109 of 232 FirstFirst ... 9598499104107108109110111114119134159209 ... LastLast
Results 1,081 to 1,090 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1081
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ne dyshim pjesemarrja e Schumacher

    Kthimi ne piste i shtate here kampionit te botes ne Formula 1, Michael Schumacher do te varet nga gjykimi i mjekeve pas disa dhimbjeve te vazhdueshme ne qafe gjate provave te fundit te bera.
    Lajmin e ka bere te ditur zedhenesja e pilotit, Sabine Kehm, duke shpjeguar se Schumacher “nuk eshte ende i sigurt nese qafa e tij do t’i rezistoje sforcimeve”.

    “Kthimi i tij varet nga analizat mjekesore qe do te beje. Vetem pas ketyre testeve do te dihet nese ai do te kthehet te garoje”, shtoi zedhenesja.

    Schumacher, 40 vjec, ka pesuar demtime ne qafe shkurtin e shkuar ne nje aksident me motor.

  2. Advertise Here
  3. #1082
    Member
    Join Date
    03-03-2009
    Location
    prizren kosov
    Posts
    81
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    5333_news.jpg

    DEKLARATA E ANDREA PIRLO-S


    Sot eshte nje dit e madhe.une jam i kenaqur qe do te me jepet mundesia qe ta perfundoj karieren time ketu.E faliminderoj president Berluskonin gallianin dhe leonardon qe me mbajten ne milano.

    me pas ai shtoi:Kete vit pas largimit te Maldinit dhe humbjes se Kaka-sne te gjith jemi me te pergjegjshem.Historia e milanit duhet te vazhdoj me fitore.

    Me pas ai foli edhe per merkaton:Klubi do ta blej nje sulmues te shkelqyer duke shtuar se ne e dim kush eshte ai por nuk mund ta themi(duke qeshur)

    ai foli edhe per Leonardon duke thene se ai eshte nje njeri i shkelqyer dhe nje trajner i mir dhe te gjitha keto do ti tregoj me koh

  4. #1083
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ibrahimovic: Te Barcelona, klima mė e mirė nė karrierė

    Zlatan Ibrahimovic ka thėnė se atmosfera nė skuadrėn e Barcelonės ėshtė mė e mira qė ai ka pėrjetuar ndonjėherė gjatė karrierės sė tij

    Ai ka theksuar sėrish arsyet se pėrse ka zgjedhur tė bashkohet me skuadrėn kampione tė Ligės sė Kampionėve. “Atmosfera pėr punė ėshtė e pėrkryer. Unė kurrė nuk kam pėrjetuar njė atmosferė tė tillė kaq tė mirė deri mė tani. Kėtu tė gjithė mendojnė 200 pėrqind pėr lojtarėt”, ka theksuar Ibrahimovic.

    “Vendosa tė vij te Barcelona pėr shkak tė historisė sė klubit, por edhe pėr shkak tė stilit tė lojės. Kėtu tė gjithė lojtarėt flasin vetėm gjėra pozitive. Kur e sheh Barcelonėn duke luajtur, nuk mund ta krahasosh me asnjė skuadėr tjetėr. Pėr kėtė arsye kam kėrkuar tė vijė kėtu. Barcelona ka filozofinė e saj dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme", ka pohuar Ibrahimovic, i cili mė pas ka krahasur futbollin italian me atė spanjoll.

    “Nė Itali menyra e lojės ėshtė e atillė qė tė mos pėsohet gol, kurse kėtu synimi ėshtė tė shėnohet sa mė shpejtė goli dhe tė bėhet pėrpjekje pėr tė ardhur te goli tjetėr". Ndėrkaq sa i pėrket shqetėsimeve nė rritje se ai nuk do tė mund tė shėnojė aq shumė gola sa Samuel Eto, Ibra ėshtė pėrgjigjur:

    "Dy lojtarė nuk mund tė krahasohen nė kėtė mėnyrė. Ai bėri njė punė tė madhe pėr Barcelonėn, kurse unė tash do tė jap gjithēka pėr kėtė klub. Nėse trajneri kėrkon nga unė qė tė bėjė presion ndaj kundėrshtarit, atėherė ky nuk ėshtė problem. Unė vetėm duhet tė pėrshtatem nė lojėn e skuadrės. Do tė bėjė gjithēka pėr nevojat e skuadrės".

  5. #1084
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Milan arrin akordin me sulmuesin holandez Huntelaar

    Eshte ai bomberi i shumepritur i kuqezinjve. Marreveshja me Real Madrid eshte arritur

    Klaas-Jan Huntelaar do te jete sulmuesi i ri i Milanit. Shoqeria kuqezi ka arritur te gjeje gjuhen e perbashket me Realin e Madridit.

    Sipas disa burimeve te brendshme, sulmuesi hollandez pritet te mberrije ne Milano shume shpejt per vizitat mjekesore.

    Marreveshja, e shumeperfolur prej kohesh, duke se pati nje pershpejtim, pas ardhjes se Adriano Gallianit dhe Silvio Berlusconit ne Milano dhe thuhet se menjehere pas takimi me lojtaret gjithcka ka qene e vendosur.

  6. #1085
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Aquilani-Liverpool, tashmė transferta ėshtė zyrtare

    Klubi anglez eshte ai qe konfirmon lajmin per marrjen e mesfushorit te Romes

    Alberto Aquilani eshte nje futbollist i Liverpool. Eshte vete klubi anglez qe konfirmon lajmin e transferimit te mesfushorit te Romes ne ‘Anfield Road’. Kalimi do te jete i perfunduar sapo futbollisti te kryeje vizitat mjekesore. 25 vjecari i Romes dhe i perfaqesueses italiane do te zevendesoje Xabi Alonson i cili eshte transferuar ne rradhet e Real Madrid. “Alberto eshte nje futbollist mjaft i mire dhe jam i lumtur qe arritem kete marrveshje me Romen”- eshte shprehur traineri i Liverpool, Rafa Benitez.

    Nuk jane beret e ditura detajet e kesaj marreveshje, por mund te thuhet se Roma do te perfitoje te pakten nje shume prej 20 milion euro nga Aquilani. Ndersa vete futbollisti do te kete nje page prej 4 milion euro ne sezon per 5 vitet e ardhshme.

    “Alberto do te vije ne fund te javes per vizitat mjekesore. Ai ka nje mentalitet fitues, ka eskperience dhe maturitet, qe e ka treguar ne Champions League dhe ne Serie A. Prej kohesh konsiderohet nje talent ne Itali, ka qene kapiten i Under 19 dhe Under 21 te perfaqesueses se tij perpara se te fitonte bluzen e perfaqesueses se te rriturve”- ka shtuar Benitez.

    Prezantimi i Aquilanit me fanelen e Liverpool mund te vije te shtunen, ne miqesoren perballe Atletico Madrid, e cila do te jete dhe ndeshja e pare e Reds-ave ne Anfield Road.

  7. #1086
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Robinho: Manchester City, aq i madh sa Reali dhe Brazili

    Sulmuesi brazilian i “Citizens” ka lavdėruar skuadrtėn e tij angleze duke e vėnė krah kolosėve tė futbollit botėror

    Sulmuesi brazilian Robinho beson se skuadra e Manchester City, tashmė ka arritur nė njė rang tė tillė qė mund tė krahasohet me Real Madrid dhe Brazilin.

    Futbollisti qė u ble nga sheikėt arabė pėr 32.5 milionė Paund, ka thėnė se i ka vlerėsuar ambiciet e klubit qė kur erdhi verėn e kaluar nė “Eastlands”. Tė gjitha dyshimet pėr kritikėt janė zhdukur kėtė verė kur Manchester City shpenzoi 100 milionė Paund pėr lojtarė tė rinj.

    "Drejtuesit e Manchester City po mendojnė pėr nivele tė larta dhe nėse duhet tė jem i sinqertė nuk ka tashmė diferenca mes Manchester City dhe Real Madrid apo kombėtares braziliane” tha Robinho.

    Sheikėt arabė tė naftės kanė firtmosur kėtė verė me Emmanuel Adebayor, Carlos Tevez, Gareth Barry dhe tashmė sė fundmi edhe me Joleon Lescott.

  8. #1087
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Juve: Sissoko tani eshte nje problem

    Maliani nuk eshte sheruar akoma dhe Juventus tani duket e paqarte... Duhet te shese Poulsen dhe Almiron?

    Kemba e djathte e Sissoko, e cila pesoi frakture pese muaj me pare nuk eshte sheruar ende. Dhe kete eshte vete klubi qe e konfirmon. Gjithcka duket e paqarte persa i perket mesfushes se bardhezinjve, pasi Poulsen duket gjithnje e me larg Torinos, Almiron po ashtu dhe Sissoko vazhdon te kete probleme ne riaftesim.

    Fiorentintina duket ne ndjekje te danzeit Poulsen, pasi kerkon te zevendesoje Felipe Melon. Nderkohe qe ne ndjekje te Almiron eshte vene skuadra e Barit, e cila e kerkon ate prej kohesh.

    Mjeku kryesor i bardhezinjve, Bartolomeo Goitre shpjegon: “Ne qofte se do te varej nga Momo, ai tani do te ishte ne fushe. Vazhdon te caloje pak, por me tha se ndihem me mire. Por kur i preka kemben, ai tha se ndjente akoma dhimbje. Kjo eshte nje shenje e keqe dhe prandaj vendosa ta le ne palester. Ai nuk mund as te vrapoje, pasi te mbaje nje peshe prej 87 kilograme ne kembe eshte nje rrezik vertet shume i madh”.

    Ndekohe, Corvino po punon ne anen merkato per te sjelle Poulsen ne Firenze. Drejtuesi teknik i violeve ka me shume problem pagesen qe kerkon mesfushori (3 milion euro ne sezon), se sa shumen qe do t’i jape bardhezinjve per transferimin e rij (7-8milion euro). Por ne qofte se Junventus do te ishte e gatshme te pagonte pak mesfushorin, pra t’i jepte atij nje bonus dalje, atehere gjithcka do te behej me e lehte.

    Me e veshtire duket tratativa mes Barit dhe Almiron. Por per motive te cilat duken se nuk kane te bejne me keto dy pale. Duket se Juventus nuk eshte e gatshme ta lere Almiron drejt ketij ekipi. Por ende nuk dihet asgje.

  9. #1088
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Arsenal: Larg duart nga Cesc Fabregas, spanjolli do qėndrojė

    Aksioneri kryesor i skuadrės sė “Gunners” Peter Hill-Wood ka thėnė se shitja e Fabregas ėshtė jashtė diskutimeve

    Presidenti i skuadrės sė Arsenalit, Peter Hill-Wood u ka bėrė apel klubeve mbarė Europės qė tė heqin nga mendja se mund tė firmosin kėtė vit me Cesc Fabregas.

    Biznesmeni anglez insiston se nuk ka asnjė shans qė kapiteni Cesc Fabregas tė largohet nga “Emirates Stadium” kėtė verė. Futbollisti 22 vjeēar ka njė kontratė deri nė 2014 me Gunners, por e ardhmja e tij ka qenė objekt spekulimesh.

    Milan dhe Barcelona ende ėndėrrojnė tė firmosin me spanjollin. “Nuk besoj se ka ndonjė shans qė ne tė shesim Cesc. Tė gjitha kėto lajme janė fabrikime tė gazetarėve pasi ne bazojmė projektin tek Fabregas” tha biznesmeni Hill-Wood.

    “Ne jemi mėsuar me kėto gjėra pasi dalin shpeshherė lajme mbi klubin tonė. Cesc ėshtė i limtur te Arsenal me aq sa di unė” tha pronari i Gunners.

  10. #1089
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Roma pėrgatit tjetėr sakrificė, do humbė Baptista ose Menez

    Pas largimit tė Alberto Aquilanit drejt Liverpool, skuadra e Romės do rregullojė bilancet me njė tjetėr shitje

    Sakrificat e Romės kėtė verė nuk do tė ndalen me shitjen e mesfushorit tė talentuar Alberto Aquilanit drejt Liverpool. Financat kanė nevojė pėr frymėmarrje edhe pas 23 milionė Eurove tė arkėtuara dhe pėrė kėtė ėshtė gati njė tjetėr largim.

    Kėtė vit janė dy emra qė do tė braktisin fushėn e Trigorias. Njė prej lojtarėve aktualė Julio Baptista dhe Jeremy Menez ėshtė i destinuar qė tė lėrė verdhekuqtė. Drejtuesit do tė vendosin tė shesin tė parin qė garanton njė shifėr dyshe milionash dhe ofertat nuk mungojnė

    Merkatoja jashtė Italisė ėshtė ajo nė tė cilėn synojnė drejtuesit e Romės, tė parkojnė yjet e tyre. Francezi Jeremy Menez kėrkohet nga Marseille qė po bėn njė merkato tė fuqishme ndėrsa Baptista nė Premier League.

  11. #1090
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Beckenbauer i kėrkon falje francezit Ribery pėr kritikat

    Presidenti i Bayernit, Franz Beckenbauer, i ka kėrkuar falje publike futbollistit tė kombėtares franceze, Frank Ribery pėr kritika ndaj tij

    Presidenti bavarez javėn e kaluar e kritikoi pėr mungesė tė besnikėrisė ndaj klubit dhe pėr prishje tė atmosferės nė skuadėr, pasi gjatė tėrė verės u spekulua pėr kalimin e tij tek Reali i Madridit.

    Javėn e kaluar Bekenbauer pohoi: "Ai ėshtė francez, pėr tė Munihu nuk do tė thotė asgjė'. Ndėrkaq, nė njė prononcim pėr "Associated Press", ai ka pohuar: "Unė kam dashur ta ndihmoj Ribery, por doli e kundėrta.

    “Ndoshta kam gabuar duke pėrdorur shumė fjalė drastike. Do tė ishte shumė mė elegante, po tė thosha qė rrėnjėt e tij nuk janė kėtu, gjė e cila ėshtė e vėrtetė. Natyrisht mua mė vjen keq pėr atė deklaratė timen", ka thėnė Beckenbauer.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •