Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 57 of 232 FirstFirst ... 73247525556575859626782107157 ... LastLast
Results 561 to 570 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #561
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Merkato, starton valsi i sulmuesve nė Europė

    Duket se do tė ketė skuadra tė reja nė muajin Qershor pėr sulmuesit Carlos Tevez, Karim Benzema dhe Franck Ribery

    Barcelona tashmė ka tė kompletuar marrėveshjen me yllin e Bayern Munich, Franck Ribery, bėjnė tė ditur mediat spanjolle. El Mundo Deportivo para ndeshjes El Classico shkruan se Barēa ka mposhtur rivalin Real Madridin pėr tė marrė shėrbimet e anėsorit francez.

    Njė delegacion i Barcelonės ishte nė Ibiza kėtė javė, ku qėndron me zyrė edhe agjenti i Ribery, Alain Migliaccio. Shuma e transferimit ėshtė arritur me Bayernin, qė thuhet tė jetė 22 milionė Euro dhe njė lojtar i Barēės. Dy opsionet janė Eidur Gudjohnsen ose Alex Hleb, qė tė dy tė vlerėsuar me mbi 7 milionė Euro.

    Manchester United ėshtė duke pėrgatitur ofertė tė vlefshme 30 milionė funte pėr sulmuesin e Lyonit, Karim Benzema. The Sun shkruan se menaxheri i djajve tė kuq, Sir Alex Ferguson, e kishte dėrguan vėllain e tij, Martin, tė pėrcjellė sulmuesin nga afėr gjatė javės sė kaluar. Ylli francezi shihet si njė prej sulmuesve mė tė mirė nė Evropė dhe United pritet tė ketė njė konkurrencė tė fortė pėr nėnshkrimin e tij nga Real Madrid, Barcelona dhe Chelsea.

    Benzema, 21-vjeēar, do tė shitet nėse Lyoni nuk arrin tė sigurojė vend pėr nė Ligėn e kampionėve. Lyoni aktualisht ėshtė nė pozitėn e tretė, njė pikė para Paris St Germain dhe nė rrezik serioz pėr tė pėrfunduar jashtė pozitės sė dytė qė dėrgon nė garėn evropiane. Ai pritet tė zėvendėsojė Carlos Tevez qė mund tė kalojė nė Spanjė.

  2. Advertise Here
  3. #562
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Thierry Henry udhėton nė Bernabeu...

    Trajneri i Barcelonės, Pep Guardiola, ka zbuluar listėn e 19 personave tė cilėt do tė udhėtojnė nė Bernabeu pėr ndeshjen e sotme El Clasico kundėr Real Madridit, dhe nė skuadėr ėshtė pėrfshirė edhe Thierry Henry.

    Francezi, pėsoi njė dėmtim nė qafė nė ndeshjes e mesjavės kundėr Chelseat, edhe pse vazhdoi tė qėndroi nė fushė gjatė lojės.

    Testet e fundit kanė konfirmuar se francezi ėshtė i shėndetshėm dhe do tė pėrfshihet nė ekip, edhe pse pritet qė ai tė qėndrojė nė stol, pasi Guardiola dėshiron tė pushojė njėrin nga treshja e famshme e tij e sulmit.

    Rafa Marquez ėshtė pėrjashtimi i vetėm nga emrat e njohur tė ekipit. Meksikani dėmtoi gjurin e majtė gjatė tė martės dhe do tė qėndrojė jashtė fushe pėr tetė deri nė dhjetė javė.

    Ekipi prej 19 lojtarėsh qė do tė udhėtojė nė Bernabeu:

    Portierė: Victor Valdes, Jorquera

    Mbrojtės: Dani Alves, Pique, Puyol, Caceres, Abidal, Sylvinho

    Mesfushorė: Xavi, Iniesta, Keita, Toure, Busquets, Hleb, Gudjohnsen

    Sulmues: Bojan, Messi, Henry, Eto’o

  4. #563
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Dunga nuk do tė ftojė Ronaldon pėr Kupėn e Konfederatave.

    Trajneri i kombėtares sė Brazilit, Carlos Dunga, tashmė ka vendosur nė mendje tė mos e pėrfshijė sulmuesin brazilian Ronaldo pėr Kupėn e Konfederatave, garė kjo e cila do tė fillojė nė qershor nė Afrikėn e Jugut.

    Ronaldo shpresoi pėr njė rikthim nė kombėtare pas formės sė mirė qė po kalon nė Corinthians, ku tashmė ka shėnuar tetė gola nė 10 ndeshje, por kjo nuk e ka bindur Dungan qė tė mendojė pėr pėrfshirjen e Fenomenit nė skuadėr.

    Madje as edhe presioni nga presidenti i vendit, e as ai nga yjet si Pele dhe Romario, duket se nuk ka pasur ndikim nė vendimin e trajnerit brazilian.

    Dunga ka thėnė pėr gazetėn “Estado de Sao Paolo” se lėndimi i ndjeshėm i gjurit tė Ronaldos ėshtė njė faktor rreziku, pasi ai beson se ndeshjet nė Kupėn e Konfederatave janė shumė mė tė ashpra se ato nė kampionatin brazilian.

    Ekipi i saktė i cili do tė udhėtojė kėtė verė pėr nė Afrikėn e Jugut, do tė zbulohet nga Dunga mė 21 maj.

  5. #564
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Lippi: Milani nuk ka shans tė fitojė skudeton.

    Pėrzgjedhėsi i kombėtares sė Italisė, Marcelo Lippi, ėshtė i bindur se Interi tashmė e ka fituar kampionatin, pavarėsisht dėshirės sė tij qė gjithēka tė jetė ende e hapur.

    Interi ėshtė duke udhėhequr nė tabelėn e Serie A me 74 pikė nga 33 ndeshjet e zhvilluara, derisa Milani ngec me shtatė pikė nė vendin e dytė, kur kanė mbetur edhe pesė javė deri nė fund tė sezonit.

    “Rosonerėt kanė luajtur njė futboll tė bukur sė fundi, dhe pavarėsisht shumė problemeve qė kanė pasur kėtė sezon, ata duhet tė vazhdojnė ta sfidojnė kampionatin, derisa kjo matematikisht ėshtė e mundur”, ka thėnė Lippi pėr Gazzetta dello Sport.

    “Edhe pse e them kėtė, ėshtė shumė vonė pėr ta tė synojnė tė fitojnė titullin e kampionatit. Ėndrra e tyre ka marrė fund”, shton mė tej italiani.

  6. #565
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Kėrcėnon kundėrshtarin: Do tė tė ngjis gripin e derrave

    Njė kėrcėnim sa origjinal aq edhe i veēantė nė njė fushė futbolli nė kupėn Libertadores mes lojtarėve, ka bėrė xhiron e botės

    Frika e virusit te derrave ka perfshire planetin dhe kete e ka shfrytezuar me se miri lojtari meksikan i Chivas de Guadalajara gjate nje ndeshjeje te Kupes Libertadores.

    “Do te te ngjis gripin e derrave”, i ka thene Hector Reynoso kundershtarit te Everton, Sebastian Penco ne minutat e fundit te ndeshjes.

    Ky i fundit u ankua tek arbitri per kercenimin qesharak dhe pergjigja e Reynoso-s kane qene disa te peshtyra ne vend te shkelmave apo grushtave. Ne konferencen per shtyp, lojtari meksikan kerkoi falje per kete gjest, por shtoi se nuk mund ta pranoje qe ta quajne njeri lebroz.

  7. #566
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Almunia: Dua Chelsea nė finalen e Champions League

    Ende nuk ėshtė kualifikuar pėr nė finale, por kjo nuk e pengon portierin e Arsenalit tė zgjedhė Chelsea pėr nė finalen e Champions nė Romė

    Portieri i Arsenalit, Manuel Almunia, ka deklaruar se nėse e eliminojnė Manchester Unitedin nė ndeshjen kthyese gjysmėfinale, atėherė nė finale tė Ligės sė Kampionėve, Topēinjve mė shumė do t’u konvenonte tė luanin kundėr Chelsea sesa kundėr Barcelonės.

    “Nė finale do ta dėshiroja Chelsean. Ajo ėshtė skuadėr qė mund tė parashikohet mė lehtė, derisa Barcelona ka resurse mė tė mėdha. Ne e njohim Chelsean dhe e dimė si luan. Blutė nuk do tė mund tė na befasonin”.

    “Gjysmėfinalja jonė e parė kundėr Manchester Unitedit qe shumė mė e mirė sesa ajo e Chelsea kundėr Barcelonės. Chelsea kishte udhėtuar nė Spanjė vetėm pėr t’u mbrojtur dhe bėri njė lojė tė mėrzitshme”.

    “Ata dėshmuan se krejt ēka dėshironin ishte rezultati 0-0. Trajneri ynė Arsene Wenger nuk di ta formojė njė skuadėr e cila nuk hy nė fushė pėr tė fituar”, ėshtė cituar spanjolli nga “The Sun”.

  8. #567
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Fenerbahce kėrkon Ronaldinho, shkes ėshtė Roberto Carlos

    Sulmuesi i Milanit, Ronaldinho nė sezonin e ardhshėm mund tė veshė fanellėn e Fenerbahces, pasi skuadra turke ėshtė duke pėrgatitur njė ofertė serioze pėr tė

    Ronaldinho kėrkohet nga milioneri turk I Fenerbahces dhe pėr kėtė po shfrytėzohet miqėsia me Roberto Carlos, brazilianin tjetėr qė luan me kampionėt e Turqisė.

    Faqja gjermane 4-4-2.com njofton se drejtuesit e skuadrės sė madhe turke do tė bėjnė njė ofertė serioze pėr ish-lojtarin mė tė mirė nė botė, nėse ata arrijnė tė sigurojnė shėrbimet e ish-trajnerit tė Chelsea, Luiz Felipe Scolari.

    Mediat nė Stamboll pohojnė se Fenerbahce ėshtė gati tė ofrojė 21 milionė euro pėr tė fituar shėrbimet e brazilianit, qė ėshtė vlera e ngjashme tė cilėn e kanė paguar kuqezinjtė pėr ta blerė atė nga Barcelona para njė viti.

    Skuadra turke ėshtė e gatshme t’i ofrojė pesė milionė euro nė sezon Ronaldinhos me kusht qė ta joshė atė drejt Stambollit, mirėpo do tė jetė vėshtirė qė zėvendėspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, tė lejojė largimin e tij.

  9. #568
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Cana: Manchester United do tė fitojė Champions League

    Pėr Lorik Canėn, futbollisti shqiptar tė Olimpikut tė Marsejės, do tė jetėManchester United skuadra qė do tė fitojė pėr tė dytin vit radhazi titullin e kampionit tė Evropės

    Lorik Cana kėrkohet nga Liverpool por pėr tė bėrė tifozllėk ka zgjedhur Manchester United, si rikonfirmim nė majėn e Europės. Nje gje te tille ai e ka bere publike ne faqen e zyrtare te klubit, ku u eshte pergjigjur "online" disa prej pyetjeve te fansave te Marsejes.

    "Sipas mendimit tim, Manchester do ta fitoje serish Champions League, iu pergjigj kapiteni shqiptar pyetjes se "Nicozo82".

    Po ashtu, Cana ka dhene shpjegime edhe ne lidhje me ecurine e Shqiperise, apo te ardhmen e nje kombetareje te mundshme te Kosoves. "Me Shqiperine nuk kemi me shanse te shkojme ne Boterorin 2010, sqaroi Cana pyetjen e ‘Pauline86‘.

    U nisem mire ne grupin tone, por pesuam 3 humbje radhazi. Nuk kam pasur mundesi te luaj rregullisht. Do te jem i pezulluar per ndeshjen e ardhshme ndaj Danimarkes. Nuk eshte e lehte ne nje grup me Portugaline, Suedine, Danimarken. Synojm te mbledhim maksimumin e pikeve".

    Nderkohe qe, kur i eshte kerkuar ne e terheq ideja per nje kombetare te Kosoves, mesfushori 25-vjeēar ka theksuar: "Personalisht une ndjehem teresisht shqiptar. Kosova eshte me 90 per qind te popullsise shqiptare, ndaj ne ndihemi shqiptare para se gjithash. Per ne, ekipi kombetar eshte Shqiperia, ndaj nuk e vrasim mendjen me shume se kaq".

  10. #569
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Manchesteri e ka “me ngut”, 0-2 nė fushėn e Middlesbrough

    Manchester United tani ėshtė 6 pikė lmė shumė se Liverpool pas fitores sė lehtė 0-2 nė fushėn e Middlesbrough. Titulli mė afėr

    Manchester United e ka kthyer nė shėtitje, transfertėn e javėss sė 36 tė Premier League nė fushėn e Middlesbrough. Golat e ndeshjes u shėnuan nga “I pėrjetshmi” Ryan Giggs dhe mesfushori koreano-jugor Ji Sung Park.

    Skuadra e “Red Devils” ka qenė nė njė formė tė mirė dhe nuk ka lėshuar asnjė centimetėr nė kupė dhe kampionat, pavarėsisht lodhjes nė Champions league. Me talentin Macheda qė nga minuta e parė, trajneri Ferguson iu fal golit tė Giggs nė ndeshjen e tij tė 801 me Manchester United qė solli edhe golin e tij tė 148 me kėtė fanelė.

    Mė pas ishte mesfushori aziatik Ji Sung Park qė dėrgoi nė rrjetė njė asist tė Wayne Rooney pėr shifrat finale 0-2 qė ēojnė United nė 6 pikė mė shumė se Liverpool. Skuadra e Benitez do tė luajė tė dielėn ndaj Newcastle nė “Anfield” por ka njė ndeshje mė shumė.

  11. #570
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Sot nė mbrėmje luhet superderbi Real-Barcelona

    Mijėra spektatorė nė “Santiago Bernabeu” dhe miliona jashtė tij nėpėr TV, do tė ndjekin pėrplasjen midis dy gjigantėve tė futbollit spanjoll

    Reali dhe Barcelona do tė pėrballen direkt mes tyre sot nė njė ndeshje qė mund tė vendosė shumė gjėra sa i pėrket titullit tė kampionit nė La Ligėn spanjolle tė futbollit.

    Takimi zhvillohet nė “Santiago Bernabeu” nė orėn 20.00. Nė rast fitoreje, Reali rihap betejėn pėr titull, nė tė kundėrtėn Barcelona do tė hidhte njė hap vėrtet tė madh drejt titullit.

    Madrilenėt kanė rikuperuar holandezin Arien Roben pėr kėtė sfidė, ndėrsa pėr Barcelonėn nė dyshim ėshtė vetėm Tieri Anri, pasi ka marrė njė goditje nė kokė nė ndeshjen me Ēelsin. Ndeshja ėshtė e vlefshme nė kuadėr tė javės sė 34-tė tė kampionatit spanjoll.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •