Brawn: Shasia e re do rikthejė Schumi-n kompetitiv
27/04/2010 17:05
Mercedes GP po punon pėr tė ndryshuar disa parametra nė mėnyrė qė Michael Schumacher tė rikthehet kompetitiv qysh nė garėn e Spanjės.
Ish 7 herė kampioni i botės i larguar nė vitin 2006 dhe i rikthyer kėtė sezon, nuk po pėrjeton njė moment pozitiv pasi nė 4 garat e para ka arritur tė grumbullojė vetėm 10 pikė.
Por shefi i skuadrės gjermane, Ross Brawn thotė se ndryshimet nė makinė pėrfshirė kėtu edhe shasia e re mund ta ndihmojnė pilotin gjerman tė rihyjė nė garėn pėr titullin kampion. “Nuk ėshtė njė shasi pėrfundimtare por fillimisht po testohet”, shprehet Brawn.
Nė vijim ai shton se Schumi ėshtė i vendosur tė rikthehet tek sukseset e sė shkuarės. “Frustracionet e ndryshme po e bėjnė atė mė tė fortė”, shton britaniku. Cmimi i madh i Spanjės do zhvillohet nė datėn 9 Maj nė Barcelonė.





