Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 150 of 232 FirstFirst ... 50100125140145148149150151152155160175200 ... LastLast
Results 1,491 to 1,500 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1491
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    David Silva hap dyert pėr kalim tek Manchester United

    Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, raportohet se planifikon transferim nė vlerėn e 25 milionė funteve nė janar pėr anėsorin e Valencias, David Silva.

    Sipas News of the World, Ferguson besohet se ka bėrė ofertė pėr spanjollin nė javėn e fundit tė afatit kalimtar, por kjo nuk u realizua.

    Edhe pse kontrata e Silva nė Mestalla skadon nė vitin 2013, klubi spanjoll ėshtė i gatshėm ta shndėrrojė atė nė para, nė pėrpjekje pėr ta lehtėsuar krizėn financiare.

    “Ėshtė e vėrtetė se ka pasur njė ofertė nga njė klub i madh anglez. Nėse do tė ishte vetėm ēėshtje parash, atėherė do ta kisha pranuar lėvizjen. Gjėrat mund tė ndryshojnė nė tė ardhmen, por pėr momentin jam i lumtur nė Valencia dhe nuk kam ndonjė motiv pėr t’u larguar”, ka thėnė Silva.

  2. Advertise Here
  3. #1492
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Fabio Cannavaro nuk ėshtė i penduar qė braktisi Realin

    Mbrojtėsi i Juventusit, Fabio Cannavaro, thotė se nuk pendohet qė braktisi Real Madridin kėtė verė, sepse dėshiron tė arrijė sukses nė Itali.

    “Real Madridi? Nuk kam asnjė nostalgji ose shqetėsim. Kam mundur tė pres deri pas zgjedhjes sė presidentit dhe tė bisedoj pėr kontratė tė re, por pas ofertės sė Juves nuk munda tė hezitoj”.

    “Kemi njė grup tė shkėlqyer kėtu dhe dėshirojmė tė fitojmė dhe tė ofrojmė spektakėl me kampionėt tanė”, ka thėnė Cannavaro pėr “Gazzetta.it”

  4. #1493
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Maradona zbarkon ne Evrope per nje tur dhe per operacion

    "El Pibe" gjendet ne Spanje, qe do te jete etapa e pare e nje turi evropian qe tekniku i Argjentines ka programuar te beje gjate kesaj periudhe

    Diego Armando Maradona ka dribluar takimin e parashikuar me kreun e Federates Argjentinase, Julio Grandona, duke zbarkuar ne Spanje. Duket se kjo do te jete etapa e pare e nje turi evropian qe tekniku i Argjentines ka programuar te beje gjate kesaj periudhe.

    Pas rezultateve zhgenjyese te perfaqesueses argjentinase, qe gjendet nje hap nga eliminimi ne Boterorin e ardhshem, ish-“Pibe D’oro” duhet te bisedoje me disa lojtare dhe tevezhgoje disa kandidate te tjere per fanellen e “Seleccion”-it. Por sipas asaj qe behet e ditur nga shtypi spanjoll, ne te vertete udhetimi i Maradones mund te kete te tjera arsye.

    Keshtu aludohet per nje nderhyrjeje ne gju, te ciles i duhet te nenshtrohet si rrjedhoje e shqetesimeve qe ka pasur gjate periudhes se fundit, gje qe mund t’i sjelle probleme me te renda ne te ardhmen.

  5. #1494
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Fabio Capello synon finalen Angli - Itali...

    Pasi tashmė i ka siguruar Anglisė kualifikimin pėr nė Kupėn Botėrore, trajneri i kėsaj kombėtareje, Fabio Capello, shpreson tė takohet me vendin e tij, Italinė, nė finalen e Kupės Botėrore.

    “Tash qė kemi arritur tė kualifikohemi, shpresoj se finalja do tė jetė Itali-Angli. Nuk dua tė jem sentimental, pasi tash jam duke punuar pėr Anglinė dhe kjo ėshtė njė gjė shumė e rėndėsishme”.

    “Sigurisht nuk do ta kėndoj himnin anglez, edhe pse gjithmonė ėshtė emocionale ta dėgjosh atė. Le tė themi se parashikimi im realizohet, do tė jem dyfish emocional kur tė dy himnet kombėtare do tė luhen”, ka thėnė Capello.

  6. #1495
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Mutu, apel kunder gjobes se Chelsea


    Adrian Mutu do te beje apel per te bllokuar gjoben prej me shume se 17 milione euro e vendosur nga FIFA kunder Chelsea.
    Afati per te apeluar ceshtjen skadon neser.

    Nderkohe menaxheret e Fiorentines, po punojne per te arritur nje marreveshje me klubin anglez per te organizuar nje takim-sqarimi me presidentin Abramovich.

  7. #1496
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Champions League, lume parash...



    Kupa me “veshe te medhenj” ka shkelqimin e saj magjepses por ata qe e cojne ne qiell ne fund te nje sezoni, sjellin te ardhura marramendese per klubin.
    Champions League ne 6 sezonet e fundit ka shperndare mbi 3 miliarde euro, shume e ngjashme kjo me buxhetin vjetor te vendit tone. Pjesen me te madhe te tortes e ka marre Spanja, e ndjekur nga Italia.

    Sipas analizes se “StageUp-Sport&Leisure Business”, ne 70 klube qe kane marre pjese ne fazen finale te kompeticionit, 10 prej tyre kane qene spanjolle, te cilat kane arketuar mesatarisht nga 43 milione euro. Me pas renditen klubet gjermane dhe franceze me nga 6 skuadra, ndersa Anglia me 4 skuadra (Chelsea, Manchester United, Arsenal dhe Liverpool).

    Skuadrat e Premier League kane arketuar mesatarisht nga 160 milione euro, mesatare dy here me e larte se ajo e klubeve italiane. Ne vendin e pare te klubeve qe kane arketuar me shume qendron Chelsea me 184 milione, i ndjekur nga Manchester United me 171 milione dhe Arsenal me 165 milione. Me pas vijne francezet e Lyon me 139 milione, Liverpool me 131 milione.

  8. #1497
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Mourinho do ta mirėpresė Ibrahimovicin me pėrqafim

    Teksa vete suedezi eshte shprehur se nuk e shqeteson klima armiqesore qe do te gjeje ne Milano, portugezi thotė se do ta respektojė ish-sulmuesin ziakalter tė mėrkurėn mbrėma

    Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ėshtė i gatshėm ta mirėpresė sulmuesin e Barcelonės, Zlatan Ibrahimovic, me njė pėrqafim dhe thotė se nuk ka asnjė mėri me ish-lojtarin e tij. Teksa tifozėt zikaltėr kanė paralajmėruar njė “mikpritje” tė nxehtė pėr Ibran dhe vete suedezi eshte shprehur se nuk e shqeteson ajo qe do te gjeje ne Milano, portugezi thotė se do ta respektojė ish-sulmuesin ziakalter tė mėrkurėn mbrėma.

    “Do ta mirėpres Zlatanin me njė pėrqafim tė madh. Sinqerisht nuk e di se si do ta presin tifozėt tanė. Ne jemi rivalė, por unė nuk ndihem i tradhtuar nga ai. Falė tij ne jemi kampionė tė Italisė. Unė nuk e harroj njė lojtar si ai, unė e mbaj atė nė zemėr. Prandaj, do ta pėrqafoj para ndeshjes, por gjatė 90 minutave nuk dua tė di as si e ka emrin”, ėshtė cituar Mourinho nga FIFA.com.

  9. #1498
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Trezeguet dėshiron Ligėn e Kampionėve me Juventusin

    Francezi shėnoi gol tė shtunėn nė ndeshjen kundėr Lazios, qė i ka dhėnė entuziazėm kėtij lojtari pėr tė mbetur me bardhezinjte dhe pėr tė synuar tituj

    Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, thotė se ka ndryshuar mendje dhe se nuk dėshiron mė tė largohet, por dėshiron te fitojė Ligėn e Kampionėve me klubin italian. Francezi shėnoi gol tė shtunėn nė ndeshjen kundėr Lazios, qė i ka dhėnė entuziazėm kėtij lojtari pėr tė mbetur me bardhezinjte dhe pėr tė synuar tituj.

    Nė prag tė takimit tė Ligės sė Kampionėve pėrballė kampionit tė Francės, Bordeaux, Trezeguet thotė se dėshiron ta fitojė trofeun e Champions League. “Dua tė fitoj tituj sa me shume me Ferraran. Liga e Kampionėve ėshtė qėllimi prioritar nė karrierėn time. Ndeshja e parė kurrė nuk ėshtė e lehtė. Aq me teper qe Bordeaux luan futboll tė mirė”, ka thėnė Trezeguet.

    “Shumė gjėra kanė ndryshuar nė kokėn time. Ndoshta goli qė shėnova kundėr Lazios do tė thotė se nuk dua tė largohem mė. Mendova se ēfarė ėshtė mė mirė pėr mua. Ndoshta mė e mirė do tė jetė ta pėrfundoj karrierėn kėtu. Kam folur edhe me Del Pieron pėr kėtė”, ka perfunduar francezi.

  10. #1499
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Champions, ja te fundit dhe prognoza per 8 ciftet e para

    Te marten luhen tete ndeshjet e kater grupeve te para te Champions League 2009/10. Ja se cilat jane mungesat, gjendja e skuadrave dhe situata e secilit prej cifteve

    GRUPI A

    Juventus–Bordo (te marten, 20:45)

    Juventus:

    Per skuadren e Ciro Ferraras do te mungoje serish kapiteni Alessandro Del Piero, i pagrumbulluar pasi nuk u rikuperua nga demtimi, por edhe braziliani Diego qe do te qendroje jashte te pakten 1 jave pas demtimit kunder Lazios. Ndryshe nga fundjava ne kampionat pritet te rikthehen Fabio Cannavaro e Vincenzo Iaquinta. Giorgio Chiellini eshte i vetmi i pezulluar, prandaj vendin e tij do ta zere Legrottaglie. Te demtuar jane Salihamidzic, Grygera e Sissoko.

    Formacioni i mundshem (4-3-1-2): Buffon; Caceres, Cannavaro, Legrottaglie, Grosso; Camoranesi, Melo, Marchisio; Giovinco; Amauri, Iaquinta

    Bordo:

    Pasi la pushim disa lojtare ne fundjave, trajneri Blanc ka nje skuader te fresket, te gatshme per te perballuar bardhezinjte italiane. Francezi do te kete mundesi te bollshme per zgjedhje, aq me teper kur nuk ka as pezullime e as demtime.

    Formacioni i mundshem 4-5-1: Carrasso; Tremoulinas, Ciani, Planus, Chalme; Wendel, Diarra, Fernando, Gourcuff, Gouffran; Chamakh

    Prognoza: Juventus-Bordo 2-0

    Bardhezinjte shihen si favoritet kryesore, duke pasur parasysh formen qe po kalojne, por edhe faktin qe luajne perpara publikut te tyre, aty ku nuk humben asnjehere gjate sezonit te kaluar ne Champions League. Por natyrisht qe nuk do te jete nje ndeshje e lehte per italianet, duke pare edhe deshiren e madhe te te rinjve franceze. Hera e fundit qe keto dy skuadra u vendosen perballe njera-tjetres ishte 24 prilli i vitit 1985.

    Maccabi Haifa – Bayern (te marten, 20:45)

    Maccabi Haifa:

    Talenti brazilian Tiago Dutra do te mungoje per vendasit si rrjedhoje e nje problemi ne gju. Po ashtu s’do te jete as mesfushori Jhon Culma Jairo, i pezulluar per shkak te totalizimit te dy kartonave te verdhe. Eyal Meshumar, Eyal Golasa dhe Mohammad Ghadir do te kthehen pas demtimeve.

    Formacioni i mundshem (4-5-1): Davidovitch; Meshumar, Keinan, Teixeira, Masilela; Culma, Boccoli, Golasa, Katan; Arbeitman, Dvalishvili

    Bayern Munich:

    Gjermanet kane udhetuar ne Izrael pa dy sulmuesi Toni e Klose, te cilet vuajne ende shqetesime fizike. Gjithashtu, ne mbrojtje s’do te jene as Goerlitz dhe Martin Demichelis, ndersa kapiteni Mark Van Bommel nuk duket ne gjendje te mire per te zbritur ne fushe. Ribery pritet t anise ndeshjen si titullar, pasi u aktivizua vetem 45 minuta gjate fundjaves.

    Formacioni i mundshem (4-4-2): Butt; Lahm, Van Buyten, Badstuber, Braafheid; Altintop, Tymoshchuk, Schweinsteiger; Robben, Gomez, Ribery

    Progonza: Maccabi Haifa-Bayern Munich 1-3

    Zakonisht, avantazhi i faktorit fushe ka teper rendesi ne Evrope, por duke pare bilancin e golave te shenuar gjate dy ndeshjeve te fundit, Bayern duket vertet i parezistueshem. Dyshja Robben-Ribery jane vertet te pameshirshem, keshtu qe golat jane praktikisht te garantuar. Gjithsesi bavarezet nuk jane shfaqur shume solide ne mbrojtje, prandaj mund te kene jo fort te lehte per te marre tre piket.

    GRUPI B

    Besiktas – Manchester United (te marten, 20:45)

    Besiktas:

    Turqit s’i kane bere nje start aspak te mire kampionatit me vetem nje fitore ne pese ndeshje. Ne javen e fundit pesuan nje humbje bindese brenda ne fushen e tyre ne perballjen me rivalet e Gallatasarajit. Ne Champions shpreson te pervoja e nje lojtari si Nihat Kaveci per te trembur sadopak anglezet.

    Formacioni i mundshem (4-4-2): Rustu; Ibrahim Kas, Ferrari, Sivok, Ismail Koybasi; Ozkan, Ernst, Fink, Rodrigo; Nihat, Bobo.

    Manchester United:

    Pasi beri rikthimin zyrtar te shtunen ne kampionat, “Djajve te kuq” do te kene nga minuta e pare Rio Ferdinand edhe ne sfiden e Liges se Kampioneve. Ndryshe nga fundjava, Ferguson mund te lere pushim Giggs, i cili ishte protagonist ne fitoren ndaj Tottenhemit. Ne sulm do te vazhdohet t’i besohet dyshes te perbere nga Berbatov e Rooney, i cili ka qene vertet shperthyes ne fundjave.

    Formacioni i mundshem (4-3-3): Foster; Neville, Ferdinand, Vidic, Evra; Park, Carrick, Scholes; Valencia, Berbatov, Rooney

    Prognoza: Besiktas – Manchester United 0-2

    E vetmja arme qe mund te anoje peshoren nga turqit do te jete atmosfera elektrizuese qe pritet te krijojne tifozet ne stadium. Por kjo nuk duket se perben ndonje problem per anglezet, te cilet me lojtaret e klasit qe zoterojne jane mesuar te luajne ne nje atmosfere te tille.

    Wolfsburg-CSKA Moscow (te marten, 20:45)

    Wolfsburg:

    Trajneri Armin Veh nuk ka edhe aq shume probleme demtimesh, por do te jete pa mesfushorin danez Thomas Kahlenberg, qe s’eshte ne nje forme shume te mire fizike. Kapiteni Josue u kthye ne fushe gjate fundjaves se kampionatit dhe do te jete i gatshem edhe per sfiden evropiane.

    Formacioni i mundshem (4-4-2): Benaglio; Riether, Madlung, Barzagli, Schaefer; Hasebe, Josue, Misimovic, Gentner; Dzeko, Grafite

    CSKA Moscow:

    Trajneri i ri Juande Ramos do te kete ne dispozicion pothuajse te gjithe grupin e lojtareve per sfiden ndaj gjermaneve. Mungesa e vetme mund te jete ajo e mesfushorit kilian Mark Gonzalez, i cili ka nje demtim te lehte.

    Formacioni i mundshem (4-4-2): Akinfeev; A. Berezutski,V. Berezutski, Semberas, Ignashevich; Odiah, Aldonin, Carvalho, Mamaev; Dzagoev, Necid

    Prognoza: Wolfsburg-CSKA Moske 2-1

    CSKA nuk eshte me ajo skuader gjigande qe fitoi Kupen UEFA ne vitin 2005, megjithate jane nje kundershtar per t’u vleresuar nga Wolfsburg, qe eshte nje nga ekipet debutuese te kesaj Lige Kampionesh. Prandaj, gjermanet nen udheheqjen e bomberave Grafite, Dzeko apo Martins do te bejne c’mos per te fiksuar fitoren e pare historike ne nje kompeticion te tille evropian.

    GRUPI C

    Olympique Marseille – Milan (te marten, 20:45)

    O.Marseille:

    Didier Deschamps do te duhet te beje llogarite pa te demtuarit Bakari Kone dhe Garry Bocaly. Lajme te mira per trajnerin francez vijne nga Lucho Gonzalez, i cili debutoi gjate fundjaves ne kampionat, duke lene pa problemet fizike dhe duke qene i gatshem per neser.

    Formacioni i mundshem (4-3-3): Mandanda; Bonnart, Diawara, Heinze, Taiwo; Gonzalez, Mbia, Cheyrou; Ben Arfa, Brandao, Niang.

    Milan:

    Leonardo ka nje numer te madh te demuarish dhe lojtaresh jo ne forme, ndonese ne dispozicion eshte kthyer edhe Gennaro Gattuso, per te cilin parashikohet nje fanelle titullari perkrah Ambrosinit e Flaminise ne mesfushe. Pritet qe si Ronaldinho, edhe Sedorf ta nisin ndeshjen nga stoli, me Pirlon prapa dyshes Pato-Inzaghi. Marco Borriello, Davide Di Gennaro dhe Christian Abbiati jane jashte per demtime, po ashtu si edhe Davide Bonera.

    Formacioni i mundshem (4-3-1-2): Storari; Zambrotta, Nesta, Thiago Silva, Jankulovski; Flamini, Ambrosini, Gattuso; Pirlo; Pato, Inzaghi

    Prognoza: Marseille-Milan 1-2

    Megjithese nuk ka nje start te mire ne kampionat, Milan ka luajtur gjithmone nje futboll te kenaqshem ne Evrope. Prandaj, Marseille do te luftoje fort perballe nje kundershtari qe do te kerkoje te ndreqe imazhin negative ne nje arene prestigjoze si Liga e Kampionwve.

    Zurich – Real Madrid (te marten, 20:45)

    Zurich:

    Trajneri Bernard Challandes duhet te hedhe ne fushe po te njejten skuader qe mposhti rivalet e Grasshopperit gjate fundjaves se kaluar ne kampionat. Zviceranet do te synojne te trembin madrilenet, duke u mbeshtetur te fakti se kampionati atje ka nisur qe ne korrik dhe lojtret jane ne forme me te mire fizike. Gjithsesi, Challandes ka pergatitur nje taktike mbrojtese, per t’i bere balle sulmit te fuqishem te Realit. Edhe pse ka shenuar 20 gola ne 9 ndeshje kampionati, zviceranet kane pesuar plot 15.

    Formacioni i mundshem (4-2-3-1): Leoni; Stahel, Tihinen, Rochat, Koch; Aegerter, Okonkwo; Vonlanthen, Margairaz, Alphonse; Hassli.

    Real Madrid:

    Manuel Pellegrini ka lene jashte skuadre mbrojtesin Ezequiel Garay dhe mesfushorin Mahamadou Diarra, ndersa ne vend-numero mbetet edhe Van der Vaart. As Sergio Ramos nuk eshte ende gati per te luajtur, pasi qendroi dy muaj jashte per demtim. Te gatshem jane Fernando Gago e Raul Albiol, perkunder demtimit te pesuar ne fundjave. Pasi qendruan pushim ndaj Espanjolit, ne formacion kthehen Lassana Diarra, Cristiano Ronaldo dhe Raul.

    Formacioni i mundshem (4-4-2): Casillas; Arbeloa, Pepe, Metzelder, Marcelo; Xabi Alonso, Lass; Kaka, Granero; Ronaldo, Raul.

    Prognoza: Zurich-Real Madrid 0-3

    Me nje Real te perforcuar se tepermi dhe nje histori te lavdishme mbi shpatulla, situata per Zurich nuk duket shume e mire. Prandaj, zviceranet nuk nisen aspak te favorizuar, megjithe faktin qe luajne ne fushen e tyre. Vetem nese do te luajne nje loje te kujdesshme mund t’ia dalin mbane te marrin qofte edhe nje barazim ndaj madrileneve “galaktike”.

    Grupi D

    Chelsea – Porto (te marten, 20:45)

    Chelsea:

    Drogba do te jete mungesa e madhe per debutimin e Ancelottit me Chelsean ne Champions League. Sulmuesi i pezulluar pas gjysmefinales se vjetshme ndaj Barcelones, duhet te zevendesohet nga Kalu, por s’do te jete e gje. Gjithashtu s’do te jene as Deco, Zhurkov, Joe Cole, Alex e as Bosingua, te demtuar

    Formacioni i mundshem (4-1-2-2-1): Cech; Ivanovic, Terry, Carvalho, A Cole; Essien; Lampard, Ballack; Kalou, Malouda; Anelka.

    Porto:

    Trajneri Ferreira nuk e ka vendosur ende nese do te vazhdoje te ngulmoje ne skemen e tij te zakonshme 4-3-3, apo te jete me i permbajtur, duke pasur parasysh kundershtarin e forte qe ka perballe. Sidoqoftw do te kerkoje te mbeshtetet te talenti i 23-vjecarit Hulk, por edhe te sulmuesi i sapoardhur kolumbian Radamel Falcao Garcia, autor i kater golave ne kater ndeshjet e kampionatit.

    Formacioni i mundshem (4-3-3): Helton; Fucile, Rolando, Bruno Alves, Alvaro Pereira; Belluschi, Fernando, Meireles; Falcao, Hulk, Rodriguez

    Prognoza: Chelsea-Porto 2-1

    Pa Drogben, Chelsea nuk mund te kete te njejten force sulmuese. Duke mos i ulur vlerat shokeve te tij, afrikani eshte nje humbje jo e vogel per londinezet, qe gjithsesi mund te gjejne alternativa te tjera per te mberritur te goli. Ndonese per te mos u nenvleresuar jane edhe portugezet, te cilet jane shfaqur gjithmone befasues ne Champions.

    Atletico Madrid-APOEL (te marten, 20:45)

    Atletico Madrid:

    Antonio Lopez dhe Jose Antonio Reyes jane rikthyer te gatshem per aktivizim dhe mund te zbresin ne fushe qe ne kete ndeshje te pare te fazes finale te Liges se Kampioneve. Raul Garcia, Mariano Pernia dhe Ignacio Camacho jane ende ne dyshim. Diego Forlan ka pasur probleme fizike gjate diteve te fundit, por stafi mjekesor beson se do te mund te jete ne dispozicion per perplasjen e neserme.

    Formacioni i mundshem (4-4-2): Sergio Asenjo; Antonio Lopez, Pablo, Juanito, Ujfalusi; Reyes, Jurado, Cleber Santana, Simao; Diego Forlan, Sergio Aguero

    APOEL:

    Shqiptari Altin Haxhi do te vuaje pezullimin edhe per nje ndeshje. Nderkohe qe disa lojtare te tjere qipriote kthehen nga demtimet, per te cilet trajneri Jovanovic do te vendose vetem disa ore perpara ndeshjes, me synimin per te zgjedhur formacionin me te mire. Shpresat me te medha jane te sulmuesi veteran serb Nenad Mirosavljevic, golshenues i ekipit.

    Formacioni i mundshem (4-4-2): Chiotis - Broerse, Elia, Kontis, Morais - Kosowski, Charalambidis, Poursaitidis, Michail - Zewlakow, Mirosavljevic

    Prognoza: Atletico Madrid-APOEL 2-0

    Madrileneve nuk u lejohen me hapa fals, pas humbjes 3-0 ndaj Malagas dhe barazimit 1-1 ndaj Racing Santanderit ne kampionat. Keshtu qe ekipi i Abel Resino kane “te treten te verteten” ne sfiden ndaj qiprioteve qe nuk kane forcen e spanjolleve.

  11. #1500
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Te drejtat televizive, FSHF 300 mije euro per 11 klube

    Komiteti ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit ka miratuar fondin 300 mije Euro, si kontribut shtese i ketij institucioni ne projektin e skemes se re te menaxhimit te te drejtave televizive dhe reklames.
    Keshtu, 11 klubet shqiptare te superliges qe kishin rene dakord disa dite me pare me menyren e menaxhimit te te drejtave televizive nga kompania UFA Sports, do te perfitojne shumen 600.000 Euro.

    Vetem klubi i futbollit Dinamo nuk do te perfitoje nga kjo shume, pasi drejtuesit e skuadres blu nuk pranuan qe kjo e drejte te menaxhohet nga kompania gjermane.

    Pritet qe kete jave te behet dhe tenderi per shitjen e te drejtave televizive dhe menaxhimit te reklamave neper stadiumet shqiptare.

    Ne mbledhjen e dites se hene, komiteti ekzekutiv i FSHF ka miratuar gjithashtu edhe premion prej afro 40 mije euro, per barazimin e kombetares shqiptare ne ndeshjen me Danimarken.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •