Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 100 of 232 FirstFirst ... 507590959899100101102105110125150200 ... LastLast
Results 991 to 1,000 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #991
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    F1, Schumacher: Nuk kthehem, vendimi eshte marre


    Pikerisht ne diten kur nje zedhenesi i tij nuk kishte perjashtuar mundesine e kthimit ne Formula 1 me Ferrarin, ka qene vete Michael Schumacher qe ka pergenjeshtuar gjithcka.
    “Nuk ka kuptim qe une te flase per oferta. Bisedime serioze nuk ka pasur, kjo sepse vendimi im eshte marre”, eshte shprehur shtate here kampioni i botes per revisten “Bunte”.

    Schumi perjashtoi edhe bashkepunimin e tij me te gjere me Ferrarin, skuderi ne te cilen eshte edhe keshilltar.

    “Nese do te ndodhte kjo do te behej fjale per nje pune me kohe te plote. Por nuk behet fjale pasi me pelqen liria ime. Kjo ka qene e qarte qe prej fillimit”, theksoi ish-piloti kokekuqes.

  2. Advertise Here
  3. #992
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Formula 1, largohet BMW


    Skuderia gjermane BMW ka njoftuar terheqjen nga Formula 1. Lajmi eshte dhene paraprakisht nga e perditshmja gjermane "Bild" dhe me pas u zyrtarizua nga presidenti i Keshillit Administrativ te grupit, Norbert Reithofer, ne nje konference per shtyp ne Mynih.
    BMW do te qendroje gjithesesi ne automobilizem.

    "Eshte nje vendim i veshtire.Po ka te beje me optiken e nje strategjie ristervitjeje te kompanise sone", tha Reithofer.

  4. #993
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Van Gaal prezanton Bayern, nė skuadėr edhe Franck Ribery

    Bajerni i Mynihut ka mundur tė mbajė nė ekip francezin Frenk Riberi, pavarėsisht presioneve tė shumta tė Realit. Menaxheri Uli Hėnes deklaroi se mesfushori nuk do tė shitet edhe sikur tė vijė njė ofertė prej 70 milionė eurosh

    Trajneri Luis Van Gal prezantoi skuadrėn e tij tė re ditėn e martė, teksa vėmendja e tė gjithėve ishte mbi mesfushorin Frenk Riberi. Edhe pse u kėrkua nga disa prej klubev ekryesore tė Evropės, francezi nuk do tė shitet. Sipas menaxherit tė klubit Uli Hėnes, Bajerni nuk do tė ulet me askėnd pėr bisedime kur duhen vetėm 10 ditė nga nisja e Bundesligės. “Edhe sikur tė na ofrojnė 70 milionė euro nuk do tė ndėrrojmė mendje”, sqaroi Hėnes.

    Nė fillim tė muajit, Riberi deklaroi se donte tė largohej nga klubi gjerman pėr t’iu bashkuar Realit tė Madridit, por Bajerni tha se futbollisti do ta zbatojė kontratėn deri nė vitin 2011.

    Ofensiva nga Madridi nuk ka qenė e lehtė pėr t’u pėrballuar as pėr klube si Milani apo Manēesteri, por Bajerni u tregua mė i vendosur pėr tė mbajtur yllin e tij. Hėnes hodhi gjithashtu zėrat se dėmtimi qė Riberi ka nė gju ka qenė njė sajesė qė ai t’i bėnte presion klubit pėr ta shitur.

    Ajo qė tashmė mbetet e paqartė ėshtė se pėrse Riberi u pa nė seancėn stėrvitore tė ditės sė hėnė duke veshur fanelėn e sulmuesit tė ri Ivica Oliē. Pasi mori trajnerin Luis Van Gal, Bajerni i Mynihut synon rikthimin nė majėn e futbollit gjerman dhe atij europian kėtė sezon.

  5. #994
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Inter, Hleb duket larg, lind ideja pėr Lavezzi

    Bjellorusi duket larg zikalterve, te cilet tani kane nje ide tjeter: Ezequiel Lavezzi

    Merkatoja zikalter nuk resht se dheni surpriza dhe e fundit ka te beje me Aleksander Hleb dhe Ezequiel Lavezzi. Bjellorusi pritet nga Barcelona per firmen e kontrates se re, por po krijon probleme. Ai kerkon nje pagese me te larte nga blaugranat, kerkon garanci nga Inter dhe per me teper, do te donte nje destinacion me te sigurt, si per shembull Shtuttgart. Moratti duket se nuk ka ndermend ta prese gjata dhe eshte duke kerkuar zevendesuesin e tij. Behet fjale per ‘El Pocho’ nga Napoli.

    Nje nomination, i cili vazhdon te shtoje idene se Moratti preferon nje Inter Amriko-latin. Numri i argjentinasve vazhon te shtohet, pas ardhjes se Militos dhe Mottas. Por eshte afruar ne ekip edhe nje brazilian, Lucio, duke shtuar keshtu nurmin e ketij grupi ne ekip. Por, mbi te gjitha, ky interesim vjen sidomos nga deshira e Morattit, pasi ai duket i dashuruar pas talenteve te rinj, sic eshte dhe Lavezzi.

    Lavezzi eshte nje enderr me vete dhe objektivisht shume i veshtire per t’u arritur per dy arsye. I pari: Vlera e tij. Ne fakt De Laurentiis nuk do te ishte kunder largimit te tij ne keto momente, pasi po i shkakton jo pak probleme ne ekip, por me te drejte do te kerkonte te arrinte tek nje talent tjeter per ta zevendesuar. Ai ndoshta do te kerkoje nje vlere prej 25 milion euro. Nje shume goxha e madhe per Interistet, duke pare dhe largimin e Ibrahimovic. E Dyta: Mourinho. Traineri zikalter nuk ka ndermend te bie pre e kesaj kerkese te Morattit, ashtu sic po ben dhe per ceshtjen Cassano, ceshtje e cila nuk mund te fshihet, pasi Moratti kerkon me patjeter ta kete barezin ne ekip. Me parate e fituara nga shitja e Ibres, Mourinho kerkon marrjen e Decos, lojtarit te tij te preferuar. Por, portugezi duket shume larg ne klas, potence dhe prespektive me Cassanon apo Lavezzin. I vetmi avantazh i Decos ne kete situate eshte se ai kushton me pak, pasi Chealsea mund te leshoje per 7-8 milion.

    Dhe keto parą mund te vijne nga Barclona, pasi blaugranat duhet te zgjidhin me Interin ceshtjen Hleb, perndryshe, shperblimi per zikalterit do te vije me parą te thata, qe mund te jene fiks per Decon.

    Per ta permbledhur, mund te themi se merkatoja e Interit do te vazhdoje me nje lufte ne tre fronte: Hleb, i cili eshte shfaqur me pretendime kundrejt zikalterve, Moratti, i cili kerkon afrimin e sa me shume argjentinasve dhe Mourinho, i cili nuk heq dore per asgje ne bote nga i preferuari i tij, Deco.

  6. #995
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Milani refuzon ofertėn e Chelsea pėr Pirlon

    Gazetat angleze kanė shkruar se oferta u refuzua, kėshtu qė me shumė mundėsi Pirlo s’do tė lėvizė nga kuqezinjtė

    Milani ka refuzuar ofertėn e Chelseat pėr mesfushorin italian Andrea Pirlo. Gazeta britanike “Daily Mail” shkruan se drejtuesit e bluve kanė ofruar 10 milionė euro dhe shėrbimet e sulmuesit kilian Claudio Pizarro, plus huzimin e talentit tė ri Michael Mancienne, pėr tė rrėmbyer italianin Pirlon.

    Ndėrkohė qė e pėrditshmja tjetėr, “The Sun” shkruan se oferta ka qenė 14.5 milionė euro dhe vetėm shėrbimet e Pizarros. Sido qė tė jetė, tė dy gazetat angleze kanė shkruar se oferta u refuzua, kėshtu qė me shumė mundėsi Pirlo s’do tė lėvizė nga Milani.

    Ndonėse mbetet tė pritet deri nė fund tė merkatos, mė 31 gusht.

  7. #996
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Torres: Liverpool i duhet njė si Rooney apo Carlos Tevez

    Fernando Torres thotė se Liverpooli ka nevojė pėr njė lojtar tė veēantė pėr ta kompletuar ekipin

    Sipas spanjollit, Redsat kanė nevojė ose pėr njė sulmues tė tipit tė Wayne Rooney dhe Carlos Tevezit, ose pėr njė mesfushori sikurse David Silva dhe Andres Iniesta.

    “Kemi mungesa tė lojtarėve si Rooney dhe Tevez tė cilėt mund tė luajnė edhe si sulmues edhe si mesfushorė, duke shkaktuar problem pėr mesfushėn dhe mbrojtjen kundėrshtare”.

    “Por Liverpooli ka nevojė pėr njė lojtar si David Silva dhe Andres Iniesta, tė cilėt mund tė shkojnė thellė pėrpara dhe tė gjejė njė hapėsirė tė papritur, tė shfrytėzojnė kualitetet e tyre dhe ta hapin lojėn”, ėshtė cituar Torres nga “The Sun”.

  8. #997
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    “Sun”: Milan ne kerkim te Elanos

    E perditshmja angleze “Sun”: me 9 milion ai mund te arrihet

    Duke perforecuar disa zera te disa diteve me pare, e perditshmja angleze “Sun”, shkruan se kuqezinjte e Milanit jane duke kerkuar nje marreveshje me Manchester City per te sjelle ne Milano mesfushorin Elano, i cili duket jashte planeve te ‘citizens’ per sezonin e ardhshem. Cmimi i tij pritet te varioje tek 8 milion sterlina(rreth 9 milion euro). Flitet gjithashtu edhe per nje interesim te Interit per lojtarin ne fjale.

    Kjo marreveshje mund te arrihet pasi lojtari merr 2,2 milion euro ne vit, cmim i pershtatshem per politiken e Gallianit dhe Berlusconit. Ai nuk ka nevoje per prezantim, eshte nje lojtar mjaft teknik dhe me cilesi te padiskutueshme. Ai eshte i afte te luaje ne krahe dhe ne kete drejtim mund te kenaqe dhe trainerin Leonardo, i cili eshte ankuar per kete gje.

    Sigurisht Elano, 28-vjecar eshte paksa jashte projekti persa i perket moshes, pasi Berlusconi eshte shprehur se do te kerkoje te afroje ne ekip lojtare te rinj. Dhe per sa i perket ceshtjen ‘Under 23’ te lancuar disa dite me pare nga Berlusconi, Leonardo shprehet: “Do te marrim vetem ‘under 23’? Dzeko dhe Cissokho jane te tille. E rendesishmja eshte te shikojme se c’mund te bejme”- perfundon ai.

    Pra, ne kampin kuqezi, tashme nuk eshte me problem strategjie apo kerkese, por eshte vetem pune faktesh.

  9. #998
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    BWM largohet nga Formula 1

    BMW ka tronditur garėn e Formula 1, pasi ka zbuluar se nuk do tė jetė pjesė e kėsaj gare nė sezonin e ardhshėm.
    Gjiganti gjerman i veturave ka bėrė tė ditur se ka vendosur tė largohet nga gara e Formula 1 nė fund tė sezonit, por nuk do tė heqė dorė nga sportet tjera motorike. “BMW Group nuk do tė vazhdojė me kampanjėn e Formula 1 pas fundit tė sezonit 2009. Sigurisht, ky ishte njė vendim i vėshtirė pėr ne, por ėshtė njė hap i patundshėm nė strategjinė tonė pėr rindėrtimin e kompanisė”, ka thėnė kryetari i bordit menaxhues tė BMW, Dr Norbert Reithofer. “Ne vazhdimisht po i rishikojmė tė gjitha projektet dhe iniciativat pėr t’i kontrolluar pėr zbatim dhe mbėshtetje. Kampanja jonė nė F1 nė kėtė aspekt ėshtė mė pak promovuese pėr ne”, ka shtuar Reithofer, i cili ka theksuar se ‘BMW do tė vazhdojė tė jetė e pėrfshirė aktivisht nė garat tjera tė sporteve motorike’. BWM do tė bėhet kėshtu prodhuesi i dytė i madh nė nėntė muaj qė largohet nga kjo garė, pasi edhe Honda morri tė njėjtin vendim vitin e kaluar. Ka frikė se edhe Toyota mund tė marrė tė njėjtin hap nė disa javėt nė vazhdim.

  10. #999
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Panucci drejt Parmės

    Mbrojtėsi veteran Christian Panucci gjatė ditės sė mėrkurė pritet qė t’i bashkėngjitet Parmės.
    Tuttomercatoweb njofton se italiani, i cili aktualisht ėshtė lojtar i lirė pas pėrfundimit tė kontratės me Romėn, mund tė nėnshkruajė pėr skuadrėn e rikthyer nė Serie A. Pėr Panuccin janė tė interesuara edhe Fiorentina dhe Genoa, mirėpo duket se 36-vjeēari do tė luajė pėr Parmėn nė sezonin e ri. Pėrveē qėndrimit tetėvjeēar te Roma, mbrojtėsi italian gjatė karrierės sė tij ka luajtur pėr skuadra tė tilla, si Milan, Real Madrid, Chelsea, Inter dhe Monaco, ndėrsa ka bėrė 57 paraqitje edhe me fanellėn e pėrfaqėsueses sė Italisė.

  11. #1000
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Leonardo: Inter dhe Juve janė mė tė fortė se Milani

    Trajneri i Milanit, Leonardo, ka deklaruar se Interi dhe Juventusi kanė skuadra mė tė forta se Rossonerėt, mirėpo ai e konsideron sezonin e ri si njė sfidė pėr tė dhe tė zgjedhurit e tij.
    “Jam i lumtur dhe entuziast pėr kėtė sfidė. Stoli i Milanit ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe mua mė qeshet kur lojtarėt mė thirrin trajner, sepse ende nuk jam mėsuar me kėtė emėr”. “Milani ka identitetin e vet historik. Ka periudha kur gjithēka shkon mirė, dhe ka periudha kur duhet tė djersitemi mė shumė dhe tė analizojmė mirė detajet, siē po ndodh tani”. “Tani pėr tani Interi ėshtė favorit. Juve ėshtė po ashtu skuadėr e fuqishme, mirėpo mund t’u them se prapėseprapė ne mund tė jemi befasia”. “Ekipi ynė ėshtė shumė i vogėl, duke qenė se jemi tė pėrkushtuar nė shumė kompeticione, prandaj kemi nevojė pėr emra tė tjerė nė skuadėr”, ėshtė shprehur Leonardo pėr RAI.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •