Lorik Cana, kampion kartonėsh? Nuk e ndryshoj stilin luftarak tė lojės!
Lorik Cana ka premtuar se nuk do ta ndryshojė stilin e tij luftarak tė lojės, pavarėsisht nga kėrcėnimi i pezullimit, pėr shkak tė kartonėve tė shumtė tė verdhė qė merr. Vetė trajneri i Sunderlandit, Stiv Brus, parashikoi se kjo verė ka sjellė njė hit nė klubin e tij, shqiptarin Lorik Cana, i cili, menjėherė ka pushtuar tė gjitha kornizat kryesore, qoftė ato mediatike, qoftė zemrat e tifozėve. E ka bėrė kėtė nė sajė tė njė loje me stil agresiv, duke vėnė zemrėn nė fushė, gjė e cila nxiti sėrish zėrat e interesimit nga Arsenali, klubi i cili i ofroi atij njė kontratė qysh kur ishte fare i ri. Nė dhjetė lojėra tė tij me Sunderlandin, Cana ka marrė katėr kartonė tė verdhė, ēka e ka lėnė atė njė ndeshje tė pezulluar. Dhe pezullime tė kėtij karakteri pėr Canėn, nė fakt duken tė pashmangshėm. Trajneri Brus ka thėnė se kapiteni i tij bėn mirė qė vazhdon tė luajė nė mėnyrė agresive, fort, pa marrė parasysh se gjyqtarėt nuk ia kursejnė kartonėt e verdhė. Kjo ėshtė njė muzikė, me tė cilėn janė mėsuar veshėt e Canės, - ka perifrazuar trajneri i Sunderlandit.
Ndėrkohė, nė lidhje me kėtė gjė, vetė Cana tha: Unė nuk jam lojtari i parė qė marr katėr kartonė tė verdhė nė 10 ndeshje. Sidoqoftė, unė nuk do ta ndryshoj lojėn time luftarake. Jap maksimumin nė fushėn e lojės, pėr ta ndihmuar skuadrėn, pasi jam edhe kapiten, prandaj nuk mbaj asnjė rezervė. Kjo e fundit ėshtė diēka e rėndėsishme pėr karakterin tim si futbollist.
Nė ndeshjen e radhės, nisur nga fakti se Lee Cattermole vuan akoma dėmtimin nė gju, ka tė ngjarė ta shohim Canėn tė kthehet nė mesfushė. Edhe pse Cana ėshtė aktivizuar thuajse rregullisht prapa, nė mbrojtje, me Shqipėrinė, ai zbulon se nuk ka qenė aq shumė i saktė, siē ka rezultuar me Sunderland. Unė kam luajtur atje para, nė mesfushė, sepse ėshtė roli im natyral. Prandaj, ky nuk ėshtė njė pozicion i ri pėr mua, - tha Cana. - Unė kam shumė pėrvojė nė qendėr tė mbrojtjes, si nė ekipin tim kombėtar, ashtu edhe nganjėherė nė ish-klubin tim, Olimpik Marsejė. Megjithatė, kjo do tė jetė hera e parė qė do tė luaj si mesfushor pėr Sunderlandin.
Ndėrkohė, kapiteni Cana nuk mund tė rrijė pa folur dy fjalė edhe pėr ish-shokun e tij tė skuadrės te Marseja, Bolo Zenden, i cili do tė jetė pjesė e Sunderlandit pėr 12 muajt nė vazhdim. Kapiteni i Sunderlandit zbulon kėnaqėsinė e tij qė holandezi ndėrkombėtare do ti bashkohet atij nė Wearside, pasi kanė kaluar njė kohė tė mrekullueshmė sė bashku nė jug tė Francės. Kam luajtur me Bolon dy vjet nė Marsejė dhe tashmė jam i befasuar pėr ta parė atė tė luajė me mua edhe kėtu, te Sunderlandi. Kjo ėshtė e mirė pėr ne. Ai ėshtė njė lojtar fantastik, me pėrvojė tė madhe, dhe do tė na ndihmojė shumė. Unė kisha njė marrėdhėnie tė mirė me tė nė Marsejė, kėshtu qė jam me tė vėrtetė k lumtur qė Zenden do tė vijė kėtu. Ai do tė jetė njė lojtar i rėndėsishėm pėr ne. Trajneri Brus mė pyeti nė lidhje me Bolon. Ai donte tė dinte nėse ėshtė i aftė tė pėrballojė sėrish ritmin e kampionatit anglez dhe unė iu pėrgjigja pa hezitim: Zenden e meriton tė luajė me Sunderlandin, si lojtar, por edhe si njeri.







