Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 113 of 232 FirstFirst ... 136388103108111112113114115118123138163213 ... LastLast
Results 1,121 to 1,130 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1121
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Pellegrini kėrkon trofe dhe futboll atraktiv tek Reali

    Trajneri i ri i Realit tė Madridit, Manuel Pelegrini ka thėnė se skuadra e tij duhet tė luajė futboll tėrheqės dhe tė fitojė nė ēdo ndeshje

    Trajneri kilian Pellegrini qė para disa muajsh ka qenė nė stolin e Villarreal ėshtė nė presion jo vetėm pėr tė fituar trofe, por edhe pėr tė garantuar futboll atraktiv nga skuadra e tij.

    "Gjėja e parė ėshtė tė fitojmė. E dyta ėshtė tė luajmė futboll tėrheqės, nė mėnyrė qė njerėzit tė largohen nga stadiumi me njė buzėqeshje nė fytyrat e tyre", ka pohuar Pelegrini, duke shtuar:

    "Unė jam shumė i kėnaqur me skuadrėn qė kam nė dispozicion. Ne kemi ndėrtuar njė skuadėr tė aftė pėr tė fituar tė tre trofetė qė janė nė dispozicion. Reali gjithmonė ėshtė i detyruar pėr tė fituar. Ėshtė e qartė se lojtarėt e mirė qė i kemi, na japin mė shumė opsione pėr tė arritur deri te suksesi".

  2. Advertise Here
  3. #1122
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Bayern pa Ribery dhe Tony ne ndeshjen e pare


    Ne ndeshjen e pare kunder Hoffenheim Bayern Munchen duhet te llogarise mungesat e francezit, Franck Ribery dhe italianit Luca Tony.
    Francezi i sapobashkuar me grupin ne stervitje nuk eshte sheruar plotesisht dhe stafi mjekesor i bavarezeve nuk kerkon te rrezikoje, ndersa shtatlarti italian i sulmit vazhdon me rikuperimin e demtimit te pesuar ne tendine.

    Java e pare e Bundesliges hapet sot me ndeshjen Wolfsburg-Shtutgart ne oren 20:30, ndersa Bayern do te perballet me surprizen e kampionatit te shkuar, Hoffenheim ne fushen e ketij te fundit neser ne oren 18:30.

  4. #1123
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Real Madrid, shitje ne mase


    Pasi ka perfunduar fushaten e blerjeve te bujshme, tashme ne shtepine e Real Madrid ka vetem rrjedhje.
    Shitja e sulmuesit Huntelaar do pasohet edhe nga largimi i tulipanit tjeter, Sneijder, i cili eshte ne gjurmet e Aston Villa-s. Sipas gazetes "The Guardian", klubi madrilen kerkon 18 milione euro per mesfushorin, por skuadra nga Birmingami ofron me pak.

    Ne te njejten kohe, rivalja e perjetsheme e Real Madrid, Atletico Madrid eshte vene ne ndjekje te dyshes argjentinase, Gago-Higuain. Sipas zerave nga kryeqyteti spanjoll, marreveshja e dyfishte mund te mbyllet brenda pak ditesh.

  5. #1124
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Milan, Huntelaar kalon vizitat mjekesore


    Blerja me e re e Milanit, Klaas Jan Huntelaar ka kaluar me sukses vizitat mjekesore duke u konfirmuar 100 % kuqezi.
    Ish sulmuesi i Real Madrid mberriti sot ne Milanello ku iu nenshtrua testeve ne MilanLab dhe pritet qe te firmose nje kontrate 4 vjecare. “Shpresoj te debutoj ne trofeun Berlusconi”, eshte shprehur lojtari holandez.

    Nderkohe, trajneri Loenardo tashme kerkon nje mbrojtes krahu, cka mund t’i hape rrugen shkembimit Oddo-De Silvestri. Nese realizohet ky shkembim atehere do te behet fjale per nje rikthim te Oddo-s ne radhet e Lacios pas eksperiences me Milanin dhe Bayern Munchen.

  6. #1125
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Itali, mafia tek futbolli, 7 vete ne pranga

    Policia e qytetit te Romes, ne Itali, se bashku me agjentet e Guardia di Finanza po zbatojne qe prej mengjesit te sotem 7 urdherarreste, ndaj nje grupi personash te lidhur me tentativen e blerjes se klubit te futbollit te Lacios me parate e mafias napoletane.
    Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave operacioni i sotem eshte vazhdimi i nje operacioni te nisur me 22 korrik te vitit te kaluar.

    Sipas prokuroreve italiane, grupi i personave ne fjale synonte blerjen e klubit te futbollit me parate qe vinin nga aktivitetet e paligjshme te klanit Casalesi, nder me te fuqishmit te Kamorres napoletane.

    Vetem pak dite me pare, shefi i antimafias italiane, Pietro Grasso deklaroi se shume klube futbolli financohen nga parate e pista te klaneve mafioze.

  7. #1126
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Kombetarja, Veliu i Flamurtarit, emri me i ri


    Futbollisti i Flamurtarit, Franc Veliu eshte elementi i ri ne listen anti-Qipro te publikuar nga trajneri i kombetares shqiptare, Josif Kuzhe.
    Ndersa bien ne sy mungesat e Kapllanit, Berishes dhe Bylykbashit. Forma e mire e mbrojtesit vlonjat ne ndeshjet e Europa Lige duket se e ka bindur kroatin Kuzhe t’i jape nje shans edhe ne skuadren perfaqesuese. Portieret do te jene te njejtet, Isli Hidi dhe Samir Ujkani.


    Edhe reparti i mbrojtjes nuk ka ndryshuar, duke filluar qe nga Vangjeli, Curri, Dallku, Beqiri dhe Lila. Edhe pse vazhdon te jete ende pa ekip, Ervin Skela nuk eshte lene jashte listes nga Kuzhes. Lorik Cana do te mberrije ne Shqiperi per here te pare pas transferimit te tij te Sanderlendi ne Premier Lige.


    Grumbullimi i kombetares shqiptare do te nise me 9 gusht ndersa miqesorja kunder Qipros do te zhvillohet ne 12 gusht.

  8. #1127
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Champions, perplasje britanike ne fazen e 4-t

    Eshte hedhur shorti i raundit te katert te Liges se Kampioneve, i cili do te kete 10 cifte, QE do zhvillojne ndeshjet e para me 18-19 gusht dhe ndeshjet e kthimit ne datat 25-26 gusht.
    Gjysmefinalistes se sezonit te shkuar te kesaj veprimtarie, Arsenalit, do t’i duhet te perballet me Selltikun. Nje tjeter sfide e forte e ketij raundi eshte Olimpik Lion-Anderleht. Francezet ne sezonin e shkuar u munden nga Barcelona qe ne ndeshjen e pare eliminatore. Nderkohe italianet e Fiorentines do te luajne ndaj Sportingut te Lisbones. Nuk mungojne dhe emrat e skuadrave te reja qe do te debutojne ne Ligen e Kampioneve.


    Nder to eshte skuadra Sherif nga Moldavia e cila do te perballet me greket e Olimpiakosit, ndersa skuadra letoneze Vetsplis do te luaje ne kete raund te katert kunder Zyrihut. 10 skuadrat fituese qe do te dalin nga keto cifte do te kalojne menjehere ne fazen e grupeve, shorti i te cilit do te hidhet me 27 gusht, ndersa skuadrat e eliminuara do te zbresin ne kupen Europa Lige ne fazen e grupeve. Eshte hedhur edhe shorti per kete veprimtari e cila do te zhvillohet per here te pare ne kete sezon me kete emer. Nder skuadrat e medha ne Kupen Europa Lige eshte Roma, e cila do te perballet me Koshicen, Lacio me Elfsborgun dhe Ajaksi me Slovan Bradislaven.


    Nderkohe ne kete faze te kesaj kupe gjendet edhe skuadra norvegjeze e Stabaek e cila eleminoi kampionet e Shqiperise, Tiranen. Ata do te perballen ne kete faze play out me Valencian. Ndeshjet e para te kesaj kupe do te zhvillohen me 20 gusht dhe ndeshjet e kthimit me 27-te.

  9. #1128
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Besart Berisha hoqi dore nga parate per Arminian


    Me ne fund, Besart Berisha merr fryme lirisht. Telenovela e transferimit nga Bernli tek Arminia Bielefeld perfundoi. Gjithēka eshte zyrtarizuar ne kohe per fillimin e Bundesliges II gjermane.
    Sulmuesi i Kombetares deklaroi: “Arminia ishte hapi i duhur per karrieren time. Mendoj se nuk mund te me paraqitej nje shans me i mire se ky”. Objektivi i klubit eshte te rikthehet menjehere mes me te mirave, pra ne Bundeslige.

    Ky eshte edhe objektivi i 24-vjeēarit: ai synon te luaje ne futbollin e madh, aty ku per here te pare shkeli me 12 gusht te vitit 2006 me ngjyrat e Hamburgut, pikerisht kunder ekipit nga Bielefeldit. Berisha luajti 12 minuta, pa mundur te ndikoje ne rezultatin final 1-1.

    Tri vjet me pas, te henen, me 10 gusht, kuqeziu do te debutoje me Arminian. Shanset qe trajneri Tomas Gershtner ta aktivizoje si titullar ne sfiden me Hansa Rostok jane te medha. Drejtuesi i stolit dhe drejtori sportiv, Detlev Dameier, vleresojne maksimalisht cilesite sportive dhe humane te sulmuesit.

    “Besarti tregoi se deshironte me patjeter qe te behej pjese e skuadres tone dhe te luante me Arminian”, pohoi Dameier. Deshira per t’u bere pjese e ekipit te Bundesliges II u konfirmua edhe nga vete Berisha, qe me largimin nga Bernli (skuader qe do te luaje ne Premierlige), pranoi te perfitonte nje rroge me te ulet sezonale.

    “Ne Angli perfitoja me shume para, por doja me patjeter qe te transferohesha ne nje skuader ku do te kisha hapesira per te luajtur”, tha lojtari. Ne vitin 2004 ai u transferua nga Tenis Borusia Berlin te Hamburgu, pasi u shpall golashenuesi me i mire ne “Bundesligen A” per te rinj.

    Pas gjashte muajsh ne “HSH Nordbank Arena”, filloi edhe odiseja tek Alborgu e Horsens (ne Danimarke). Pas nje sezoni te Hamburgu (2006/07), Berisha u transferua te Bernli. Gjate dy vjeteve te britaniket, ai nuk luajti asnje ndeshje zyrtare, pas nje demtimi ne fillim te sezonit. Gjate kesaj periudhe sulmuesi luajti ne forme huazimi te Rosenborg (Norvegji) dhe serish te Horsens, deri sa u shit per 100 mije euro tek Arminia.

  10. #1129
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Vllaznia, Beqiri e Belisha jashte ekipit


    Vllaznia vazhdon te pergatitet mes tensionit ne prag te sezonit te ri. Pas problemeve me Sinanin dhe Grimen, tashme ne qender te vemendjes ne klubin shkodran jane mbrojtesi Elvin Beqiri dhe mesfushori me tipare mbrojtese, Amarildo Belisha. Lojtaret qendruan jashte skuadres, e cila eshte nisur per pjesen finale te fazes pergatitore (10-ditore) ne Puke.
    Kaq ka mjaftuar qe te nisin spekulimet se tekniku Hasan Lika e ka planifikuar ekipin e ri pa dy lojtaret, qe fillimisht cilesoheshin si pika te forta. Mesohet se ndaj Beqirit dhe Belishes, drejtuesit e klubit mund te vendosin te marrin masa ndeshkimore (gjoba) per shkeljen e kontratave dhe thyerjen e rregullores se brendshme.

    Kjo situate pritet te zbardhet ne oret ne vazhdim, ku presidenti Fushaj mund te organizoje nje konference per shtyp, ku do te sqaroje arsyet e verteta dhe shifren financiare qe do t’i mbahet lojtareve.

    28-vjeēari Beqiri, i cili eshte pjese e Kombetares dhe se fundmi u grumbullua nga trajneri Kuzhe per miqesoren e 12 gushtit me Qipron, vazhdon te shpresoje ne nje transferim jashte vendit.

    Ai dukej fare prane kalimit te Bulonje ne Ligen 1 franceze, por ne momentin e fundit drejtuesit e skuadres “nderruan” mendje. Vonesa ne keto testime duket se ka qene edhe shkaku kryesor se perse mbrojtesi nuk do te jete pjese e Vllaznise ne sezonin e ri: gjate merkatos klubi ka bere perforcime ne repartin difensiv, duke mos i llogaritur me sherbimet e Beqirit.

    Ne anen tjeter, rreth Belishes eshte perfolur per nje rikthim te mundshem te Besa. Ai mund te jete pjese e marreveshjes per shkembimin me mesfushorin fierak, Artion Poēi, i cili u largua nga Dinamo dhe prej afro dy javesh po stervitet ne Kavaje. Ne sezonin e ri me kuqeblute nuk do te luaje as portieri Olsi Bishani, i cili do te kaloje ne forme huazimi te nje tjeter skuader e Kategorise Superiore, Apolonia.

    Drejt Pukes, per t’u pergatitur me skuadren kane udhetuar edhe dy “fytyra” te reja. Behet fjale per portierin Tangara nga Mali dhe sulmuesin senegalez, Ibrahim Tiam Iane.

    Ata do te testohen per dy-tri dite me skuadren dhe me pas stafi teknik do te vendose nese jane te vlefshem per Vllaznine. “Gardiani” 31-vjeēar ka ardhur nga ligat inferiore ne France, ndersa te pakten sipas CV, Tiam Iane duket nje lojtar me i vlefshem. Gjate sezonit te kaluar 28-vjeēari ka luajtur me Drogeda Junajtid ne kampionatin irlandez, ku ka shenuar gjashte gola.

    Ne te kaluaren, ai ka qene pjese e Kombetares U-23 (skuadra Olimpike) te Senegalit. Per sa i takon tre lojtareve nga vendet fqinje, qe deri me tani u sterviten me kuqeblute, e ardhmja e tyre do te zbulohet ne fillimin e javes se ardhshme. Portieri Tomaniē dhe sulmuesi Popoviē, te dy nga Serbia, ashtu si edhe sulmuesi malazez Tomiē jane ne pritje te nje telefonate, qe do t’i lajmeroje te rikthehen ne Shkoder. Gjithsesi, deri me tani shanset me te medha per te qene pjese e nenkampioneve i ka “gardiani” Tomaniē, i cili do te vihet nen urdhrat e Likes nese afrikani Tangara nuk bind.

  11. #1130
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Pakt i ri mes Barcelones dhe Mesit



    Barcelona dhe Lionel Mesi kane arritur nje marreveshje per nje rregullim te kontrates, qe skadon ne vitin 2010.
    22-vjecari do te marre 9 milione euro e gjysme ne sezon dhe jo 8 milione si ishte vendosur me pare.

    Lajmin e ben te ditur televizioni publik spanjoll TVE. Kontrata e re, qe argjentinasi duhet te firmose parashikon edhe nje zgjatje deri ne vitin 2014.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •