Arsenal mund Romėn me golin e Van Persie, Lyon-Barēa 1-1
Njė penallti e holandezit ishte e mjaftueshme pėr tė mundur Romėn ndėrsa Lyon barazoi 1-1 me Barcelonėn.Nė sfidėn tjetėr Atletico Madrid barazoi 2-2 me Porton nė ndeshjen e parė tė 1/8 tė Champions League.
Arsenali ka bėrė njė nisje tė mirė duke mundur Romėn 1-0. Skuadra e “Gunners” ka bėrė njė lojė tė mirė por iu desh vetėm njė penallti pėr tė kaluar verdhekuqtė nė stadiumin “Emirates”. nė minutėn e 37-tė ishte Mexes qė ndėrhyri nė mėnyrė tė parregullt ndaj Van Persie dhe arbitri bėri me shenjė nga pika e bardhė. Penalltia u shndėrrua nė gol nga Van Persie. Bendtner dėshtoi tė dyfishonte ndėrsa mė pas Riise nuk mundi tė barazojė. De Rossi mori karton dhe do mungojė nė ndeshjen e kthimit.
Lyon barazoi 1-1 me Barcelonėn e cila pėr njė orė shfaqi versionin e saj mė tė shėmtuar. ishte kapiteni i francezėve Juninho Pernambucano qė shėnoi njė gol tė bukur nga larg me goditje dėnimi i favorizuar edhe nga dalja e gabuar e portierit. Mė pas nė pjesėn e dytė Henry barazoi me kokė nga afėr dhe kėshtu katalanasit shohin tė qetė ndeshjen e kthimit.
Atletico Madrid barazoi 2-2 me Porton duke mos shfrytėzuar dy herė avantazhin e krijuar. Nė stadiumin “Vicente Calderon” ishte Aguero qė dhuroi asistin pėr Maxi Rodriguez dhe pas dy minutash shifrat u bėnė 1-0. Por nėj gabim nė mbrojtjen e spanjollėve lejoi barazimin e Lisandro. nė minutat shtesė tė pjesės sė parė njė goditje e Forlan i shpėtoi portierit mik Helton duke pėsuar golin e dytė. Por bomberi mė i mirė nė Champions, Lisandro lopez shėnoi sėrish duke fiksuar shifrat 2-2.




