Njė "Klasike" galaktike, nis numėrimi mbrapsht
Mesi, Ibra e Ronaldo, nė fushė pėr sfidėn e vitit
Mė nė fund po vjen momenti i "Klasikes". Sfida e vitit ndėrmjet Barcelonės dhe Realit tė Madridit ka filluar "tė nxehet". Katalanėt, ende tė pamposhtur nė kampionat, shihen si favoritė nė duelin e sė dielės nė La Liga. Kjo edhe prej paraqitjes sė tė martės nė Champions, ku i dhanė njė mėsim tė mirė Interit tė Zhoze Murinjos. Dyshja Mesi-Ibrahimoviē ėshtė rikuperuar plotėsisht dhe duket e gatshme tė pėrballet me skuadrėn e yjeve tė Florentino Perez, e cila pritet tė luajė me treshe Kaka-Benzema-Ronaldo. Njė ndeshje qė premton spektakėl dhe "shkėndija".
Barazimi i fundjavės sė kaluar me Bilbaon u kushtoi "blaugranave" kreun e klasifikimit nė kampionat, por tashmė skuadra e Pep Guardiolės ka shansin tė ngjitet sėrish nė krye. Njė mbėshtetje e madhe do tė jen 90 mijė tė pranishmit nė "Kamp Nou". Duke folur rreth pėrballjes, drejtuesi i stolit tė Barēės nuk nguroi tė ironizonte rivalėt e pėrjetshėm: "Reali mbetet gjithmonė Reali Ata janė njė skuadėr e madhe. Fakti qė janė nė krye tė klasifikimit nuk mė ēudit. Pėr mė tepėr qė kanė shpenzuar 270 milionė euro nė merkato: do tė ishte njė dėshtim i madh nėse nuk do tė arrinin tė fitonin ndonjė trofe". Ndėrkohė, presidenti Laporta ka "blinduar" yjet: duke filluar nga Andres Iniesta, njė prej pikave mė tė forta tė skuadrės. Sipas tė pėrditshmes "Sport", mesfushori 25-vjeēar pritet tė rinovojė kontratėn deri nė vitin 2014 (luan te Barcelona qė prej vitit 1996), ndėrsa klauzola pėr prishjen e saj kap shifrėn 200 milionė euro. Edhe francezi Erik Abidal ka arritur marrėveshjen parimore pėr tė qėndruar me katalanėt deri nė vitin 2012 (klauzola pėr prishjen e kontratės mbetet 90 milionė euro) dhe tashmė do tė pėrfitojė sa Keita dhe Jaja Ture.
Ndeshja e madhe ka bėrė qė tifozėt "merengues" tė shpresojnė, por edhe tė jenė tė shqetėsuar. Skuadra e drejtuar nga Manuel Pelegrini ende nuk jep siguri: fitorja 1-0 me Zyrihun ka qenė e treta radhazi me kėtė rezultat nė shtėpi, pas sfidave me Alkorkonin dhe Rasing (klube qė nuk kanė yje nė skuadra). Sipas gazetave madrilene, sinjali i vetėm pozitiv ėshtė rehabilitimi i Kristiano Ronaldos. Deri mė tani, Reali ka shpėtuar falė golave tė Higuain, qė nga rezervė ėshtė kthyer nė hero me dy golat e tij. Gjatė sezonit tė kaluar, Barēa fitoi dy herė, madje nė takimin e dytė ata dolėn triumfues nga "Santiago Bernabeu", me rezultatin 6-2. "Suksesi kundėr Interit nė mesjavė ishte shumė i rėndėsishėm pėr ne", tha kapiteni Pujol. "Pėrpara asaj ndeshjeje rrezikonim tė eliminoheshim nga Champions, por tashmė kemi rifituar besimin nė forcat tona".




