Ibra prezantohet te Barēa
Zlatan Ibrahimoviē ėshtė zyrtarisht njė lojtar i Barcelonės. Ai ka firmosur dje njė kontratė 5-vjeēare. Klauzola pėr prishjen e kontratės sė tij ėshtė 250 milionė euro.
Gjatė prezantimit, ai puthi fanellėn me numėr 9, qė mė parė mbahej nga Eto’o. Sulmuesi suedez ėshtė shprehur: “Faleminderit Morati, por tani dua tė hedh njė hap pėrpara pėr tė mirėn e karrierės sime. Kisha njė marrėveshje me Moratin prej disa muajsh, vetėm Barcelona mund dhe donte tė mė blinte. Tani askush nuk ėshtė mė i lumtur se unė”.
Mė pas ka folur pėr Champions League: “Nuk e di pėrse nuk e kam fituar asnjėherė. Kam dhėnė mė tė mirėn, por nuk ia arrita. Ardhja kėtu pėr tė luajtur me Mesin, Ksavin, Injestėn, Dani Alvesh, Pujol e Pike ėshtė njė nder. Dua tė mėsoj nga kėta kampionė. Ka shumė klube tė mėdha, por Barcelona ėshtė speciale. Ēdo lojtar do tė dėshironte tė vinte te Barēa, por jo tė gjithė munden. Kur mora vesh se Barcelona ishte e interesuar pėr mua, i thashė menaxherit tim tė niste tratativat dhe ai ka bėrė njė punė fantastike. Kam ardhur kėtu me kualitete qė tė gjithė mi njohin. Luaj njė futboll teknik, si Barcelona, dhe dėshiroj ta ndihmoj skuadrėn. Ata qė mė njohin si futbollist, e dinė ēfarė mund tė bėj. Po ashtu dėshiroj tė mėsoj nga loja e Barcelonės”.
Objektivi i ardhshėm i tij do tė vazhdojė te jetė goli: “Ideja ime ėshtė gjithmonė ajo e pėrmirėsimit nė krahasim me vitin e kaluar, ku kam shėnuar 25 gola. Nuk dėshiroj tė fiksohem nė njė numėr, sepse jam kėtu pėr tė ndihmuar skuadrėn dhe pėr tė fituar, mė shumė se se sa pėr tė shėnuar njė numėr tė caktuar golash”.







